• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Keni arsye pse të jeni skeptikë”/ Mogherini: Shqipëria të shfrytëzojë momentin për t’u anëtarësuar në BE

by S T
11/09/2024 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federica Mogherini intervistë ekskluzive për emisionin ‘Ekspres’ në RTSH 1 deklaroi se hapja e Kolegjit të Europës në Tiranë është hap pozitivi i përafrimit të Shqipërisë dhe i shërben për të përgatitur terrenin për afrim me BE.

Duke theksuar se kolegji është një mundësi por duhet që edhe institucionet e vendit të realizojnë detyrat përkatëse, Mogerinit, nënvizoi se, kolegji është një hap pozitiv pasi i shërben Shqipërisë, Rajonit dhe Kontinentit Europian.

Pyetjes së gazetarit Noljan Lole mbi skepticizmin që kanë shqiptarët në lidhje me dëshirën që BE ka të zgjerohet me Ballkanin, Mogerini ju përgjigj se shqiptarët ka arsye të jeni skeptik sepse dhe unë theksoi ajo, kam qenë e fulstruar dhe jam ndjerë skeptike në atë kohë.

“Kolegji I Evropës është një Institucion I Akademisë I specializuar në studime evropiane. Kujtojmë Kolegji I Evropës hapi dyert në datën 7 shtator për 32 studentë nga 21 vende të ndryshme të Evropës, të cilët do të studiojnë në kryeqytetin shqiptar.I themeluar 75 vjet më parë , pra dhe më herët para se sa BE të ekzistonte. ishte një projekt novator që kishte si qëllim të bashkonte brezat dhe për ti bërë gati për integrimin europian” tregoi ajo.

Ideja e këtij Kolegji, u shpreh Mogerini, “nisi në Kongresin e Hagës 1948 së bashku me të tjera nisma si ajo e themelimit të Këshillit të Europës. qëllimi ishte që të specializoheshin brezat e rinj për të formësuar projektet për integrimin europian. Jo vetëm duke studiuar së bashku por dhe duke jetuar së bashku. Prioriteti ynë u shpreh ajo, është formësimi i një komuniteti njerëzish të rinj që së bashku me akademik të niveleve të larta dhe profesionist të merrnin eksperiencë dhe njohuri por njëkohësisht dhe të aftësohesh për të formësuar integrimin dhe lehtësuar procesin. Ne jemi shumë krenar që kemi një Kampus të tretë këtu në Tiranë”.

Ajo tha se ka shumë arsye të ndryshme pse u zgjodh Tirana për të hapur këtë Kolegj.

“Tirana është një destinacion perfekt për sa i përket aspektit logjistik se është e ndërlidhur mjaft mirë me pjesën tjetër të Evropës. Tirana është e lidhur nëpërmjet fluturimeve me gjitha kryeqytetet dhe qytetet kryesore europiane, por është shumë më tepër se kaq, besoj se Shqipëria është kthyer në një nyje të rëndësishme të angazhimeve rajonale, si për Ballkanin Perëndimor dhe për Evropën Juglindore. Ideja për këtë lindi gjatë Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që u mirëprit këtu në Shqipëri në 2022. Institucionet europiane, qeveria shqiture por dhe qeveritë e vendeve anëtare dhe të Evropës ishin të gjitha mbështetëse për këtë ide. Të gjithë u bindëm edhe më tepër se do ishte diçka e mirë jo vetëm për kolegjin që të zgjerohej por dhe për rajonin”.

I pyetur nga moderatori i emisionit Nolian Lole që pse pikërisht Tirana ku Shqipëria nuk është ende pjesë e BE-së dhe mos ndoshta kështu po ndodh dhe zgjerimi, Mogherini deklaroi se, “ mendoj dhe shpresoj që po ndodh sepse unë kam besuar se zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimore është në interes të Shqipërisë dhe vendeve ballkanike por dhe në interes të BE-së, kjo nuk është e fshehtë. Gjithmonë kam besuar tek kjo.

Ndaj më tej ajo tha se, Po ndodh! Janë shenja që i japim besueshmëri procesit.

“Mendoj se pikërisht, simbolika e hapjes së Kolegjit të Evropës që çel një Kampus në Tiranë është një e tillë. Nuk është rastësi që u çel një Kampus në Poloni për të përgatitur pranimin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në vitet 90’ dhe më pas pranimi ndodhi”.

Ndërsa pyetjes në lidhjen me skepticizmin e treguar nga shqiptarët për vullnetin e treguar nga BE për integrimin e vendit tonë në BE, Mogherini deklaroi se ju keni arsye të jeni skeptik sepse dhe unë theksoi ajo, kam qenë e fulstruar dhe jam ndjerë skeptike në atë kohë.

“Sidomos në 2019 kur Shqipëria e meritonte në mënyrë të qarë që të çeltë negociatat e anëtarësimit , i kishte bërë në mënyrë të qartë reformat e dakordësuar me Komisionin Europiane dhe pa pritur disa vende anëtare e shtynë vendimin e çeljes së negociatave. e gjithë kjo solli skepticizmin që thoni dhe është mëse i kuptueshëm”.

Mogherini gjithashtu ndahu dhe një mesazh për shqiptarët që dëshirojnë të bashkohen dhe të integrohen sa më shpejt me BE.

“Unë e di që shqiptarët duan kaq shumë ti bashkohen BE-së dhe vijojnë të besojnë tek kjo gjë është që ata mos të lejojnë që skepticizmi që i ka rrënjët tek ato që kanë ndodhur në të shkuarën , t’ju pengojë për të përfituar nga mundësia e krijuar tani. me të vërtetë është një dritare e hapur tashme sepse brenda BE-së ka një vetëdije që zgjerimi është në interes dhe të vetë unionit dhe jo vetëm në interes të Shqipërisë.”

Next Post
Nesër debate dhe interpelanca me Ramën për mbetjet toksike/ Mazhoranca koordinon veprimet për zhvillimet në sallën e Kuvendit

Nesër debate dhe interpelanca me Ramën për mbetjet toksike/ Mazhoranca koordinon veprimet për zhvillimet në sallën e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama paralajmëron hapjen e PS: Marrëdhënie e re me qytetarët dhe më shumë hapësirë për njerëzit e rinj

Rama paralajmëron hapjen e PS: Marrëdhënie e re me qytetarët dhe më shumë hapësirë për njerëzit e rinj

July 30, 2026
Ish-sekretarja e PD-së emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Ish-sekretarja e PD-së emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

July 30, 2026
“PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës”, Rama: Partia nuk e trashëgon timonin e pushtetit

“PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës”, Rama: Partia nuk e trashëgon timonin e pushtetit

July 30, 2026
Rama për thirrjet për dorëheqje: Nuk largohem sepse një pakicë thërret në kor, pushteti vendoset nga vota e qytetarëve

Rama për thirrjet për dorëheqje: Nuk largohem sepse një pakicë thërret në kor, pushteti vendoset nga vota e qytetarëve

July 30, 2026
Sukses në konsultimet Kinë-BE! Pekini dhe Brukseli bien dakord për forcimin e marrëdhënieve tregtare

Sukses në konsultimet Kinë-BE! Pekini dhe Brukseli bien dakord për forcimin e marrëdhënieve tregtare

July 30, 2026
Rama hap kapitullin e ri në PS! Prezanton dokumentin “Prania Besnike”

Rama hap kapitullin e ri në PS! Prezanton dokumentin “Prania Besnike”

July 30, 2026
LIVE/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve

LIVE/ Rama mbledh drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve

July 30, 2026
Tragjedia në Shkodër/ Zbardhen detaje nga hetimi për vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve, ekspertiza nxjerr shkakun e zjarrit

Tragjedia në Shkodër/ Zbardhen detaje nga hetimi për vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve, ekspertiza nxjerr shkakun e zjarrit

July 30, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

July 30, 2026
Zjarr i madh në Shkozet të Durrësit/ Flakët përfshijnë një magazinë, një pjesë e qytetit mbetet pa energji

Zjarr i madh në Shkozet të Durrësit/ Flakët përfshijnë një magazinë, një pjesë e qytetit mbetet pa energji

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com