Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbrëmjen e sotme është ndalur dhe te protesta e paralajmëruar për ditën e nesërme.
“Ne këtë çështje e kemi pasur prioritet gjithmonë, me fakte dokumenta.
Është e rëndësishme sepse shteti është kapur, protesta është e hapur për të gjithë qytetarët dhe ata që kanë ndjeshmërinë ti bashkohen”, tha Meta.
Unë jam kryetar i PL një parti e përkushtuar për të bërë një opozitë të vërtetë dhe frontale. Jemi shprehur të hapur për të bashkëpunuar me PD dhe çdo grup tjetër, natyrisht ne kemi axhendën tonë dhe jemi të hapur për të kordinuar me PD dhe me të gjitha forcat e tjera. Raporti im me Berishën është një raport shumë korrekt.
Pjesë nga biseda:
Ilir Meta: Dikush duhet të marrë iniciativën. Kemi patur prioritet këtë çështje me fakte dhe me prova. Aty vidhen paratë e taksapaguesve të Tiranës. Funksionon si një aferë kriminale. Është çështje shumë e rëndësishme. Është prioritet për ne. Ne vijojmë me këtë iniciativë, është e hapur për të gjithë qytetarët që e kanë këtë ndjeshmëri.
Ilir Meta: Unë jam kryetar i PL. Për këtë cështje, jemi shprehur të hapur të bisedojmë me çdo grup interesi dhe parti. Kemi axhendën tonë. Jemi të hapur për të koordinuar edhe me PD dhe forcat e tjera. Nuk ka vend për të shpikur diferenca apo protagonizmë.
Ilir Meta: Raporti me PD është ky që thashë, raporti me zotin Berisha është korrekt.
Ilir Meta: Është iniciativa jonë sepse ne kemi denoncuar aferën e inceneratorëve.