• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Kërcënimet, që Berisha shpreson se i dëgjon SHBA

by Mero Baze
07/05/2019 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nga gjithë mallkimet e djeshme të Sali Berishës dhe rolin e tij si “kasandër” për të ardhmen e Shqipërisë pa të, vlen të qartësohen dy pika. Kërcënimi i tij ndaj Hashim Thaçit dhe kërcënimi i tij ndaj Lulzim Bashës, si një mënyrë që SHBA të dëgjojë hallin e tij.

Ndaj të parit Sali Berisha lëshoi akuza të rënda që lidhen me ato që ai i quan vrasje të kundërshtarëve politikë në Kosovë, mbështetës apo anëtarë të LDK, gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Shpresa e tij është se mund të ringjall konfliktin civil në Kosovë me këtë stil, ndëra thotë se Hashim Thaçi duhet të shkoj në Hagë.

Kjo është një temë e ndjeshme në opinionin publik në Kosovë, pasi e vërteta është se ka pasur vrasje politike, kryesisht të krahut të UCK mbi LDK, sidomos në vitet e para pas luftës. Kërcënime për vrasje dhe disa likudjime politike ka pasur dhe gjatë luftës. Dhe unë si gazetarë që jam marrë gjatë me Kosovën, kam qenë në disa lista vdekjesh nga celula politike që nuk i mora kurrë seriozisht.  Me marrëzinë e tyre dhe indoktrinimin enverist, disa celula politike në Kosovë, kanë hartuar lista likujdimesh kundërshtarësh politikë dhe disa prej tyre dhe janë ekzekutuar.

Nga Enver Maloku, tek Xhemajl Mustafa, si figurat më të rëndësishme, por dhe disa veprimtarë lokalë apo korenspondentë të shtypit, janë ekzekutuar dukshëm për arsye politike dhe ky është një debat që në Kosovë duhet të bëhet me kurajo dhe pa paragjykime.

Por likujdimet ishin frymë e krahut të Luftës, si revansh ndaj konsolidimit poltik të LDK. Nuk ishin të vetëm nejrëz të Thaçit ata që kërcënonin, por dhe ata që janë sot në partinë e Ramush Haradinaj apo te Albin Kurtit. Së paku Hashim Thaçi është distancuar prej tyre dhe ka bërë gjeste pajtimi që e kanë frenuar këtë shëmti që po çonte vendin në luftë civile. Ka nderuar Ibrahim Rugovën dhe ka kërkuar hetim për ngjarjet, qoftë dhe formalisht.

Të tjerët që Bersha i pret dhe në zyrë dhe i shpall aleatë, si  Ramush Haradinaj apo Albin Kurti, po harrohen prej tij.

Haradinaj, rrethi familjar dhe politik i të cilit së paku janë nën akuzë për disa nga këto vrasje politike, biles në disa raste hasmëria i ka shkuar deri në familjen e tij, nuk di pse është harruar nga Sali Berisha. Dhe më tej akoma, Albin Kurti lideri  “Vetvendosjes”, i cili ka në parti të tij njerëz që bënin dikur lista likujdimesh, nuk i ka dënuar kurrë ato vrasje, vetëm pse janë bërë nën stilin enverist të likujdimit të kundërshtarit. Bile ai shkon e përkulet me adhurim tek varri i Izetbegoviçit në Sarajevë, babain nacionalistë myslyman të Bosnjës, por ende nuk ka shkuar të vërë një tufë lule e të nderoj Ibrahim Rugovën, qoftë dhe në shenjë pajtimi kombëtar.

Por Sali Berisha nuk do ta shikoj këtë gjë. Ai biles bën sikur ka harruar, që në kulmin e likujdimeve politike të LDK, ai vet e ka pasur mik Hashim Thaçin dhe e priste në zyrë në Tiranë, si karshillëk ndaj Rugovës që nuk e priste Berishën në Prishtinë. Xhavitin Halitin po ashtu e ka pasur në paradhomë dhe punonte me njerëzit e tij.

E gjithë kjo hipokirizi, lidhet vetëm me gjuhën e koduar të Berishës ndaj amerikanëve, për shkak të izolimit që ata i kanë bërë. Ai do t’u tregoj atyre, se ka fuqi të ndeze luftë civile në Kosovë, duke vënë në qendër të saj atë që ai me mendje të vet e quan njeri të amerikanëve në Kosovë, duke e etiektuar si kriminel lufte, për t’u hakmarrë ndaj asaj që SHBA i bën Berishës në Tiranë, duke e izoluar dhe duke e cilësuar si shkakun e problemeve. E gjithë pjesa tjetër është hipokrizi.

I njëjtë është dhe mesazhi për Lulzim Bashën për përplasje civile në Shqipëri. Kërcënimet që Berisha bën “o luftë deri në vdekje, o do shuhemi”, duke kërcënuar Bashën se mos bën ndonjë marrëveshje me Ramën nën ndikimn e amerikanëve, është thjeshtë mesazhi i tij për SHBA, që pa Sali Berishën nuk mund të bëhet asnjë pazar.

Është paniku i një njeriu të braktisur, dhe të izoluar që e di nga e ka problemin, dhe përpiqet t’i tregoj SHBA, se ai është në gjendje tu shkaktoj probleme, edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë. Në Shqipëri duke mos lejuar paqen sociale, dhe tentuar të shkatërrojë sistemin me dhunë dhe bojkot institucional, në Kosovë duke tentuar të rindez luftën civile, në emër të dhimbshurisë ndaj LDK, e cila ka meritën historike që ka përballuar vrasjet politike me dinjitet, duke ruajtur institucionet dhe shtetin e ri të Kosovës

Pra kemi të bëjmë thjeshtë me një kërcënim të Berishës, ndaj izolimit që i ka bërë SHBA dhe disa vende perëndimore si aktorë destruktiv politik. Dhe duke qenë burracak dhe tinzar , si gjtihnjë nuk u del ballë për ballë, por përpiqet t’u tregoj se ku mund tu hap probleme. Por këtu nuk ka shumë probleme. Ka vetëm një problem dhe ai është Sali Berisha. Fatkeqësia për të, është se këtë e di dhe SHBA.

Next Post
Shefi i Shtabit letonez: Zarifja u vra para trajnimit, një oficer shqiptar është rëndë

Shefi i Shtabit letonez: Zarifja u vra para trajnimit, një oficer shqiptar është rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In