• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E imunizuar përjetësisht/ Marrëveshjen e 2004, ja si mbrohen interesat e kompanisë dhe jo të shtetit shqiptar

by Java News
27/01/2022 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania Bankers është imunizuar përjetësisht nga shteti shqiptar që në hartimin e kontratës. Top Story disponon marrëveshjen e vitit 2004 mes Albpetrol dhe Saxon, Bankers sot me firmën e ish kryeministrit Fatos Nano me ndryshimet përkatëse ndër vite. Marrëveshja ka qenë e fshehtë, aspak transparente dhe në kundërshtim me kriteret e vendosura në ligjin e hidrokarbureve.

“Është një marrëveshjë që kur e kam lexuar më kanë ikur lot. Për një pasuri të madhe kombëtare e cila duhej të administrohej ndryshe, Fakti që të gjithë bëhen memec për këtë aktmarrëveshje, për këtë kontratë, tregon se sa e padrejtë është ajo për shtetin shqiptar dhe për publikun në Republikën e Shqipërisë. Marrëveshja ka klauzola kofidencialiteti” u shpreh jursiti, Adriatik Lapaj.

Neni 23 i marrëveshjes parashikon konfidencialitetin. Kjo do të thotë që informacioni i përftuar sipas kësaj kontrate mbahet konfidencial, jo vetëm sa të zgjasë marrëveshja, por edhe 5 vite pasi të përfundojë ajo. Jo vetëm publiku që nuk duhet ta ketë, por as mediat. Dhe bashkëpunëtorëve sipas kontratës mund tu ekspozohet ajo pjesë informacioni që rregullon marrëdhënien mes tyre.

“Që do të thotë nuk mund të bëhet publike, që do të thotë që as unë nuk mund ti them ato që kam lexuar dhe nuk mund ti tregoj se si i kam lexuar që do të thotë në Republika të cilat nuk arrihen të bëhen marrëveshje publike, predispozicioni është që shoqëritë të mos përfitojnë nga këto marrëveshje” u shpreh jursiti, Adriatik Lapaj.

“Fatkeqësisht jo vetëm kontrata për të cilën ju bëni fjalë, por të gjitha kontratat PPP, të koncesioneve fatkeqësisht nuk i nënshtrohen rregullave të transparemcës duke qenë se këtu kemi të bëjmë me shfrytëzimin e pasurive natyrore” u shpreh eksperti ekomisë, Selai Xhepa. “Mungesa e transparencës lë shteg për keqmenaxhim. Dhe keqmenaxhimi është burim i korrupsonit, cënimin e interesot publik, të ardhurave buxhetore dhe papërgjegjsjmërinë brezat që vojnë” u shpreh eksperti ekonomisë, Zef Preçi.

Marrëveshjet në fakt, mund të kenë klauzolë konfidencialiteti, kryesisht kompanitë e huaja për arsye të ndryshme që nga konkurrenca, sekreti tregtar etj. Por duhet kuptuar konteksti i nënshkrimit të marrëveshjes dhe duhet ruajtur ekuilibri mes palëve nënshkruese. “Nga njëra anë është kërkesa e kompanisë për të ruajtur atë çfarë prodhon dhe nga ana tjetër është qeveria e cila është si çdo partner tjetër që bën biznes, Por duhet të kuptojmë që interesi publik është akoma më i rëndësishëm në këto marrëveshje.. Unë mendoj që klauzola të tilla kofidencialiteti janë normale në marrëveshje, por interesi public duhet të prevalojë dhe është më I rëndësishmi në ço kontratë që qeveria shqiptare lidh me çdo operator që bën biznes në Shqipëri” u shpreh Ilir Ciko, ekspert ekonomie.

Kontrata nga ekspertët konsiderohet si e dobët që do të thotë lë shteg që kontraktori, në këtë rast kompania Bankers të abuzojë me shtetin shqiptar.
“Është një marrëveshje shumë e keqe për interesat e shtetit shqiptar dhe interesat e qytetarëve shqiptarë. Nuk besoj se janë pasur parasysh interesat e shqiptarëve kur është negociuar ajo marrëveshje. Unë e kuptoj që periudha e atëhershme ka qenë një periudhë kur sektori I naftës nuk ka patur rëndësinë e duhur, por qartazi duket që ka munguar vizioni dhe ka munguar informacioni se çfarë do të ndodhte me këtë sektor në të ardhmen, por ka munguar edhe dashamirësia për të menduar për të mirën e shtetit shqiptar, për të mirën e qytetarëve shqiptarë” u shpreh Besian Pesha, Ish Drejtues i AKBN.

Marrëveshja përjashton nga taksat doganore kompaninë dhe filialet, nënkontraktorët dhe punonjësit e huaj respektivë nga taksat dhe detyrimet doganore shqiptare në lidhje me të gjitha aktivitetet që lidhen me operacionet hidrokarbure. Po ashtu punonjësit e huaj të kontraktorit dhe nënkontraktorëve nuk janë subjekt i taksave dhe Detyrimeve Doganore ndaj të ardhurave apo fitimit të realizuar prej tyre drejtpërdrejt apo indirekt nga puna e tyre në operacionet hidrokarbure, as mbi importimin ose rieksportimin e sendeve të tyre personale dhe shtëpiake, artikuj të cilët mund të importohen lirshëm dhe për pasojë të rieksportohen.

Sipas kontratës, kompania mund të dërgojë plotësisht jashtë të gjitha të ardhurat nga operacionet hidrokarbure në Shqipëri, duke përfshirë, por pa u kufizuar te të ardhurat nga shitja e naftës. “Patos Marinza është pellgu më i madh naftëmbajtës në tokë në Europë dhe si i tillë është një asset i madh kombëtar dhe nëse do të kishim ndjekur nje strategji tjetër, nuk di ti lëshonte këto asete, qoftë pellgjet e naftës, qoftë industrinë përpunuese të naftës, nuk do ti jepte për një copë bukë tek investitorët e huaj, por do ti mbante vetë, do ti investonte vetë, qoftë edhe duke marrë një kredi. Ne sot do të ishim një industry e cila fare mirë mund të prodhonte, por mund të prodhonte njësoj siç prodhon industria e energjisë në vendet nordike, të njëjtin nivel mirëqënie për qytetarët e vetë” u shpreh Besian Pesha, Ish Drejtues i AKBN./ tch

g.kosovari
Next Post
vaksina1

Moderna fillon provat klinike me një vaksinë të posaçme për variantin Omicron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

May 23, 2026
Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

May 23, 2026
Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

May 23, 2026
Të paktën të ishin e keqja më e vogël

Të paktën të ishin e keqja më e vogël

May 23, 2026
“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

May 23, 2026
Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

May 23, 2026
Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

May 23, 2026
Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

May 23, 2026
Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

May 23, 2026
Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In