• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Keqkuptimi i madh me komisionin antiPresident

by Lorenc Vangjeli
14/09/2019 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Komisioni hetimor për Presidentin e Republikës është pika e ujit ku tentojnë të notojnë të gjithë dhe po të gjithë janë zhytur dhe mbytur. Edhe protagonistët e tij, edhe publiku që ndjek me ëndje ndeshjen e egër në katet e sipërme të politikës. Në një vend si Shqipëria, emrat e përveçëm janë më interesantë se beteja për ide; fatet individuale ngjajnë më të rëndësishëm se vetë proceset, ngjarjet dhe rrethanat që kushtëzojnë ngjarje dhe proçese. Dhe ky këndvështrim sipërfaqësor që refuzon analizën e thelbit të asaj që ka ndodhur, ka kushtëzuar keqkuptimet e shumëfishta të shumëkujt.

Keqkuptimi i parë vjen nga kryeministri. Socialistët e tij janë të bindur se Rama e do me çdo kusht shkarkimin e Metës, si një faturë që duhet paguar për shkeljet presidenciale të kushtetutës. Në të vërtetë, rendja e vëmendjes mbas fatit të Ilir Metës, bëri që kryeministri të dëgjojë shumë më pak për 30 qershorin dhe gjithë rrjedhojat e tij.

Sipas parimit, kundërshto kundërshtarin në çdo gjë dhe je në rregull me veten, opozita e sheh komisionin hetimor si një mjet në dorë të kryeministrit për të marë dhe pushtetin e fundit që ai nuk kontrollon, presidencën. Ky qëndim i saj, bashkë dhe me nuancat shumë të ndryshme në gjykim mbi këtë problem mes Bashës dhe Kryemadhit, kanë prodhuar keqkuptimin e opozitës me komisionin hetimor.

Edhe vetë Presidenti Meta e ka keqkuptuar atë që po ndodh në ambientet e ish-Komitetit Qëndror të Partisë së Punës. Komisioni nuk është gjyq për të, siç mendon ai. Komisioni nuk është thelb që diskutohet, por vetëm forma që serviret për të dëshmuar ndalesat e të ardhmes.

Edhe publiku që ndjek ndeshjen është i keqkuptuar në gjithë sa po ndodh. Kanë ndihmuar në krijimin e perceptimit të gabuar, edhe tonet e mirësjelljes formale, përtej kufinjve edhe të hipokrizisë, që shfaqën palët gjatë ballafaqimit të parë: akuzuesit që bënin sikur sqaroheshin për një gjë që e kishin firmosur me parë e falenderonin Metën si pacienti doktorin dhe vetë Meta në anën tjetër, që kishte zgjedhur të fliste me mirësjellje hebreu përballë një grupi njerëzit që më së paku i përbuzte. Një skenë e panatyrshme dhe e shtirur, që është identike me kujdesin për të dezifektuar tehun e gijotinës përpara përdorimit.

Komisioni i Venecias që është thirrur të bëjë Kadiun e Evropës në këtë sherr tipik ballkanas, nuk do t’i japë të drejtë asnjë pale. Vendimi i pritshëm i tij do të jetë gijotina sterile që do të presë  lidhjen mes çdo vullneti individual të presidentëve në lidhje me periodicitetin e zgjedhjeve dhe do të ndajë politikën e të dy krahëve nga loja ciklike me peridiocitetin e zgjedhjeve.

Komisioni i Venecias do t’i shpjegojë aktorëve të pikës së ujit, se në këtë verë përvëluese Meta bëri aktin e duhur politik, por me mjete të gabuara kushtetuese dhe Rama bëri aktin e duhur kushtetues, por me mjete të gabuara politike. Edhe pse i dyti duket sikur tenton shkarkimin e tw parit, edhe pse i pari duket se i premton tw dytit se do t’ja dhurojw fatin e tij vetwm Komisionit tw Venecias.

Next Post
FOTOT/ Përzgjidhet një shqiptare për Fiat-in: Ja kush promovon modelin më të ri të kompanisë

FOTOT/ Përzgjidhet një shqiptare për Fiat-in: Ja kush promovon modelin më të ri të kompanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

November 11, 2026
Rama: Nëse SPAK dështon të jetë i pavarur, do ishte edhe dështimi ynë! O me demokracinë, o me kënetën…

Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën: Më kërcënoi përmes Gogut, jam gati të përballem me ministrin

November 11, 2026
Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

November 11, 2026
Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

November 11, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rregulla të reja për mjekët dhe infermierët e rinj, Rama njofton lehtësimin e procedurave për Provimin e Shtetit

November 11, 2026
Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

November 11, 2026
Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
Ishte kthyer në makth për Majorkën, arrestohet “skifteri” shkodran; plan të vidhte dhjetëra shtëpi për Krishtlindje

Fusha e betejës së grupeve kriminale shqiptare! Pazaret e drogës e ekzekutimet, shqiptarët që u vranë në Spanjë

November 11, 2026
VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In