Ajola Xoxa dhe këngëtarja Miriam Cani kanë gati projektin e tyre më të fundit.
‘Po pres me padurim që të gjithë të shohin këtë. Projekt i ri me Miriam Canin. Më në fund jetesova qiellin e natës plot me yje shumëngjyresh që kam patur gjithmonë në ëndërr”, shkruan Ajola në Instagram.
Edhe Miriami ka njoftuar se në 15 nëntor do sjellë projektin e ri muzikor, kënga do të jetë një bashkëpunim me bashkëshortin Albanin.
Kënga do të mbajë titullin “Meteor” dhe do të ketë një videoklip shoqërues, regjisore e të cilit do të jetë Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Për të gjtihë ishte nje surprizë dhe më në fund ato kanë zbuluar një pjesë nga ky realizim. Këngën dhe videoklipin e plotë do të mund ta shohim në 20 nëntor. /b.d