• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kërcënimet e Trump për vendosjen e taksave për importet, Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare me SHBA

by B K
22/01/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina po përgatitet për tarifa të mundshme pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump kërcënoi se do të vendoste një taksë prej 10 për qind për importet kineze, që më 1 shkurt.

Në konferencën e rregullt për shtypin të mërkurën, zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Mao Ning nënvizoi angazhimin e Kinës për të mbrojtur “interesat e saj kombëtare”. “Gjithmonë kemi besuar se nuk ka fitues në një luftë tregtare apo tarifash”, tha ajo.

Pas deklaratave të Presidentit Trump treguesit kryesorë të bursës kineze pësuan rënie. Reagimi i Pekinit erdhi pasi zoti Trump the ekipi i tij po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së tarifave prej 10 për qind ndaj importeve kineze për shkak se Kina “ka dërguar fentanil në Shtetet e Bashkuara përmes Meksikës dhe Kanadasë”. “Ndoshta 1 shkurti, këtë datë po shqyrtojmë,” u tha presidenti amerikan gazetarëve të martën në Shtëpinë e Bardhë.

Deklaratat Presidentit Trump i bëri një ditë pasi u duk se ai po mbante pezull vendosjen e tarifave për importet nga Kina. Po të hënën Presidenti udhëzoi agjencitë federale të rishikojnë deficitet tregtare të Shteteve të Bashkuara dhe praktikat e padrejta tregtare me vendet e tjera.

Në mediat sociale kineze, kërcënimi i Presidentit amerikan u prit me reagime të përziera. Disa përdorues të internetit thanë se tarifa prej 10 për qind mund të pasohej nga një sërë taksash të vendosura ndaj mallrave kineze, ndërsa të tjerë kritikuan zotin Trump se ishte i paparashikueshëm dhe në kundërshtim me vendimet e tij.

“Pse po u hyjnë këtyre problemeve Shtetet e Bashkuara? Në fund, ai që do të paguajë do të jetë populli amerikan, sepse nëse Kina nuk eksporton mallra, amerikanët nuk do të kenë më as pemën e Krishtlindjeve”, shkroi përdoruesi kinez i internetit Fortune Ax Brother në një postim në platformën sociale kineze Weibo.

Disa analistë thonë se kërcënimi për të vendosur tarifa që më 1 shkurt mund të jetë “një taktikë negociuese” e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për ta detyruar Kinën që të bëjë lëshime.

“Krahasuar me tarifat 25 përqind që zoti Trump ka kërcënuar të vendosë ndaj Meksikës dhe Kanadasë, me mundësinë për të vendosur tarifën prej 10 për qind për importet kineze duket sikur zoti Trump po tregohet i përmbajtur ndaj Kinës”, thotë Dexter Roberts, studiues pranë Këshillit Atlantik.

Në këndvështrimin e zotit Roberts, kërcënimi pasqyron dëshirën e Presidentit Trump për të “arritur një lloj marrëveshjeje” me Pekinin. “Nëse Kina përmbush ato që zoti Trump i konsideron si lëshime pozitive për të dhe për Shtetet e Bashkuara, ka shumë të ngjarë që ai të mos i hapë udhë menjëherë këtyre tarifave”, tha zoti Roberts për Zërin e Amerikës.

Ndërsa mbetet e paqartë nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifat, disa kinezë thonë se bizneset e tyre të eksportit tashmë janë prekur nga shqetësimi i një mundësie të tillë.

“Edhe përpara deklaratave të fundit të Presidentit Trump, disa nga klientët tanë amerikanë kishin porositur shumë mallra, pasi ai fitoi zgjedhjet në nëntor”, tha për Zërin e Amerikës, një eksportues kinez në industrinë e veshjeve me mbiemrin Yuan në Shangai, i cili kërkoi të identifikohet vetëm me mbiemrin e tij për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Ndërsa pritej që Presidenti Trump të merrte detyrën, kompanitë amerikane rritën importet nga Kina, përgjatë muajve të fundit të 2024. Të dhënat zyrtare të doganave të Kinës tregojnë se kompanitë kineze eksportuan mallra me vlerë pothuajse 50 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara në dhjetor 2024, duke shënuar një rritje prej 10.7 për qind krahasuar me një vit më parë.

Për të shmangur tarifat e Shteteve të Bashkuara, gjatë viteve të fundit, disa kompani kineze e kanë zhvendosur prodhimin në vendet e Azisë Juglindore ose Amerikës Latine, si Vietnami dhe Meksika.

“Pasi zoti Trump nisi një luftë tregtare ndaj Kinës gjatë mandatit të tij të parë, disa nga klientët amerikanë i kërkuan kompanisë sime që ta zhvendoste prodhimin në Vietnam”, tha për Zërin e Amerikës një menaxher në një kompani prodhimi pajisjesh elektronike me mbiemrin Li, i cili kërkoi të identifikohet vetëm me mbiemrin e tij për shkak të shqetësimeve për sigurinë..

Pavarësisht këtyre përgatitjeve, ekspertët thonë se bizneset kineze do të vazhdojnë të përballen me sfida në rast të një lufte tregtare të zotit Trump kundër Kinës gjatë këtij mandati të dytë. “Zoti Trump tashmë ka përvojë në nisjen e një lufte tregtare kundër Kinës dhe administrata po shqyrton të vërë nën objektiv përpjekjet e Kinës për të shmangur tarifat e SHBA-së, me mundësinë për vendosjen e tarifave ndaj vendeve të Azisë Juglindore ose Meksikës”, tha për Zërin e Amerikës He Jiangbing, një ekspert i pavarur ekonomie në Kinë.

Meqenëse Kina është mbështetur kryesisht tek eksportet për të nxitur rritjen e saj ekonomike në vitet e fundit, zoti Roberts thotë se tarifat që mund të vënë Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë seriozisht në rritjen ekonomike të Kinës.

“Sektori i eksportit të Kinës do të goditet rëndë nga tarifat dhe kjo do të thotë se e gjithë ekonomia kineze do të goditet rëndë’, i tha ai Zërit të Amerikës./voa

Next Post
Zemërim pas gjestit të Elon Musk! Studentët italianë mesazh nga vendi ku u var “Duçja”

Zemërim pas gjestit të Elon Musk! Studentët italianë mesazh nga vendi ku u var “Duçja”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH tjetër sqarim: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH tjetër sqarim: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

February 24, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

A ka dështuar Reforma në Drejtësi?

February 24, 2026
Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

February 24, 2026
Protesta, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Në gatishmëri edhe forcat RENEA, kufizohet qarkullimi

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

February 24, 2026

A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së

February 24, 2026
Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

February 24, 2026
Analisti Serwer: Kosova mund t’i thotë “JO” një marrëveshje të keqe që e përkrah ShBA-ja

“Gjykata Speciale një gabim i madh”, Serwer: Bordi i Paqes ide e keqe, por Shqipëria e Kosova përfitojnë

February 24, 2026
Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

February 24, 2026
Qeveria zbulon skemën e ndërtuesve: I mbajnë stok qëllimisht që të rrisin çmimet

Zbret tatimi për rivlerësimin e pronës! Si do të përfitoni deri më 31 dhjetor 2026

February 24, 2026
Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In