• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kërcënimet ruse/ Kanadaja zgjeron dhe zgjat me 3 vite misionin e saj trajnues në Ukrainë

by Java News
27/01/2022 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanadaja zgjati me tre vite të tjera misionin e saj të trajnimit të ushtarëve ukrainas dhe planifikon të zgjerojë këtë operacion, tha të mërkurën kryeministri Justin Trudeau.

Zoti Trudeau tha se ai ka autorizuar ushtrinë të dislokojë 60 anëtarë të tjerë personeli për t’u bashkuar me 200 trupa tashmë në terren, me kapacitet të mëtejshëm për ta rritur atë numër deri në 400. Kjo është pjesë e një angazhimi kanadez për të ndarë një ndihmë prej 268 milionë dollarësh amerikanë për Ukrainën.

Kryeministri kanadez tha se Rusia po përdor fuqinë dhe peshën e saj ushtarake për të ngacmuar dhe kërcënuar një demokraci të pavarur përmes një përpjekje për të detyruar Ukrainën të përkulet para vullnetit të saj.

“Ky është një kërcënim jo vetëm për ukrainasit, por për të gjithë ne që besojmë në të drejtat e qytetarëve për të zgjedhur qeveritë e tyre dhe për të zgjedhur drejtimin e vendit të tyre”, tha kryeministri Trudeau.

“Ne po shohim tani në mbarë botën një rrëshqitje të demokracisë, një sulm ndaj parimeve demokratike në forma të ndryshme. Por kërcënimi i drejtpërdrejtë i një pushtimi rus të Ukrainës, për të hequr aftësinë e popullit ukrainas për të zgjedhur të ardhmen e tij është diçka që na shqetëson të gjithë ata që e duan demokracinë.”

Kryeministri Trudeau tha se ndihma përfshin gjithashtu dërgimin e pajisjeve në Ukrainë, ndarjen e inteligjencës dhe mbështetje për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

Misioni kanadez synon të mbështesë forcat ukrainase në mënyrë që vendi të mund të mbrojë sovranitetin, sigurinë dhe integritetin e tij territorial, tha kryeministri kanadez.

“Ky nuk është një mision luftarak, ky është një mision stërvitor. Ushtria kanadeze do të jetë aty për të këshilluar dhe ndihmuar. Ne do të vazhdojmë stërvitjen e ushtrisë ukrainase”, tha zoti Trudeau. “Në rast të një inkursioni ose pushtimi rus në Ukrainë, ne do të sigurohemi që ushtria kanadeze të mbetet e sigurt.”

Kryeministri Trudeau tha se ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand do të udhëtojë në Letoni dhe Ukrainë për të vizituar ushtarët kanadezë në ditët në vijim. Zonja Anand tha se Kanadaja ka trajnuar mbi 30,000 ushtarë në Ukrainë./VOA

g.kosovari

Next Post
E imunizuar përjetësisht/ Marrëveshjen e 2004, ja si mbrohen interesat e kompanisë dhe jo të shtetit shqiptar

E imunizuar përjetësisht/ Marrëveshjen e 2004, ja si mbrohen interesat e kompanisë dhe jo të shtetit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In