Keqpërdorimi i të dhënave/ Veliaj: Nuk janë tonat. Databaza jonë, si e Lulit në 2011

Veliaj

 

 

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, i ftuar në studion e “Real Story”, në “News 24”, foli mbi databazet e publikuara nga mediat, ku pretendohet se Partia Socialiste ka të dhënat e qytetarëve.

Veliaj tha se të gjitha partitë e mëdha kanë databazat e tyre, e kjo sipas tij ndodh edhe në SHBA. Ai shtoi se databazat e publikuara nuk janë të tyre, e theksoi se sipas tij të dhënat e publikuar në media janë manipuluar. Veliaj tha se që në 2011, kryedemokrati Lulzim Basha, i uronte në numrin e telefonit ditëlindjen.

“Të gjitha partitë kanë një databzë, nuk e di nëse është databaza jonë. S’ka asnjë dyshim që paritë serioze marrin listën e krehin dhe kërkojnë të shikojnë elektoratit. Dikush që punon në fazën ka nevojë të dëgjoj më shumë për rrogën. Disa herë këtë e bën kryetari i partisë, në atë zonë, ose ai kryetar i organizatës së socialistëve, por nuk di të them nëse ajo është databazi jonë. Sepse aty shihet një faqe Exlel, është e manipulueshme. Si çdo parti serioze në botë kemi një databaze. Që nga viti 2011, nga dy njerëz që nuk njoh, nga një amerikan dhe Lul Basha, që e dinte se kur e kam ditëlindjen dhe më uronte ditëlindjen. Çdo parti ka databazë. Nëse numri i telefonit është dhënë vullnetarisht nga qytetari, këtu s’ka asnjë lloj shkelje.

Këtë e bëjnë të gjitha partitë, partitë e kanë bërë këtë që në 2011. Ditëlindja ime dihej që në këtë vit, por edhe Basha, e thashë, këtë e bënë demokratët e Amerikës. Është tjetër gjë databaza e asaj që u pa në Pukë. Një parti e madhe nuk i ka hije të bëj një gjë e tillë, nuk blemë vota, e kurrë se bëjmë atë gjë, u shpreh Veliaj.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com