• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënimi i Bashës: Në shtator do t’u prij revoltave nëse nuk ka qeveri teknike

by A R
12/08/2016 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së Lulzim Basha kërcënon se do të nisin revoltat popullore nëse nuk do gjejë konsensus për një qeveri teknike, që do përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Kjo është strategjia që do nisë të zbatohet në shtator, 10 muaj para zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

“Unë kam bërë një ftesë para më pak se një jave për një marrëveshje politike mes gjithë aktorëve politikë, pa përjashtuar e paragjykuar askënd, që ky të jetë një akt politik konsensual. Por e kam bërë po ashtu të qartë që ndërsa ftesa ime qëndron, po kështu jam i bindur që t’i prij me PD dhe gjithë opozitën e bashkuar një lëvizje popullore për ta detyruar këtë mazhorancë në numra por të rënë në legjitimitet që të pranojë qeverinë teknike, si i vetmi shans për zgjedhje të lira e të ndershme. Qeveria teknik është kushti patejkalueshëm. Dy rrugë ka meqë më pyetët, njëra është ajo e bashkëpunimit politik, tjetra është e presionit popullor”, thotë Basha për ABC.

A e gjen tek Ilir Meta sigurinë për të vënë kushte të tilla?

Lulzim Basha nuk e pranon, por nuk mungon së vlerësuari rolin e Metës në konsensusin për reformën në drejtësi.

“Ilir Meta me rolin e tij dëshmoi një qëndrim parimor në favor të interesave të vendit dhe për këtë e kam përshëndetur. Do kisha përshëndetur edhe Edi Ramën po të kishte bërë të njëjtën gjë. Përgjegjësia ime është para gjithë qytetarëve para gjithë shqiptarëve …Në këtë kontekst nuk mund të mos çmoja rolin e Metës për arritjen e konsensusit,por nuk mund të hesht apo të mbyll sytë para rolit në vazhdimësi të Metës në mbajtjen  në këmbë të një qeverie të inkriminuare të korruptuar deri në palcë …Këto janë dy gjëra të ndryshme dhe unë siç kam bërë prej fillimit, di t’i veçoj”, shtoi Basha.

Fjalën e fundit thotë se e ka vetë në PD, por për herë të parë pranon se jo vetëm ai, por edhe deputetë të tij këshillohen me Berishën.

“Z.Berisha ka një rol si deputet e lider historik i PD me të cilin sigurisht edhe unë si kryetar dhe anëtarët  e tjerë të grupit parlamentar, këshillohemi e përfitojmë nga përvoja e tij. Vendimmarrja në PD i takon me të gjitha atributet e përgjegjësitë kryetarit të saj Lulzim Basha… Nuk jam unë ai që vendos se kë merr në telefon z.Meta apo ku pi kafe z.Lu , por unë jam ai që vendos në PD”, tha Basha.

Po për here të pare kryetari i PD tregon se ka një sistem të ri zgjedhor në mendje, që mbetet për t’u diskutuar, jo mazhoritari i përfolur me prim që do prekte partitë e vogla, por një sistem që do u rikthejë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët, një e drejtë që prej 2009, e kanë kryetarët e partive politike.

“T’ju them se çfarë kam problem, mos përfaqësimin e qytetarëve. Kam problem një parlament që është mbushur me horra kriminelë edhe pse amendamentet e 2008-s duhej të rrisnin cilësinë…Një qeveri ku pas çdo akti fsheh hajdutërinë e radhës…Përtej zgjedhjeve të lira, jam i vendosur për t’i dhënë shqiptarëve një sistem përfaqësues. Se si do ta arrijmë, kjo mbetet jo vetëm pjesë e punës së ekspertëve, por edhe e vullnetit politik”, tha Basha.

Next Post

Ish-ambasadori gjerman, Boschardt, rikthehet në Shqipëri në krye të OSBE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

Ligji për financimin e partive, projektohen kufizime për afatet dhe masën e dhurimit

June 27, 2026
Berisha takime në CDU dhe Bundestag: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

Berisha takime në CDU dhe Bundestag: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

June 27, 2026
Ikballe Huduti “non grata”! Ministri: Kishte kohë që kishim mbledhur informacion për të. Ndihmuan edhe partnerët!

Ikballe Huduti “non grata”! Ministri: Kishte kohë që kishim mbledhur informacion për të. Ndihmuan edhe partnerët!

June 27, 2026
…sepse në fund mbetet gjurma vetjake në qiell!

…sepse në fund mbetet gjurma vetjake në qiell!

June 27, 2026
Përplasje e re në horizont mes SHBA-ve dhe BE-së, Trump kërcënon me tarifa 100%

Përplasje e re në horizont mes SHBA-ve dhe BE-së, Trump kërcënon me tarifa 100%

June 27, 2026
Pranga dy personave në Fier, policia u gjen drogë dhe kallashnikov në banesë

Të shtënat me armë ndaj servisit të celularëve në Babrru, zbardhet ngjarja

June 27, 2026
Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekord në Gjermani, sot pritet deri në 42°C

Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekord në Gjermani, sot pritet deri në 42°C

June 27, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Eurodeputetja Ilaria dhe Ikbalja të protestojnë për gratë në Teheran, jo për zogjtë në Tiranë

June 27, 2026

Ndërlikimet e kualifikimit në grupet e Kampionatit Botëror

June 27, 2026
U kapën duke vaditur parcelën e kanabisit/ Në pranga 45-vjeçari, djali dhe nipi i tij në Pukë

Asgjësohen mbi 2 mijë bimë kanabisi në fshatrat e Shkodrës, dy të arrestuar, procedohet kryeplaku

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In