• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi zemër për të dashur dhe duar për të shërbyer”, Rama përshkruan Procesin e Rindërtimit me fjalët e Nënë Terezës

by Ardit Rada
04/09/2020 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kemi zemër për të dashur dhe duar për të shërbyer”.
Kryeministri Rama ka zgjedhur kështu fjalët e Nënë Terezës për të përshkruar përpjekjen e qeverisë shqiptare që synon të kthejë në shtëpi më të forta shqiptarët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Teksa foli nga Kryeministria, gjatë çeljes së ekspozitës me tre letra origjinale dorëshkrime të Nënë Terezës, Rama u ndal në procesin e rindërtimit, që siç tha ai, është një proces që u shërben asaj kategorie njerëzish për të cilët fliste edhe Nënë Tereza, ata që jetojnë në një anonimat dhe që keqpërdoren shpesh për të sulmuar, për të bërë audiencë, për të baltosur përpjekjet e mira që bëhen.

Po për këtë proces, Rama rikujtoi fjalët e Shën Terezës: “Ndiz një qiri para se të mallkosh errësirën”.

“Dua të kthehem pikërisht te ky thelb në funksion të asaj që sipas meje është një nga burimet më të mrekullueshme të frymëzimit për këdo që e ndjen nevojën për të lënë një gjurmë në rrugën e jetës së tij, në fjalët e saj kuptimplota: Në vend se të mallkosh errësirën më mirë ndiz një qiri. Dhe faktikisht është një fjalë që më jehon shpesh dhe sidoemos në momentet kur duket sikur të ndezësh një qiri, domethënë të bësh diçka, është pak në krahasim me shumëcka që duhet bërë, por në fakt është hap pas hapi, që shkohet drejt shumëçkaje dhe është e vetmja gjë me vend që mund të bësh në vend se të merresh me errësirën që pengon çuarjen përpara të atyre shkëndijave të dritës që pastaj krijojnë më shumë vend për dritën”, tha Rama.

“I tillë është dhe procesi rindërtimit që ne po bëjmë, ku çdo ditë po vendosim tulla, po ngremë mure shtëpish për njerëzit e prekur nga fatkeqësia e 26 nëntorit, dhe duke i parë nga afër, duke e prekur nga afër jetën e tyre sheh që në një pjesë jo të vogël janë ajo kategori njerëzish të cilëve iu referohej Nënë Tereza, ajo kategori që jetojnë në një anonimat larg asaj që zhvillohet përditë para syve të të gjithë atyre që kanë më shumë mundësi se ata, ajo kategori që keqpërdoret shpesh për të sulmuar, për të bërë audiencë, keqpërdoret për të baltosur përpjekjet e mira që bëhen, sado të pamjaftueshme qofshin ato”, shtoi Kryeministri.

Ekspozita e çelur sot në COD në vigjilje të përvjetorit të shenjtërimit të saj, përmban tre dorëshkime, të tre letrave të cilat i drejtoheshin Ramiz Alisë, me qëllim ardhjen dhe çeljen e misionit të saj në vendin tonë, në një prej të cilave Nënë Tereza shkruan shqip, çka sipas Ramës, rrëzon edhe dyshime të shprehura nga studies të caktuar, të kthyera në argumenta banalë, lidhur me gjuhën e parë dhe amtare të Nënë Terezës, sipas të cilëve ajo nuk ka shkruar më kurrë shqip.

Kryeministri zgjodhi për të cituar edhe dy pasazhe nga letra shqip e Nënë Terezës.

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”.

“Unë ja kam dhan “besën a shqiptarit” Zotit me prue dashni and pagjë mbi gjithë botën”.

Next Post
Ju rrëfej fitoren e madhe që arriti opozita shqiptare!

Oferta “e re” e opozitës sonë të vjetër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com