• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kënga e Ronelës skandaloze, kishte vetëm ulërima”/ Robert Aliaj: Paraqitja më e dobët që kemi pasur në Eurovision

by Java News
11/05/2022 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Performanca e këngëtares Ronela Hajati, ishte paraqitja me e dobët që ka pasur Shqipëria ndonjëherë në Eurovision. Kështu thotë artisti dhe këngëtari i njohur Robert Aliaj Dragot, i cili nuk i ka kursyer aspak kritikat mbi paraqitjen e këngëtares mbrëmjen e kaluar, e cila nuk arriti as të paraqitej në finale.

Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, këngëtari tha se kënga e Ronela Hajatit ishte skandaloze, e për të nuk kishte këngë, por vetëm një ulërimë. Aliaj tha se performanca ishte e denjë për club striptizmi, duke shtuar së qëllimi i vetëm ishte provokimi, që edhe ai nuk u arrit.

‘Performanca ishte skandaloze fare, nuk u zhgënjeva fare, e prisja. Aty vetëm u ulërit, kishte ulërima skandaloze! Nuk mund të kuptoj se si mund të quhet këngë, një ulërimë e tillë. Kënga është komunikim me tingujt. Pastaj nuk u zhgënjeva edhe për faktin se nuk u kualifikua. Kjo ishte paraqitja më e dobët që kemi pasur ndonjëherë në festivalin Evropian. Nuk e merr njeri për këngë festivali atë. Festivali Evropian është një festival familjar. Ky nuk është një problem që ka të bëjë me standardin e  komunikimit. Po flasim për nivelet artistike dhe mënyrën si komunikojmë. Ka përgjegjësi të cilat, mesa duket ne nuk i kemi, janë injoruar krejtësisht. Është në limitet e shëmtimit edhe paraqitje fizike. Çdo gjë ishte jo e gjetur, dhe ishte bërë me qëllim për tu provokuar. Kërkohej një ngacmim, por nuk ishte ky ngacmimi artistik, qëllimi i artit është të ngacmojë, reflektimin dhe mendimin e njerëzve, pro jo me një kërcim tëerk, pasi bëhet në klube striptizmi. Duhet shumë klas, më mirë është të tregojmë se jemi një vend i varfër dhe me probleme pafund, por ama që ne mund të kemi artistë të mirë dhe të mençur kjo nuk duhet të na mungojë ne sepse nuk mungojnë.’- tha Aliaj.

Por për këngëtarin, Robert Aliaj, faji nuk është i këngëtares, por i atyre që e zgjodhën që të përfaqësojë Shqipërinë.

‘Korrupsioni në art është gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhë. Kjo është demotivuese për shumë artistë, sepse e dinë se nuk do të fitojë. TVSH ka nevojë për një reformim shumë serioz. Duhet të ndodhe diçka me RTSH-në. Performanca ka ardhur që nga zgjedhja, faji nuk është i këngëtares, por i atyre që e zgjodhën. Duhet të mbizotërojë meritokracia dhe jo nepotizmi. TVSH duhet të ketë politikat e veta absolute dhe të panegocueshme.’- u shpreh Aliaj.

g.kosovari

Next Post
“SPAK ta hetojë”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Është në panik të jashtëzakonshëm

“SPAK ta hetojë”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Është në panik të jashtëzakonshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In