• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këngëtarja e njohur italiane braktis vendlindjen për Durrësin, burri bën tatuazh shqiponjën

by Java News
16/01/2024 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikur në vitet 90’ ishin shqiptarët ata që mezi prisnin të kalonin detin për të jetuar në Itali, ndërsa 3 dekada më pas, janë italianët që gjithmonë e më shumë po kërkojnë të jetojnë në Shqipëri.

Të fundit që kanë ndërrmarë këtë nismë janë një çift Italian, të cilët janë dashuruar me Durrësin. Nuk janë një çift i zakonshëm por bëhet fjalë për Viola Valentinon, dikur një këngëtare e njohur në Itali, e martuar me një burrë shumë vite më të re se vetja.

“Sinqerisht do të dëshiroja që pleqërinë time ta kaloja në Shqipëri. E them me gjithë zemër. Kam bërë edhe një tatuazh. Këtë vend e kam shumë në zemër”, tha Francesco Mango, shtetas italian.

Shqipëria prej kohësh tashmë është konsideruar si “parajsa” e italianëve dhe në këtë parajsë kanë mbërritur së fundmi Francesco Mango dhe bashkëshortja e tij Viola Valentino.

Vendi i shqiponjave ka qenë një dashuri me shikim të parë për Francesco-n, që më pas bindi edhe bashkëshorten këngëtare që të shpërnguleshin nga Italia, për t’u vendosur në zonën e plazhit.

“Jam shumë i lidhur me Durrësin, sepse nëna ime erdhi të punonte këtu në ’97-ën, me ndihmat humanitare me ushtrinë. Në Shqipëri për herë të parë erdha në vitin 2005. Ishte dashuri me shikim të parë dhe më pas vazhdova të vij rregullisht. Ndihem shumë mirë. Këtë vend e kam shumë në zemër. Edhe miqve të mi që e dinë që jam këtu, ju flas gjithmonë dhe tani duan edhe ata të vijnë. Jam i bindur që shumë prej tyre do vijnë në pranverë për ta vizituar”, tha Francesco Mango, shtetas italian.

Por sa e vështirë ishte të braktisje vendlindjen dhe si e pritën miqtë e tyre këtë vendim?

“Ishte shumë e vështirë dhe miqtë tanë e pritën me opinione pro dhe kundër. Ka midis tyre që nuk do ta linin asnjëherë Italinë. Ka të tjerë që gjithmonë janë në lëvizje. Unë jam e lirë. Nëse gjatë këtij udhëtimi në botë gjen një vend mikpritës, ku njerëzit janë të mirë, janë pozitivë, ndihesh akoma më mirë. Ndërton një strehë nga e para. Kjo është ajo që po bëjmë unë dhe bashkëshorti im”, tha Viola Valentino, shtetase italiane.

Me profesion këngëtare, Viola rrëfen se kjo përzgjedhje nuk e penalizon aspak as nga karriera e saj artistike, që do të vijojë njësoj si në Itali.

“Aktivitetin tim si këngëtare do ta vazhdoj njësoj si në Itali. Koncerte, televizione nëpër botë, takime me shumë njerëz që më duan. Do të përpiqem të bëj më të mirën. Do të ofroj krijime të ndryshme, që tërheqin vëmendjen, për të më njohur dhe vlerësuar akoma më shumë”, tha Viola Valentino, shtetase italiane.

Por ky nuk është rasti i vetëm. Numri i shtetasve nga Italia që jetojnë në Durrës ka njohur një rritje të konsiderueshme përgjatë viteve të fundit dhe “pikë të forta” për këtë janë klima, deti, njerëzit, por edhe mikpritja shqiptare.

/f.s

Next Post
Kultura u shkri në një ministri me Inovacionin e Ekonominë, Margariti: Krenare për gjithë sa bëmë e që do vijohet

Kultura u shkri në një ministri me Inovacionin e Ekonominë, Margariti: Krenare për gjithë sa bëmë e që do vijohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In