• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Keni bashkuar votën me Ramën”/ Këlliçi- Tabakut: Kujt i shërben raporti juaj gjysmak i inceneratorëve?

by
18/03/2022 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti, Belind Këlliçi i është përgjigjur nënkryetares së Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila e akuzoi se kishte bashkuar votën me kryeministrin Edi Rama në seancën e kalimit të raportit për inceneratorit dhe nuk kishte votuar atë të PD.

Këlliçi ka reaguan në Facebook , ndërsa shkruan se ai ka votuar kundër për të dy raportet dhe e ka cilësuar reagimin e Tabakut e konsideron dashakeqës.

Statusi:

Sapo jam njohur me deklaratën e koleges Jorida Tabaku mbi votën kundër të disa deputetëve demokratë për raportin e Komisionit Hetimor të Çështjes së Inceneratorëve.

Ndjehem i keqardhur për qëndrimin e saj dhe e konsideroj dezinformim dhe dashakeqësi kundrejt qytetarëve dhe kolegëve opozitarë.

Javën e shkuar gjatë seancës plenare, na u servir një raport i cunguar, i mangët dhe i padakordësuar me anëtarët e tjerë të komisionit, ku bëj pjesë edhe unë.

Kryetarja kishte detyrimin të informonte kolegët e komisionit në fjalë, përpara se raporti të hidhej në votë. Minimumi, anëtarëve të këtij komisioni i duhej marrë një mendim mbi raportin final.

Për çështjen e inceneratorëve kam bërë publike dokumente autentikë, të cilët nuk u përfshinë fare në raportin e Zj. Tabaku.

Vetëm një herë kur m’u kërkua dokumenti me nënshkrimin e Erion Veliajt, unë e vendosa menjëherë në dispozicion të komisionit.

Personalisht nuk kam marrë në dorëzim asnjë raport për ta lexuar përpara se të shprehem me votë. Nuk kam marrë kurrë asnjë informacion apo kërkesë për të depozituar pranë Komisionit Hetimor dokumentet dhe materialet të cilat i bëra publike gjatë punimeve të Komisionit.

Prandaj, sqaroj:

Kam votuar njëlloj kundër si për raportin e opozitës dhe për raportin e mazhorancës, sepse i konsideroj NUL të dy këto raporte.

Raporti i mazhorancës socialiste është një mohim në grup i gjithçkaje që është faktuar për aferën e inceneratorëve, ndërsa në raportin e opozitës në komision janë përzgjedhur e përfshirë vetëm ato materiale për të cilat dikush ka gjykuar se duhet të përfshihen.

Si njëri dhe tjetri raport janë jotransparentë, prandaj unë do të votoj KUNDËR sa herë që kolegë majtas apo djathtas do të bëjnë shfaqje hipokrizie si kjo e fundit.

Nga facebook po i drejtoj një pyetje koleges Tabaku, meqënëse në bunker duhet vizë për të hyrë dhe ende sot deputetët kritikë ndaj ish Kryetarit nuk lejohen të futen brenda.

Kujt i shërben raporti juaj gjysmak?

Unë personalisht mendoj se Jorida Tabaku NUK i shërben dhe nuk i bashkon votat me Edi Ramën. Mirëpo di që ajo i shërben Bashës, dhe ai dihet tashmë mjaft mirë se kujt i shërben.

Së fundmi, dua të shfrytëzoj edhe njëherë këtë hapësirë komunikimi për t’i bërë thirrje SPAK-ut dhe të gjitha organeve të drejtësisë të marrin ne dorë këtë aferë që rëndon mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që drejtësia të shprehet!

PS: Sa për merakun e transparencës dhe informimit të partnerëve tanë, në takimin me ish eurodeputetin Brok nuk e preka temën e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, pasi vizita e tij nuk kishte fare të bënte me këtë çështje dhe cilido që pretendon ndryshe, gënjen opinionin publik. Sa për partnerët e tjerë, përfshirë dhe ata amerikanë, pa merak se janë të gjithë të qartë dhe të informuar mbi realitetin!

/b.h

Next Post
COVID në Shqipëri: Infektohen 76 qytetarë, asnjë humbje jete në 24 orë!

COVID në Shqipëri: Infektohen 76 qytetarë, asnjë humbje jete në 24 orë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapen nominimet për Çmimin “Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek” për vitin 2025

Hapen nominimet për Çmimin “Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek” për vitin 2025

July 14, 2026
Mbyllja e 3 grupkapitujve të parë me BE, Tabaku: Integrimi europian nuk matet me propagandën e qeverisë

Mbyllja e 3 grupkapitujve të parë me BE, Tabaku: Integrimi europian nuk matet me propagandën e qeverisë

July 14, 2026
Spaho sulmon protestuesit: Janë fashistë dhe dështakë, Shqipëria nuk duhet të destabilizohet

Spaho sulmon protestuesit: Janë fashistë dhe dështakë, Shqipëria nuk duhet të destabilizohet

July 14, 2026
Gazetarët si pjesë e histerisë së revolucionit

Gazetarët si pjesë e histerisë së revolucionit

July 14, 2026
Padia e Veliajt për Ols Dadon, sot seanca e radhës në Gjykatën Administrative

Urrejtësit e Veliajt që buçasin për konfliktin e interesit të Ilir Pandës dhe kyçin gojën për “lejen e ndërtimit” të Olsi Dados

July 14, 2026
Shqipëria mbyll tre grupkapitujt e parë me BE-në, zëvendësministri i Brendshëm: Superlajm për të gjithë shqiptarët!

Shqipëria mbyll tre grupkapitujt e parë me BE-në, zëvendësministri i Brendshëm: Superlajm për të gjithë shqiptarët!

July 14, 2026
“Deputetët nuk zgjidhen për të lënë bosh karriget”, Leskaj kritikon bojkotin e PD-së

“Deputetët nuk zgjidhen për të lënë bosh karriget”, Leskaj kritikon bojkotin e PD-së

July 14, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Protesta nuk matet me fotografinë që poston Taulanti

July 14, 2026
Alonso, kundër Formula 1 moderne: Kemi humbur emocionin, tani nuk duhet më talenti

Alonso, kundër Formula 1 moderne: Kemi humbur emocionin, tani nuk duhet më talenti

July 14, 2026
Gjermania ka ligj kundër review-ve të rreme, ja si mbrohen bizneset nga sulmet e koordinuara

Gjermania ka ligj kundër review-ve të rreme, ja si mbrohen bizneset nga sulmet e koordinuara

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In