• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënimi i Mynyr Konit/ Merret në pyetje Klodeta Dibra

by A R
31/05/2016 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda merr në pyetje ish-kandidaten për Rektore të Universitetit të Tiranës Klodeta Dibra dhe zv/kryeregjistruesin e Shqipërisë, Besnik Hysenbelliu.

ABC News ka mësuar se pyetja e tyre, është bërë me cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjet për të cilat po hetohet Emiljano Shullazit dhe banda e tij. Zyrtarisht, prokuroria pranon marrjen në pyetje të znj.Dibra dhe z.Hysenbelliu por tregohet mjaft e rezervuar për të dhënë detaje në lidhje me deklarimet e tyre. Për të shmangur rrjedhjen e informacionit, mësohet se pyetjen e tyre e kanë bërë vet prokurorët e çështjes, Elizabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi.

Nga ana tjetër, burimet konfidenciale pranë Prokurorisë së Përgjithshme i thanë ABC News se Klodeta Dibra ka mohuar përfshirjen e saj në kanosjen ndaj profesorit Mynyr Koni. Para hetuesve, burimet thonë se znj.Dibra ka mohuar  njohjen personale me Emiljano Shullazin dhe personave që rrinë pranë tij. Ajo ka këmbëngulur se edhe familjarët e saj, nuk kanë njohje apo nuk kanë pas ndonjëherë kontakt me Emiljano Shullazin si para dhe pas ngjarjes ku pretendohet se është kanosur profesor Koni. Ajo është treguar e gatshme para hetuesve për t’ju nënshtruar një hetimi, që të zbardhet mos përfshirja e saj në këtë ngjarje, që znj.Dibra, ka pretenduar se e ka dëgjuar në media. Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet me profesor Konin, znj.Dibra ka sqaruar se janë normale.

Për llogari të kësaj dosje, prokurorët kanë pyetur edhe nr.2 të Hipotekave të Shqipërisë, z.Besnik Hysenbelliu, me cilësinë e personit që ka dijeni për disa veprime hipotekore, që vartësit e tij kanë kryer për regjistrimin e disa pronave për të cilët po heton prokuroria.

Gjithashtu, prokuroria mësohet se ka pyetur edhe personat me të cilët ka qenë i shoqëruar ish-rektorit Dhori Kule në momentin, që ky i fundit pretendon se është kanosur nga persona të paidentifikuar. Edhe këta dëshmitar, kanë mohuar se kanë parë Shullazin në takim me profesor Kulen pranë një Hoteli të njohur këtu në kryeqytet.

Sipas prokurorisë, grupi hetimor po vazhdon marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë për ngjarjet, ku dyshohet se është përfshirë Shullazi dhe pjesëtarët e bandës së tij./a.m.

Next Post

Shkodër/ Kapen me 500 gram kokainë, pranga dy personave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
Të enjten Kuvend/ Zgjidhen anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës dhe AKEP-it, dy interpelanca me Ramën e Lamallarin

Të enjten Kuvend/ Zgjidhen anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës dhe AKEP-it, dy interpelanca me Ramën e Lamallarin

March 31, 2026
Ndeshja Kosovë-Turqi/ Asllanit i mohohet supergoli, nuk ka fitues në pjesën e parë në Prishtinë

Ndeshja Kosovë-Turqi/ Asllanit i mohohet supergoli, nuk ka fitues në pjesën e parë në Prishtinë

March 31, 2026
Autoriteti për Sigurinë Kibernetike rrëzon pretendimet e hakerave iranianë: S’u prek sistemi jetik shqiptar

Autoriteti për Sigurinë Kibernetike rrëzon pretendimet e hakerave iranianë: S’u prek sistemi jetik shqiptar

March 31, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Evi Kokalari: S’kam marrë ende një përgjigje nga Berisha

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Evi Kokalari: S’kam marrë ende një përgjigje nga Berisha

March 31, 2026
Kosovë-Turqi/ 90 minuta larg historisë, shkelmohet topi i parë në “Fadil Vokrri”. Dardanët duan Botërorin

Kosovë-Turqi/ 90 minuta larg historisë, shkelmohet topi i parë në “Fadil Vokrri”. Dardanët duan Botërorin

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In