Kryeprokurori Adriatik Llalla tha se lidhur me skenaret për atentat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, nuk i ka mbërritur ende dosja për këtë çështje.
“Nuk ka mbërritur ende dosja për atentatin ndaj kreut të Partisë Demokratike. Kur të mbërrijë dosja do të hetohet akuza”- tha Adriatik Llalla.
Pas mbledhjes që zhvilloi paraditen e sotme në Prokurorinë e Durrësit, Llalla tha se në këtë takim është diskutuar për sasitë e mëdha të trafikut të drogës nga Durrësi drejt Italisë për të cilën kanë nisur hetimet. Më tej kreu i akuzës tha se përgjegjësit do dalin para drejtësisë.
“Kemi diskutuar për problemin e trafikut të drogës në sasi të mëdha nga Durrësi drejt Italisë dhe për këtë çështje kemi nisur hetimet, ku përgjegjësit pritet të dalin para drejtësisë” – tha Adriatik Llalla. /b.d









