• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Këpucët e famshme Startas të periudhës jugosllave, rikthehen në modë

by A R
21/01/2016 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vlerësimi i Vogue për atletet Startas është vetëm një nga shenjat që gjiganti ekonomik i Vukovarit po e rimerr veten dhe do të fillojë të bëhet markë botërore.

Atletet Startas – tashmë rrugës për t’u bërë një markë globale – fituan njohje të mëtejshme në skenën e modës kur Vogue në dhjetor i shfaqi atletet rozë me njëbrirësh si një artikull që duhet t’i kenë të gjithë ata “që kërkojnë të llastojnë fëmijën brenda vetes”.

Atletet janë një produkt i Borovo, një kompani këpucësh nga një lagje e largët në qytetin lindor të Kroacisë, Vukovar.

Ndërsa këpucët Startas po bëhen një artikull i kërkuar i eksportit, marka e tyre ka ekzistuar për 40 vjet.

Borovo u themelua nga industrialisti cek, Jan Bata, pronar i industrisë së këpucëve Bata, ë vitin 1931, kur ai ndërtoi një lagje të tërë për punëtorët e kompanisë.

Gjatë Jugosllavisë komuniste, mes viteve 1945 dhe 1990, e gjithë kompania e shtetëzuar u bë një gjigant në prodhimin dhe shitjen e këpucëve prej gome dhe produkteve të tjera të gomës.

Duke tregtuar kudo nëpër Jugosllavinë federale me një rrjet prej 620 dyqanesh, Borovo ishte kompania e dytë më e madhe me bazë në Kroaci, pas kompanisë energjetike INA.

Në ditët e lavdishme, punësoi 23,000 njerëz dhe çdo vit prodhoi 23 milionë palë këpucë, 580,000 goma makinash dhe 12.500 ton produkte teknike prej gome. U bë një simbol i prodhimit dhe begatisë në Vukovar, që ishte atëherë qendra për prodhimin dhe punësimin.

Këpucët Borovo dhe markat e tij të famshme si Startas, janë veshur prej brezash në Jugosllavi.

Modeli legjendar Borosana. Foto: Facebook.

Modeli legjendar Borosana. Foto: Facebook.

Megjithatë, modeli i tyre i këpucëve për gratë punëtore, veshur kryesisht nga pastrueset dhe kamerierët, e bëri këpucën legjendare Borosana një simbol të grave që punonin dhe fitoi një vend special në fjalorin urban. Ato mbetën të përhapura në Kroaci pas ndarjes së Jugosllavisë.

Pas shkatërrimit virtual të Vukovarit në 1991, kur Ushtria Jugosllave dhe paraushtarakët serbë pushtuan qytetin, prodhimi ndaloi dhe “ditët e arta” morën fund.

Pas luftës, gjatë një periudhe prej 15, vjetësh, borxhet e kompanisë u rritën në 22 milionë euro në gusht 2013, kur hyri në procedurat e falimentit.

Kompania që atëherë e ka reduktuar borxhin në 9 milionë euro, pasi mori kredi prej 4.5 milionë eurosh që të vazhdonte funksionimin.

Në vitin 2014 regjistroi një rrjet përfitimesh prej 800,000 euro me humbje operacionale prej 3.3 milionë eurosh. Në vitin 2015 kompania pret të mos ketë humbje operacionale.

Pika  e kthesës në fakt filloi në fund të viteve 2000 kur kompania filloi rimodelimin e këpucëve legjendare, kryesisht me ngjyra, ndërsa ruajti Borosanën origjinale projektuar në bashkëpunim me ortopedë për të siguruar që gratë të kenë këpucë të rehatshme në punë.

Ata kanë prodhuar që atëherë Borominan, një version më në modë i Borosanës.

Ata kanë prodhuar modelin Boromina të këpucëve të dikurshme. Foto: Facebook.

Ata kanë prodhuar modelin Boromina të këpucëve të dikurshme. Foto: Borovo.hr.

Megjithëse kompania tashmë ka vetëm 787 punonjës, 500 prej tyre të punësuar në fabrikën Borovo, ditë më të ndritura shtrihen përpara.

Duke punësuar stilistë të rinj dhe duke përdorur rrjetet sociale për ta profilizuar veten si prodhues me dorë të këpucëve, Borovo ia doli të largohet nga kriza dhe të bëhet një produkt i njohur globalisht.

Pas betejës për sukses në pishinat e botës dhe fitimit të medaljeve Olimpike për ish-Jugosllavinë dhe Kroacinë, ish-lojtari 49-vjeçar vaterpolos, Dubravko Simenç, tani “luan” për Borovon.

Si menaxher marke për atletet Startas, Simenç e ndau krenarinë e suksesit të tyre me BIRN.

“Ka një trend global këto ditë që po kthen prodhimin vendas. Njerëzit janë lodhur nga “made in China: ose “made in Vietnam”, tha ai.

Brenda fabrikës së Borovos. Foto: Borovo.hr

Brenda fabrikës së Borovos. Foto: Borovo.hr

“Prodhimi i këpucëve Startas kalon nëpër 23 palë duart e grave që punojnë për Borovon. Prodhimi me dorë dhe materialet natyrore janë diçka që bota i njeh,” shtoi ai.

“Ne nuk mund të kemi prodhim masiv, por e bëjmë gjithçka me dashuri dhe zemër,” vazhdoi Simenç.

“Na pëlqen të luajmë me stilin,” vazhdoi ai, duke dhënë emrin e dy stilisteve të reja të këpucëve Startas, Iva Curkoviç Spajiç dhe Hana Ciliga.

Simenç shpjegoi se përveç dy stilisteve dhe 23 grave në Borovo, skuadra përgjegjëse për markën përbëhet nga vetëm katër veta.

Sipas menaxherit e vetmja gjë që kompania kishte nevojë nga shteti ishte pak ndihmë në modernizimin dhe furnizimin e 103 dyqaneve të sja në Kroaci, si dhe rigjallërimin e një shkolle për prodhimin e këpucëve në Borovo. Kompania shpresoi që akademia mund të sillte një brez të ri stilimesh në rajonin e Vukovarit.

Sipas Simenç, Borovo nuk ka paratë për të kryer promovim global ndaj varet nga një grup i vogël “të pasionuarish besnikë”.

“Dëshira jonë është të kthehemi sërish në treg në Slloveni, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi. Ne dikur kishim dyqane në ato vende, por gjatë së shkuarës dyqanet u shitën, fatkeqësisht,” shtoi ai.

“Duhet pasur parasysh se Borovo dikur shiste 23 milionë palë këpucë në vit,” tha ai, duke shtuar se ato ditë kanë kaluar. Tani Borovo lufton të ruajë nivelin e prodhimit në një qytet që ka përjetuar shkatërrimin masiv dhe viktima në ditët e errëta të 1991.

“Ne donim t’i tregonim kroatëve dhe botës se diçka e mirë mund të vijnë nga Vukovari,” përfundoi Simenç.

Stilistja e re – ideja pas një këpuce

Atletet Startas. Foto: Facebook.

Atletet Startas. Foto: Facebook.

Iva Curkovic Spajic, një stiliste 30-vjeçare, filloi punën në Borovo dy vite më parë, duke hyrë në industrinë e këpucëve për herë të parë.

Ajo mori një vend pune në kompani për të projektuar Borominën, një version më i modës i Borosanës.

“E mora vendin e punës në Borovo rastësisht, sepse disa vite më parë kisha modeluar disa këpucë për një prodhues… E bëra Borominën rreth dy vite përpara Borovos,” kujton ajo.

“E qepa Borosanën në një këpucar në Zagreb dhe disa miqtë e mi filluan ta vishnin dhe pastaj një shok i drejtorit e pa,” shpjegon ajo duke shtuar se Borovo atëherë iu qas asaj meqë kishin nevojë për një stiliste.

Curkovic Spajiç tha se kompania do ta vazhdojë prodhimin me dorë të atleteve Startas, pavarësisht kërkesave të mëdha.

Ajo tha se imazhi i kompanisë në SHBA, ku shiten një palë këpucë për 80 dollarë, ishte ndërtuar rreth diçkaje të bërë me dorë në Kroaci dhe kështu nuk duhej ta humbiste shansin.

“Do të doja që shkrimi i Vogue të kishte një jehonë në Kroaci dhe të popullarizonte Startas,” tha ajo.

“Ndonjëherë gjërat duhet të vlerësohen jashtë që të vlerësohen edhe këtu në Kroaci,” shtoi ajo.

“Shpresoj që njerëzit jo vetëm të flasin për të, por edhe të vijnë në dyqanet tona dhe të blejnë produktet për të mbështetur prodhimin vendas,” përfundoi ajo. Birn

Next Post

Vjedhja e 3 milionë eurove të bankës, pranga policit privat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In