• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kequshqyerja, rritet numri i pacientëve me tumor në zorrën e trashë

by Aalison Pearse Stevens
23/06/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushqimet e pasura me shumë yndyra e me pak fibra, po bëhen gjithmonë e tepër shkaktarë të mbipeshës dhe shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme, ku së fundmi është shtuar numri i meshkujve. Sipas raportit të Qendrës britanike për hulumtim të tumoreve,  karcinoma e zorrës së trashë është nga sëmundjet më të shpeshta e të këqija të kohëve të sotme dhe në 25 vitet e fundit është shënuar rritje e numrit të pacientëve, me këtë lloj tumori agresiv.

Edhe pse është konsideruar që meshkujt dhe femrat kanë rrezik të njëjtë nga sëmundja ekarcinomës së zorrës së trashë, numri i meshkujve me këtë sëmundje në tri dekadat e fundit është rritur me 29 për qind, derisa te femrat është rritur vetëm me tetë për qind, shkruan Daily Mail.

Fajtorët kryesorë për rritjen e numrit të të sëmurëve janë zakonet e pashëndetshme jetësore, si ushqimi i varfër me fibra, pirja e duhanit dhe alkooli. “Në ushqimin e meshkujve është e lartë përqindja e yndyrave shtazore dhe e vogël ajo bimore, e cila është edhe shkaku kryesor i krijimit të sëmundjes”, ka thënë profesor Matthew Seymour nga Qendra për hulumtim të tumoreve.

“Numri më i madh i pacientëve me tumore janë të moshës, 60-70 vjeç,  edhe pse gjithnjë e më shumë ka të rinj me këtë sëmundje të keqe. Sa me gjatë  të jetojnë njerëzit, është e qartë që më shpesh do të preken nga sëmundjet malinje” shton Seymour.

Trajtimet për shërimin e tumorit të zorrës së trashë kanë përparuar dhe sot shanset e mbijetesës janë gati dhjetë vjet më shumë. Falë terapisë me ilaçe inteligjente dhe kimioterapisë mundësitë e mbijetesës janë dyfish më të mëdha sesa para 20 vjetësh, veçanërisht nëse karcinoma zbulohet në fazat e para. Kanceri i zorrës së trashë numrin më madh të të prekurve e ka në vendet e zhvilluara të botës, gjë e cila vërteton tezën që krijimi i tij është shkaktuar nga ushqyerja moderne.

ma.me

Next Post

Anjeza Shabani mbërrin në Gjykatë, babai: Bravo, bëhu e fortë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In