• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Keni durim edhe 45 ditë”, çfarë po paralajmëron Vuçiç për serbët e Kosovës?

by Java News
27/02/2019 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbët e Kosovës do të bojkotojnë të gjitha institucionet kosovare në rast se nuk shfuqizohet taksa 100%. Këtë paralajmërim ka bërë presidenti Vuçiç, i cili pas një takimi me komunitetin serb, deklaroi se i ka kërkuar atyre që të presin të paktën 45 ditë. Lideri i Beogradit tha se ky afat do t’i shërbejë atij që të njohë liderët europianë dhe botërorë me situatën.

Serbët e Kosovës kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nga institucionet në rast se Prishtina zyrtare nuk do të heqë taksën 100%.

Diçka e tillë i është komunikuar Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë një takimi që ky i fundit ka zhvilluar me me 130 përfaqësues të komunitetit serb nga veriu i Kosovës.

Delegatët kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme, por nga ajo që komunikon Vuçiç, thuhet se ai i ka qetësuar duke kërkuar që të presin për një afat 45 ditor dhe më pas të veprojnë.

Presidenti i Serbisë theksoi se përgjatë kësaj kohe do të takohet me Presidentin e Kinës për t’u këshilluar, si dhe do të mundohet të bisedojë me liderët europianë mbi këtë çështje.

Aleksandër Vuçiç: Serbët më kanë kërkuar që unë si President të flas me qeverinë dhe të kërkoj tërheqjen nga të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë lënien e parlamentit, të këshillave bashkiakë, policisë rajonale si dhe zyrave të sistemit gjyqsor si prokuroritë apo gjykatat. Gjithësesi, unë i kërkova atyre që të mos reagojnë për të paktën 45 ditë, pasi unë do të takoj Presidentin e Kinës si dhe do të flas me liderët kryesore europianë për këtë cështje. Nëse nuk ka reagim nga Prishtina, ne do të dëgjojmë kërkesën e tyre.

Vuçiç ndërkaq do të jetë në Medvegjë ditën e enjte, nga ku pritet të japë detaje në lidhje me bashkimin e përfolur të këtij rajoni me Kosovën, si pjesë e një bashkimi duke përfshirë Preshëvën dhe Bujanocin.

E.Xh./

Next Post
Braktisja e mandateve, delegacioni i PE-së takohet me Bashën dhe Kryemadhin

Braktisja e mandateve, delegacioni i PE-së takohet me Bashën dhe Kryemadhin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com