• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënimi i djalit nga Librazhdi për të dashurën :“2 mijë euro ose të nxora fotot intime dhe të vrava po tregove”

by Java News
09/01/2021 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 “Festim zemër, jam në shkollë. Më prit sa të mbaroj dhe të shkoj t’i marr e të ti sjell. Mos u mërzit’. Ky mesazh që mund të lexohet si përkushtim dhe  përkujdesje në një raport,  mes një femre dhe personit të zemrës së saj, në fakt  është një mesazh frike dhe nënshtrimi. Pas këtij mesazhi fshihen dhjetra kërcënime dhe shantazhe për denigrim publik.

Festim O. është një 30 vjeçar I shpallur në kërkim nga policia  për gjobëvënie dhe arratisje . I riu nga Librazhdi sipas policisë pasi e shfytëzoi të dashurën e tij nga Tirana, kur e kuptoi se ajo ishte ‘e pasur” dhe mund të përvetësonte akoma më tepër para nga të ardhurat e prindërve, i rriti kërkesat dhe nisi të vendosë gjoba ndaj saj.

Sipas burimeve, e reja, studente dhe banuese në kryeqytet u njoh me Festim O. gjatë pushimeve verore dhe për një kohë të gjatë e ndihmoi duke I plotësuar kërkesat , pasi  ai ankohej vazhdimisht për pamundësitë dhe vështirësitë e jetës.

“U takuam për herë të parë në Himarë dhe më pas lidhja jonë vijoi, isha e dashuruar pas tij” tregon e  reja e cila për disa kohë është kërcënuar dhe shantazhuar nga 30 vjecari.

“ Do publikoj fotot tona intime, do I shpërndaj ngado, do ua nis prindërve dhe të njohurve” I shkruan mes të tjerash  i kërkuari , I bindur se sa herë që ai kërkonte para ajo do ja jepte në zarf madje do i lutej për takimin sa më shpejt dhe ku të dëshironte ai .

E reja tregon në polici: “ Nga fillimi I tetorit  pas njohjes ,   I dhashë me dëshirën time dhurata të shumta. Meqënëse kishte nevojë nisa ti jap para, shuma të ndryshme. Njëherë I dhashë 8 mijë lekë, më pas  60 mijë lekë të reja, më pas 40 mijë lekë të reja , e kështu  20 mijë lekë të reja dhe sa të mundja” shpjegon vajza bujare që për çdo herë që e shikonte ngushtë të dashurin nga ana ekonomike  nuk ka hezituar ta mbështesë.

“Këto shuma nuk ja dhashë nga kërcënimet dhe as kanosjet apo shantazhet, por ja dhashë me dëshirë, pasi  herë pas here kishte probleme me punësimin”- thotë më tej studentja që citohet nga burime policore që trajtuan rastin dhe e bëjnë publik për gazetën Si.

Por ndërsa për një kohë të gjatë studentja ka paguar shpenzimet e të dashurit që pak nga pak , sic u kuptua më vonë nuk po gjente me justifikime për të kërkuar ndihmë dhe para. Ai kishte menduar që çastet intime t’i fotografonte për t’i shfytëzuar si një plan B.

“I dashuri më kërkoi një shumë prej 2 mijë euro. Më tha  se do shkonte në Gjermani. Më vendosi afat. I tregova se nuk mundja ku t’i gjeja aq para  sepse do më kuptonin prindërit dhe pastaj Festimi ma shtyu afatin, më urdhëroi se mund ta zbriste në 1200 euro” deklaron e reja

Mbas shumë ditës, sipas hetimit,  dhe komunikimit me telefon, vajza I shkruan

“Nuk munda t’i siguroj lekët”. Sipas policisë 30 vjeçari nga Librazhdi acarohet dhe I përgjigjet “ Nëse nuk I gjen paratë , do të publikoj fotot, do të nxjerr të zhveshur jashtë shtëpisë dhe nëse tregon do të vras”

E ndodhur para një fakti të tillë 22 vjeçarja njofton prindërit dhe kërkon prej tyre zgjidhje. Mbas dorëzimit të shumës së kërkuar, 30 vjeçari u arrestua pranë një lokali të njohur, por teksa  gjykata e la nën arrest shtëpie, ai rezulton se  është arratisur dhe për këtë shkak është shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2019

Nga kqyrja e aparatit të telefonit të gjobëvënsit  agjentët janë shtangur kur  kanë zbuluar se në rubrikën e mesazheve  janë gjetur fotografitë e vajzës së kërcënuar , emrin e të cilës 30 vjeçari e kishte shënuar shkurt “plehra” . Në njërën nga bisedat studentja shkruan “ Festim zemër, hajde merri se mos m’i gjejnë lekët të shtëpisë, dhe të lutem fshiji fotot e mia  se do ti jap lekët që do”.

Në një bisedë tjëtër e reja  shkruan” kur të vish në Tiranë më njofto, ku je se kam frikë mos e marrin vesh prindërit, më merr të lëmë orarin për lekët”

Komunikimi I fundit I studentes është n “ porosinë ta kreva, dhe nesër ti do t’i fshish fotot sic më premtove”

I riu sipas agjentëve nuk është gjendur në banesë kur është tentuar t’i komunikohet akuza .

“ Ai jeton në Librazhd dhe zbuluam që është arrarisur ndaj dhe është shpallur në kërkim dhe përveç shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie do të hetohet edhe për largim nga vendi i të burgosurit” mbylli shpjegimin një burim policer, sipas të cilit , të rinjtë duhet të bëjnë shumë kujdes me të dhënat personale dhe kujt ja besojnë privatësinë. “ Shumë partner dhe ish partnerë rezulton se gjatë pandemisë kanë gjobitur dhe përvetësuar shuma , duke përdorur fotografi dhe video intime të shkrepura gjatë lidhjes” theksoi zyrtari I njësisë C . , pranë policisë së shtetit. “Distancimi social dhe kufizimet e lëvizjeve kanë sjellë një bum denoncimesh , për krimet që kryhen përmes rrjeteve sociale , ku përfshihen jo vetëm gjobëvëniet por edhe mashtrimet kompjuterike” mbyll rrëfimin  e tij eksperti I policisë që shpesh gjatë këtyre muajve ju ka rënë këmbanave të alarmit.( SI)

Next Post
Angli/ Largohen 5 oficerë pas komenteve raciste e seksiste :“Shqiptarët duhet të qëllohen dhe të vriten”

Angli/ Largohen 5 oficerë pas komenteve raciste e seksiste :“Shqiptarët duhet të qëllohen dhe të vriten”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme

November 14, 2026
SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

November 14, 2026
Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

November 14, 2026
A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In