• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këngëtari i njohur: Ermal Meta ka muzikë me ide të thella, pak shqiptarë mund t’a kuptojnë

by Java News
02/06/2018 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtari i njohur Stefi Prifti ka reaguar pas koncertit të kantautorit shqiptar Ermal Meta, në sheshin “Skënderfbej” mbrëmjen e së premtes. Në një shënim në facebook Stëfi thotë se 80 % e shqiptarëve nuk e kuptojnë fare muzikën e Metës, pasi sipas tij është me ide të thella dhe shpesh me tema madhore, pak abstrakte dhe harmoni e stilit italian, larg shijeve të përgjithshme të shqiptareve për muzikën 10 vjeçarin e fundit.
“Nje tmerr, menyra si funksionojne gjerat ne kete vend! A thoni ju, se Ermali u krijua si artist para dy muajsh…! Kush e degjonte Ermal Meten para se te shkonte ne Eurovizion? Shume pak shqiptare – me besoni, se dhe vete ju qe po lexoni kete status jeni koshiente (me veten) c’fare po them…” shkruan Stefi na facebook.

Statusi i plotë i Stefi Priftit:

Mendoj se, muziken e kengetarit shqiptar, rritur ne Itali – Ermal Meta, 80 % e shqiptareve nuk e kuptojne fare..! Muzike me ide te thella dhe shpesh me tema madhore, pak abstrakte dhe harmoni e stilit italian, pra.. per ata qe me kuptojne e komplikuar, por e bukur, larg shijeve te pergjithshme te shqiptareve per muziken 10 vjecarin e fundit…😉

Shumica me duken hipokrite dhe servila.

Nje tmerr, menyra si funksionojne gjerat ne kete vend! A thoni ju, se Ermali u krijua si artist para dy muajsh…! Kush e degjonte Ermal Meten para se te shkonte ne Eurovizion? Shume pak shqiptare – me besoni, se dhe vete ju qe po lexoni kete status jeni koshiente (me veten) c’fare po them…

Une i heq kapelen Ermal Metes, ne radhe te pare si ideator dhe si krijues, njeri me fantazi dhe intelekt te guximshem.

Po Eugen Pushpepen nuk e njihnin shqiptaret? Nuk e dinin qe interpretonte me zerin e tij te vecante dhe talentin e nje rrokeri te spikatur ne Top Chanel dhe c’do jave ne lokale rroku ne Tirane? Pse nuk shkonte kjo mizeria e ketyre “dashnoreve me suste” dhe “simpatizanteve mbas te vjelit”, te pinin nje birre dhe te shijonin koncertet e tij live?

Perseri them – hipokrizi dhe mungese e theksuar e vetedijes! Mungese kulture e frikshme..! Mungese pavaresie mendimi dhe vleresimi! Shume pak ishin fansat e vertete, qe dinin te cmonin kete talent Shqiptar, pa shkuar ne Eurovizion!

Sa talente te tjere dalin nga kjo toke e bekuar, por kurre nuk marrin vleresimin e duhur ne kete vend! Jo…! Duhet te shkojne jashte, te vleresohen ne Europe apo ne Bote dhe pastaj e dime ne…! Te gjithe ishim shoke apo miq te ketij apo asaj..! Dhe kjo nuk ndodh vetem ne muzike.

Fenomen shqiptar!

Kam edhe nje shembull tjeter qe e kam perjetuar vete.

Sopranoja e famshme Ermonela Jaho.

5-6 muaj, para se te merrte nje titull nderi nga kryeministri, beri nje koncet ne Universitetin e Arteve ne Tirane. Ne mos gabohem ka qene Nentor! Une dhe familja ime ne salle, te ftuar nga pedagogia e nderuar e kantos Suzana Frasheri, njekohesisht pedagoge qe inspiroi dhe per 4-5 vite i dha mesim Ermoneles. Mbase nuk do me besoni (kjo eshte arsyeja qe citova emrin e profesoresesh), por e verteta e pabesueshme per mua dhe natyrisht per Ermonela Jahon dhe nje tenor shume i njohur austriak, ishte salla me aq pak njerez..! E pabesueshme!

Mbas disa muajsh e dekoroi kryeministri i vendit Edi Rama. Nuk gjeje bilete ne TOB…!

Si mund te ndodhin te tilla paradokse ne kete vend? Ku jane profesionistet e fushave perkatese? Ku ishin pedagoget, studentet apo gjithe artistet per te degjuar Ermonelen pa u dekoruar?

Turp!

Jemi akoma shume te varur nga “prijesat”! Edhe lirine e te menduarit e kemi te kufizuar! Ose, me keq akoma! Nuk ka kritike arti! Ka shume pak profesioniste te vertete dhe te pavarur…! E theksoj.. TE PAVARUR nga politika dhe interesa ekonomike, qe per fat te keq ndrydhin dhe nenshtrojne intelektualet me nje veshtrim venger…

Une mendoj se keto jane disa te verteta qe dhembin shume, jo vetem per ata qe nuk flasin, por edhe per mua qe shkrova keto rreshta…

ma.me

Next Post
Dosja “CEZ”, hetimet shtrihen në Kosovë dhe Francë

Dosja "CEZ", hetimet shtrihen në Kosovë dhe Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In