• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kërcënimi”/ Bashkëshortët Meta-Kryemadhi kundërshtojnë njëri-tjetrin

by Java News
19/01/2019 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gruaja në krye të LSI-së, Monika Kryemadhi, ka pretenduar se i është kërcënuar vajza, për çka është detyruar që ta çojë për shkollim jashtë shtetit, madje duke e akomoduar në një konvikt të izoluar(!).

“Vajzën e vogël e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale e jo vetëm”, deklaroi znj. Kryemadhi në Open të Eni Vasilit në TCH.

 

Por bashkëshorti i saj, presidenti Meta, i ndodhur paralel në një tjetër studio, te “Të Paekspozuarit”, tha se “nuk e ka idenë për cfarë fliste Kryemadhi” dhe se “ajo ka koncepte të ndryshme lidhur me kërcënimet”.

 

Deklaratën e saj, zonja në fjalë nuk e shoqëroi me asnjë të dhënë, detaj në trajtë prove, në funksion të të qënit sa më e vërtetë dhe bindëse në pretendimin e ngritur.

 

E nga ana tjetër, fakti që burrë e grua shfaqen në papajtueshmëri – e jo thjesht politike, pasi është fjala për kërcënimin e fëmijës së tyre – e bën më grotesk rastin.

 

Ndërkohë, një portal pranë tyre, deklarimin e znj.Kryemadhi e përcjell si fakt të padiskutueshëm, me referencë vetëm një deklaratë.

 

“Kërcënohet vajza e Ilir Metës”- është titulli.

Dhe ky nuk është precedenti i vetëm i viteve të fundit, ku mjafton një deklaratë – akuzë, e pashoqëruar nga asnjë fakt bindës, që më pas përtypet e ripërtypet nga mediat, duke u mbllaçitur me të pa i hyrë një analize të thjeshtë fare.

Mjaft të kujtohet akuza e Tom Doshit për Ilir Metën si porositës i vrasjes së tij të mbetur në tentativë, apo ajo më e vonshmja e një polici në dezertim që akuzonte deputetin Balla se i ka vënë pistoletën në kokë në Komisariatin e Fushë Krujës.

Në dy rastet, gënjeshtrat bëjnë muuu të përgënjeshtruara nga fakte të thjeshta e argumentime logjike, pa qenë nevoja për investigime të thella.

Dhe ja ku mbërrin tjetra; ajo që është kërcënuar vajza e çiftit Meta – Kryemadhi. E pohon bashkëshortja, por e përgënjeshtron bashkëshorti.

Dhe te portali i familjes, e më saktë “i familjeve”, definimi se Metës i është kërcënuar vajza, nuk shoqërohet nga kundratitulli përgënjeshtrues, referuar mohimit politiko – bashkëshortor të këtij të fundit – Vajza e Metës nuk është kërcënuar.

E duhet kujtuar se dhe në rastin e Tom Doshit që ngulte këmbë si mushka se Meta kërkon ta vrasë (nuk u tha të paktën se përse donte ta vriste), miku i tij Mark Frroku, për të cilin Toshi pretendonte se e kishte dëshmitar të planit për atentat, e mohoi diçka të tillë. (Tesheshi)

 

Next Post
FOTOT/ Oferta: Një puthje në buzë për 20 mijë euro! Modelja shqiptare në mëdyshje

FOTOT/ Oferta: Një puthje në buzë për 20 mijë euro! Modelja shqiptare në mëdyshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com