• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Keni probleme me kolesterolin? Zbulohet një ilaç i ri që funksionon si vaksinë

by Java News
21/06/2017 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ilaç që vepron si një vaksinë ka treguar të ulë kolesterolin e keq ose LDL dhe të zvogëlojë sasinë e pllakëzave yndyrore që shkaktojnë sulme në zemër. Ilaçi i quajtur AT04A, është një formë imunoterapie që synon një enzimë, të quajtur PCSK9, e cila kontribuon në formimin e pllakëzave të dëmshme në arteriet koronare.

Në studimet e minjve të ushqyer me yndyrë, dieta të stilit perëndimor, duke i vënë ata në rrezik për sëmundje të zemrës, mjekët panë se ilaçi uli sasinë e përgjithshme të kolesterolit me 53 për qind dhe zvogëloi pllakëzat aterosklerotike me 64 për qind, thotë Oliver Siegel i firmës austriake farmaceutike AFFiRiS.

“Më e rëndësishmja është se në minj, ne kemi parë një pakësim shumë të rëndësishëm të këtyre pllakëzave. Si rezultat, ne besojmë se reduktimi i LDL do të sjellë një përfitim klinik, dmth pakësimin e pllakëzave yndyrore, dhe inflamacioneve që përbëjnë shkakun e goditjeve në zemër”.

AT04A ishte në gjendje të ndikojë sistemin imunitar për të prodhuar antitrupa që bllokojnë enzimin PCSK9 në qarkullimin e gjakut tek minjtë në studim. Studimi u botua në revistën European Heart.

Qasja imunoterapeutike, sipas Siegel, është e ngjashme me një vaksinë në kuptimin që nuk ka për qëllim bakteret dhe viruset, por vetëm enzimën e dëmshme.

Duke komentuar mbi studimin, Ulrich Laufs nga Universiteti Saarland në Gjermani dhe Brian Ference nga Universiteti i Bristol, vunë në dukje se njerëzit që marrin ilaçe për uljen e kolesterolit, duke përfshirë AT04A, mund të kenë një rrezik në rritje për zhvillimin e diabetit.

Por Siegel thotë se studimet e deri tanishme nuk kanë arritur në ndonjë përfundim të tillë.

Aktualisht, shumë njerëz me nivele të larta kolesteroli marrin ilaçe të përditshme që ulin kolesterolin LDL. Por, Siegel thotë se përputhshmëria është më pak se ideale.

Siegel thotë se ilaçi i ri mund të injektohet në lëkurë një herë në vit si imunizim. Pas përfundimit të studimeve edhe në njerëz, ilaçi për uljen e kolesterolit dhe pengimin e pllakëzave yndyrore mund të dalë në tregun farmaceutik brenda pak viteve të ardhshme.

a.ç

Next Post
Loja për numëruesit e votave, LSI kalon në disavantazh pa nisur gara

Zgjedhjet/ KQZ miraton numër rekord vëzhguesish, mbi 5 mijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

October 23, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

October 23, 2026
El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

October 23, 2026
U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

October 23, 2026
“Po përdhoset simboli i vezës”, Gonxhja thirrje protestuesve: Mblidhuni dhe flisni

Urdhër nga Rama për shkarkime kolektive të drejtorëve? Gonxhja: Ja e vërteta

October 23, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Studentët në ballë, disa pedagogë në bisht!

October 23, 2026
As fama nuk e shpëton nga gjobat! Kim Kardashian rrëfen sa herë e ka ndaluar policia

As fama nuk e shpëton nga gjobat! Kim Kardashian rrëfen sa herë e ka ndaluar policia

October 23, 2026
Nis heshtja zgjedhore në Serbi, më 25 tetor votohet për parlamentin e ri

Nis heshtja zgjedhore në Serbi, më 25 tetor votohet për parlamentin e ri

October 23, 2026
Protestat në Tiranë, PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut

Protestat në Tiranë, PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In