• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këngëtarët shqiptarë të Kosovës që performojnë në Amerikë

by Java News
22/09/2017 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë vjeshtë, të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në New York apo gjenden atje për vizitë, kanë një arsye më shumë për të shkuar në koncerte.Artistët më të njohur shqiptar në Amerikë janë në turne dhe keto jane datat kur ata do të mbajnë koncert në Nju Jork, një vend ku komuniteti shqiptar është mjaft i madh.

Më 20 shtator, reperi i njohur G4SHI ka mbajtur koncert në Brooklyn të NY, në eventin “The Genius of Rap Caviar”. Ndërsa atë e pret edhe një koncert tjetër më 21 tetor në “Shoreline Amphitheatre”, në Kaliforni në kuadër të “Rolling Loud Festival”, një festival i cili i kushtohet muzikës Hip Hop, pra një zhanër që G4shi e kultivon, madje shquhet si një nga hip hop artistët më të mirë.

Siç dihet, G4shi, së fundmi ka nënshkruar kontratë me labelin e njohur “Roc Nation”, pas shumë ofertave që kishte nga kompani të ndryshme muzikore dhe tashmë ka zgjedhur shtëpinë e njohur të udhëhequr nga Jay Z. Këngëtari është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat pritet t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm, raporton Express i KTV-së.

Më 12 tetor, Njomëza mban koncert në Brooklyn tek “Baby’s All Right”, një bar mjaft i njohur atje. Njomëza këngëtarja me prejardhje shqiptare, tash e tre vjet po ndërton karrierë muzikore në Amerikë dhe është pjesë e kompanisë muzikore, “REMember Music”. Njomëza ka lindur në Chicago të Amerikës, nga prindër shqiptarë.

Ajo ka nisur të këndojë në moshën pesë vjeçare ndërsa në moshën 14 vjeçare ajo e formoi bendin muzikor “Scarlett”. Ajo gjithashtu njihet për bashkëpunim me Scrillex. Ka vetëm dy ditë që këngëtarja e ka publikuar videon e këngës, “Sad For you”, një këngë prej EP me të njëjtin titull. Me këtë video po tregon se nuk vjen me si “e re” në tregun muzikor, por si një artiste e kompletuar.

Me 6 nëntor, Bebe Rexha mban koncert në Manahttan, tek Terminal 5. Në këtë koncert shiten dhe bileta VIP ku keni mundësi ta takoni dhe të bëni foto me Beben. Këngëtarja do të performojë edhe në Las Vegas në një koncert ku do të interpretojnë edhe yjet të tjerë si, Coldplay, The Weeknd, Lorde, Kings of Leon, Pink, Miley Cyrus dhe Big Sean, David Guetta etj.

Më 24 nëntor, Dua Lipa, mban koncert po ashtu në Manhattan. Këngëtarja po vazhdon të qëndrojë në maje të toplistës Billboard. Ajo e kryeson grafikun e artistëve në zhvillim për të dytën javë rresht. E lumtur nga ky fakt, Dua ka shpërndarë këtë status me një falënderim të veçantë. Kujtojmë që këngëtarja shqiptare, ka arritur ti kryesojë top listat në Britani të Madhe me këngën e saj të fundit “Neë Rules”.

Dua Lipa, ylli i ri në botën e muzikës, së fundi është bërë edhe imazh ekskluziv i fushatës reklamuese të koleksionit vjeshtë/dimër 2017-2018 të markës së njohur “Patrizia Pepe”. Përmes një video të publikuar mbrëmë, Dua shfaqet mjaft joshëse dhe me shumë stil, e veshur nga brendi Patrizia Pepe.

Po në këtë video reklamuese Dua e këndon edhe këngën “Bang Bang”, këngë kjo e krijuar nga Dua ekskluzivisht për brendin e njohur amerikan. (b.an)

Next Post
Detajet/ Si u përgjuan gjobëvënësit derisa u siguruan provat, dëshmitë e tregtarëve nuk i ndihmojnë

Kapet në Durrës i dënuari me 10 vite burg në Itali për vjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In