• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Keqpërdorimi i ligjit dhe Ilir Metës nga socialistët

by Mero Baze
18/01/2021 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Presidenti Ilir Meta ka nisur fushatën elektorale sikur të ishte kryetari de jure i LSI. Sot ka bërë takimin e radhës në Selenicë dhe duket se nuk ka drojë të flasë as për LSI, as për rrjedhjet e anëtarësisë, as për të bërë interpretime politike para fushatës elektorale, dhe as për të qenë më i kujdesshëm kur bën thirrje për përmbysje politike.

E bën duke shpresuar që do të ketë reagim kundër tij dhe kështu ai të ketë rastin të vihet në qendër të vëmendjes.

Socialistët, të cilët para se të zbatojnë çdo ligj, me sa duket bëjnë një herë llogari a kanë leverdi a jo, dhe nuk reagojnë.

Sipas llogarive që ata bëjnë, shfaqja në publik e Ilir Metës është në favor te atyre, pasi forcon idenë e riciklimit të tij dhe Sali Berishës. Biles këtë e forcojnë dhe më shumë me spotet e tyre dhe me hapësirën që i japin shfaqjeve publike të Ilir Metës.

Dhe kështu, Ilir Meta vazhdon bën çdo ditë fushatë elektorale, përfshihet në debatin politik, sikur të ishte Petrit Vasili, dhe merret me mikromenaxhimin e fushatës, duke thirrur gjithë kandidatët në Presidencë e duke ndarë zona.

Kjo është shumë e rëndë për shtetin ligjor dhe statusin e institucionit të Presidencës. Në çdo rrethanë tjetër, presidenti do ishte vendosur para përgjegjësive ligjore dhe debateve të ashpra politike për akte të tilla.

Socialistët, që janë kundërshtarë të tij, jo vetëm që nuk reagojnë, por janë gati ta shëtisin vetë qytet më qytet, për t’i treguar popullit që ky tipi kërkon të vijë përsëri në pushtet.

Aq malinj është ky qëndrim, sa Ilir Meta shfaqet më shumë në mediat afër pushtetit, se sa ato të opozitës.

Tani që kjo është taktikë elektorale e Edi Ramës, biem të gjithë dakord. Biem dakord që edhe ai ka të drejtë ta përdorë Ilir Metën dhe Monikën si gogol.

Por pavarësisht kësaj, në këtë vend dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe për zbatimin e ligjit. E dimë që Ilir Meta u duhet si ikonë e rivalit politik, për ta bërë të sigurtë mos ndryshimin e pushtetit, por sakrifikimi i ligjeve për llogari politike, është po aq i dëmshëm sa rikthimi i Ilir Metës në pushtet.

Të paktën një fjalë sa për t’u dukur që kanë respekt për ligjin, socialistët mund ta thonë kundër pjesëmarrjes së Ilir Metës në fushatë. Jo se pas kësaj Ilir Meta nuk do dalë më nga zyra, por që ata si pushtet  të kenë një raport me zbatimin e ligjit.

Se ndoshta i ndihmon fati dhe ai nxehet e del dy herë në ditë në televizion, dhe u del më mirë kështu. Edhe duket sikur mbrojnë ligjin, dhe Ilir Meta i ndihmon për fitoren.

Next Post
Zjarr pranë Kongresit amerikan, evakuuohet personeli i Biden

Zjarr pranë Kongresit amerikan, evakuuohet personeli i Biden

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pylli i Sodës ‘pushtohet’ nga kamperat e çadrat! Të rinjtë europianë: Larg zhurmës

Pylli i Sodës ‘pushtohet’ nga kamperat e çadrat! Të rinjtë europianë: Larg zhurmës

August 1, 2026
Analiza/ A rrezikon bota një luftë mes Ukrainës dhe Iranit?

Analiza/ A rrezikon bota një luftë mes Ukrainës dhe Iranit?

August 1, 2026
Detaje nga aksidenti në galerinë e kromit në Tërnovë të Bulqizës, minatori ra në furnelë gjatë procesit të punës

Detaje nga aksidenti në galerinë e kromit në Tërnovë të Bulqizës, minatori ra në furnelë gjatë procesit të punës

August 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Mallkimi dhe nevoja e partive në Shqipëri

August 1, 2026
Presidenti Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen

Presidenti Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen

August 1, 2026
Trump: Konflikti në Sahara duhet të marrë fund tani

Trump: Konflikti në Sahara duhet të marrë fund tani

August 1, 2026
Kur deputetët flasin si ChatGPT

Identiteti historik i qyteteve dhe identiteti i revoltës së kryetarëve të bashkive të shkurtuara

August 1, 2026
Pas disa orësh betejë me flakët, neutralizohet zjarri në Drenovë, digjen 10 hektarë ullinj dhe pyll

Pas disa orësh betejë me flakët, neutralizohet zjarri në Drenovë, digjen 10 hektarë ullinj dhe pyll

August 1, 2026
Greqi, ishujt në flakë/ Zjarret në Kretë, Paros dhe Lesbos. Digjen disa shtëpi, evakuohen banorët

Greqi, ishujt në flakë/ Zjarret në Kretë, Paros dhe Lesbos. Digjen disa shtëpi, evakuohen banorët

August 1, 2026
Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz, shkak pakujdesia e disa fëmijëve

Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz, shkak pakujdesia e disa fëmijëve

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com