• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Këngët e mia kanë fjetur 20 vjet”, Mimoza Ahmeti zbulon projektin e ri muzikor

by A R
06/07/2026 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtarja dhe poetja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Aldo Morning Show”, këtë të hënë, më 6 korrik për të folur mbi ndarjen mes artistit dhe veprës së tij. Ajo bëri të ditur se fakti që publiku është fokusuar më shumë te figura e saj si personazh publik sesa te krijimtaria, e ka ndikuar edhe pse ky është një raport që vazhdon të diskutohet.

“Me këto debatet online, fjala është në kohën ‘tani’ dhe mua më shumë më njohin për të gjitha fjalët që kam thënë nëpër intervista në kohën ‘tani’, sesa ma njohin veprën.

Por do bëj diçka dhe unë, jam në përpjekje më një uebsajt që m’u ofrua falas nga jashtë që do të hapet, për të futur të gjitha botimet e mia dhe për t’i kaluar në shitje eletronike që lexuesit t’i aksesojnë lirshëm.”

Shkrimtarja zbuloi gjithashtu se po rikthehet edhe në muzikë. Ajo tregoi se është duke punuar për një projekt të ri muzikor dhe nuk përjashton mundësinë që pas tij të sjellë edhe këngë të tjera.

“Këngët e mia kanë fjetur gjumë nga 20 vjet. Tani po bëj një këngë me Bujakën, kemi bërë provën e parë në Durrës dhe u kënaqëm shumë. Jemi duke mbyllur dhe videokipin dhe pastaj do shohim mos bëjmë dhe nja dy këngë të tjera. Këngët e vjetra duhet t’i hedh në Youtube dhe të fillojnë të aksesohen.”

Në fund të intervistës, Ahmeti theksoi se çdo vepër mbart brenda saj kritikat që lindin natyrshëm, dhe shtoi se, në ditët e sotme, çdo krijim ka nevojë edhe për një element që ta bëjë të dukshëm për publikun.

“S’po marr unë publicitet asnjëherë. Poezitë e mia kanë marrë çmimin e parë në Sanremo që në ’98 që ishte festivali i parë ndërkombëtar i poezisë Sanremo, e mora unë, para Anna Oxa-s. Nuk e kemi të flasim për njeriun apo artistin, problemi del në vepër. Veprat e mëdha janë vepra intime dhe vepra që nuk godasin grupe, persona apo individë të caktuar.”

Next Post
Shqipëria në BE për 5 vite? Dritan Hila: Premtimi realist, është në dorë të Bashkimit Europian

Mes dilemës rezervat kafshësh dhe njerëzish apo komb modern

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com