• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Keqpërdorja e trurit kombëtar

by Ben Andoni
31/10/2015 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Kur pak ditë më parë kryetari i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Serbisë Vladimir Kostiç u shpreh në një intervistë për Radio Beogradin se Kosova ishte e humbur de jure dhe de facto, shumica e shqiptarëve fërkuan duart. Më në fund u nënshtrua dhe truri i armikut, që e udhëhoqi në shekullin e fundit politikën e Serbisë. Në fakt, ai i mësoi qeveritarëve të vet dhe kolegëve ballkanas se tërheqja është thjesht që të mendohet për të ardhmen që ku ta dish mbase do jetë më mirë për vendin e vet. Trandja tregoi se çdo të thotë një Akademi me reputacion, qoftë dhe si ajo e Serbisë.

Në fakt, grupin që liroi më shumë ky përcaktim ka qenë grupi i intelektualëve dhe akademikëve tanë patetikë në dy anët e kufirit, që kanë kohë që flenë, menduar në më të mirën dhe që nuk merren parasysh fare, në më të keqen.

Hyrja mbase duket si pa sens, por jo për të mos e çuar vëmendjen në problemin kryesor: bota shqiptare akademike po e shpërdoron trurin kombëtar në mënyrën më të papërgjegjshme. Që do të thotë se intelektualët prej vitesh nuk janë më ushqimi kryesor i ndërgjegjes së kombit, por thjesht kontribuues rastësor të saj.

Pjesa më e madhe e tyre i janë futur politikës dhe u shndërruan bashkë me të në vetë-shkatërrues të trurit, kurse ata që kanë mbetur në terrenin akademik dhe mësimdhënie e kanë bërë dhënie-marrjen e dijes krejt inflamative. Është e pamundur që të mos takosh një njeri të zakonshëm me një shkollë të lartë që të mos ketë prioritet doktoraturën e më tej profesoratin.

Ajo që dihet me siguri është prodhimi i studimeve boshe, plagjiaturave dhe kinse jetës akademike, që në fund përfundon me numërimin e firmave të kryeqyteteve ku jepen certifikatat. Kjo ka bërë që të mbijetojnë lloj-lloj marifetçinjsh ku plagjiatura, miqësia dhe përkrahja boshe, të na lenë shumë pas, mbase dhe me vendet fqinj.
Nuk të duhet shumë të shikosh, por vetëm të gjykosh sesa e pamundur është sot që shkenca shqiptare të japë përgjigje për bujqësinë, hidrologjinë, problemet sociologjike të njeriut shqiptar dhe bindesh, që sistemi ynë akademik është krejt i dështuar…

Që do të thotë se elitat dhe ideologjitë kombëtare që duhet të përçoheshin nga individë të shquar të shkollave shqiptare jo vetëm mungojnë por në më të shumën e herëve humbasin energji në sherre boshe ose kinse shkencë. Politika e ka shtuar edhe më tej katrahurën e vet me masën inflamative të universiteteve, masa e madhe e të diplomuarve të së cilës enden dhe janë kontingjent i frikshëm militantësh partish, që derdhet në institucione.

“Ka një moskuptim thelbësor mbi misionin e dyfishtë të IAL: prodhimi i elitave dhe ideologjive kombëtare si dhe plotësimi i nevojave të ekonomisë me specialistë. Misioni i parë është anashkaluar në frymë duke u konsideruar madje si pengesë zhvillimore. Më keq akoma, ka qarqe brenda dhe jashtë vendit, lobuese pranë politikës, që e kanë kthyer në mision të vetin shkatërrimin e arsimit kombëtar nën flamurin e ekonomisë së tregut”, pohonte për BIRN, Artan Boriçi, profesor në Universitetin e Tiranës.

E megjithë miratimin e Ligjit të Arsimit, asgjë nuk është se po ndryshon sa i përket kërkimit shkencor nga ana tjetër, që do të bënte diferencimin real të studiuesve, por edhe do të priste hovin e shumë kinseve. Shteti vazhdon të fshihet mbas grepave të ligjit, duke futur kokën si struci. Ndërsa, e ke të vështirë dhe në aktivitetet më të zakonshme shkencore të dëgjosh një debat të vërtetë shkencor apo të admirosh rritjen e individëve të shkencës, konform zotësisë. Kjo bën që në disiplinat e historisë të kesh lloj-lloj studiuesish që e bëjnë shqiptarin gati mitik dhe ia gjejnë gjenealogjitë me heronjtë e Trojës, të tjerë që flasin në studime sociologjike për homo albanicus gati alien.
Dhe, të gjitha konsakrohen në botime e botime pa fund dhe në konferenca, ku ka individë që referojnë 2-3 herë në vit, ose prodhojnë kumtesa të panumërta. Në një farë mënyre truri shqiptar është i dëmtuar jo thjesht prej Ligjit të fundit të Arsimit, shpërbërjes së Akademisë së Shkencave, por edhe zvetënimin e vetë intelektualit shqiptar. Që në ditët tona e ka humbur fare skrupullin dhe mbijeton në forma nga më të pabesueshmet.
Ca më shumë akoma, reforma që nisi në vitin 2008, në Akademisë e Shkencave jo vetëm rezultoi absurde, por me heqjen e instituteve nga varësia e saj, e ka bërë atë një institucion koti, pa asnjë lloj peshë në jetën shkencore, ekonomike e kombëtare të vendit.

Të vjen habi, sesi masa e madhe e ekonomistëve akademikë vendas nuk bëjnë kritikën për sistemin pa model që ndjek qeveria e sotme, ashtu si nuk e kritikuan atë të mëparshme. Çuditesh, që strukturat e pafundme të bujqësisë nuk kanë më personalitetet, që t’i bënin oponencën e duhur Ministrisë së Bujqësisë, që ka mbetur aq pas me politikat e veta. Por trandesh, kur kujton institucione dhe disa struktura që merren me ujin dhe nuk i ruajnë dot banorët nga përmbytja.

Ndaj, të gjithë buzëqeshin kur kryeministri del e flet si jurist, inxhinier ndërtimi, mjek dhe bujk, sepse truri i kombit dhe ata që janë specialistë nuk kanë më zë të tregojnë vizionin e vendit. Për të mos thënë nuk kanë më turp, ashtu si nuk turpërohen të kopjojnë dhe të marrin pafund botime të huaja dhe t’i paraqesin për shqiptarët për marrje gradash shkencore e honorarësh fiktive.

Mbase argumenti ynë u shtjellua në formë eklektike, por duke iu kthyer fillimit: Akademitë e fqinjëve tanë, duken se janë tërhequr pak, por nuk flenë asnjëherë, duke përgatitur e përgatitur për të ardhmen, atë që ne nuk e shikojmë dot edhe pas dritares.

Next Post

Për 24 orë, 5.000 refugjatë u futën në Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In