• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këngëtarja shqiptare bashkëjetesë me kosovarin e martuar me 4 fëmijë/ Pas ndarjes nisi ta përndiqte: Më mbyllte në shtëpi dhe më dhunonte

by Java News
30/07/2022 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo është këngëtare e këngëve popullore në Shqipëri. Në një nga intervistat e saj, tha se i përlqejnë sfidat dhe se i merr parasysh edhe pasojat.

Por E.S., nuk e kishte parashikuar se deri ku do të shkonte i dashuri i saj, një burrë i martuar dhe me katër fëmijë.

Ai e dhunoi këngëtaren shqiptare për shkak të xhelozisë që nuk mundi dot ta frenojë. Deri aty sa ai u kthye në një përndjekës dhe i fiksuar pas bukurisë së artistes popullore në Shqipëri.

Në dosjen që policia i tregoi ekskluzivisht Gazetasi.al, shpjegohet se si këngëtarja E.S., me banim në rrugën “Ndre Mjeda”, i tha policisë se u lidh me një 34-vjeçar nga Prishtina që jetonte në Kosovë dhe që rezulton të jetë me arsim të mesëm dhe me statusin i martuar.

“Nga viti 2015, bashkëjetova në Kosovë me T.F., ndonëse ai është i martuar dhe me katër fëmijë”, – shprehet përpara policisë këngëtarja.

“Marrëdhënia jonë fillimisht ishte normale, por me kalimin e kohës, ajo pasoi me me mosmarrëveshje që startonin nga xhelozia”, – ankohet më tej në policinë e kryeqytetit këngëtarja.

Referuar denoncimit të këngëtares, në vitin 2018, kosovari nisi dhunën fizike.

“Dhuna u bë prezente për shkak se unë jam këngëtare dhe për shkak të xhelozisë T. F., nuk më lejonte të këndoja në Kosovë. Në vitin 2018 u detyrova të kthehem në Tiranë”, – vijon ajo.

Por pavarësisht këtij vendimi që do të thoshte ndarje e çiftit, në dhjetor 2018 këngëtarja shprehet se u dhunua deri aty sa 34-vjeçari nuk kurseu as grushtet në fytyrë.

“Në vitin 2019, në prani të nënës time ai ushtroi dhunë fizike dhe më ofendoi”. Por me kalimin e kohës, këngëtarja vendosi që të rikthehej tek i dashuri i martuar, duke e vazhduar lidhjen në 2020-ën.

“U takuam me njëri-tjetrin në qytetin e Tiranës dhe marrëdhënia vazhdoi në Shqipëri. Por ai nuk më lejonte të dilja me shoqërinë dhe më fyente vazhdimisht me fjalor të ndyrë”, – kujton e reja, që është e njohur për publikun shqiptar.

Lidhja e tyre ka vijuar me ulje e ngritje, herë me ndarje, kur burri i martuar kthehej tek familja, e herë me pajtim.

“Erdhi në shtëpinë time dhe më kërkoi të vazhdonim së bashku. Por kisha vendosur ta mbyllja historinë. Ai vazhdoi me kërcënime dhe fyerje në adresën time dhe kjo ndodhi sapo ai mësoi që unë i isha kthyer punës si këngëtare. Në mënyrë të përsëritur më shqetëson me telefonata dhe insiston që lidhja jonë të vijojë, ndërkohë që unë nuk dëshiroj më të jem me të”.

E reja kujton se ankthi prej kërcënimeve të ish të dashurit, iu bë pjesë e përditshmërisë.

“Më fyen në prani të familjarëve të mi, më kanos dhe më kërcënon. Skenat e dhunës i ka parë edhe mamaja ime dhe mesazhet kërcënuese ai ua dërgon edhe prindërve të mi”, – denoncoi këngëtarja.

Në tentativë për të realizuar një ndarje normale, e reja kujton se duroi për disa vite, megjithëse ish i dashuri i saj nuk heq dorë prej saj dhe kërkon që të vijojnë marrëdhënien me këto kushte.

Pas kësaj ankese në polici, shtetasi kosovar, sipas policisë, u arrestua, por më pas u la nën masën e detyrimit me paraqitje.

Kallëzuesja lëshoi një deklaratë noteriale numër 5864 të firmosur para një notereje, ku evidentohet se i dyshuari nuk e ka bezdisur më dhe se nuk kanë pasur kontakte me njëri-tjetrin.

“Këngëtarja thotë se ajo është dakord që ish i dashuri mos të procedohet penalisht, por duke lënë në fuqi vetëm urdhrin e mbrojtjes”, – citohet në shkresa.

Pavarësisht kësaj, të hënën e parë të çdo muaji i riu është urdhëruar të paraqitet në orën 10 para policisë gjyqësore. /Gazeta Si

g.kosovari

Next Post
Osmani dhe Kurti: Kosova dhe SHBA-ja pajtohen që dialogu të përqendrohet në njohje

Osmani dhe Kurti: Kosova dhe SHBA-ja pajtohen që dialogu të përqendrohet në njohje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Raporti: 1 në 9 gra në Shqipëri nuk marrin shërbim shëndetësor

May 2, 2026
Ekonomisti i FAO paralajmëron afrimin e një krize globale ushqimore

Ekonomisti i FAO paralajmëron afrimin e një krize globale ushqimore

May 2, 2026
Sa trupa amerikane janë në Evropë dhe pse janë atje?

Sa trupa amerikane janë në Evropë dhe pse janë atje?

May 2, 2026
Siguria në burgje, kontrolle “blic” në Korçë dhe Pojskë, sekuestrohen sende të ndaluara

Siguria në burgje, kontrolle “blic” në Korçë dhe Pojskë, sekuestrohen sende të ndaluara

May 2, 2026
Pekini përpiqet të bllokojë sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze që blejnë naftë iraniane

Pekini përpiqet të bllokojë sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze që blejnë naftë iraniane

May 2, 2026
Ndodh në Itali! Një borxh prej 30 eurosh çon në vrasjen e një 68-vjeçari

Ndodh në Itali! Një borxh prej 30 eurosh çon në vrasjen e një 68-vjeçari

May 2, 2026
Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo: Ofrojmë jo vetëm detin, por edhe kulturën dhe kulinarinë

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo: Ofrojmë jo vetëm detin, por edhe kulturën dhe kulinarinë

May 2, 2026
Rekrutohen për ‘punë’ në Rusi, dërgohen në luftë në Ukrainë. Prokuroria e Perusë nis hetime

Rekrutohen për ‘punë’ në Rusi, dërgohen në luftë në Ukrainë. Prokuroria e Perusë nis hetime

May 2, 2026
VIDEO / Zbardhet operacioni në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim dhe 27 kontrolle banesash

VIDEO / Zbardhet operacioni në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim dhe 27 kontrolle banesash

May 2, 2026
Pse Koreja e Veriut po nderon vetëm disa ushtarë të vrarë në luftën në Ukrainë?

Pse Koreja e Veriut po nderon vetëm disa ushtarë të vrarë në luftën në Ukrainë?

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In