• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kemi zbuluar materialin që ndjen dhe mendon”/ Shkencëtarët në SHBA: Kryen funksionet e trurit të njeriut

by Java News
24/08/2022 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët thonë se kanë krijuar një material që është në gjendje të “mendojë”. Studiuesit nga Penn State dhe Forcat Ajrore të SHBA-së u mbështetën në kërkime që shtrihen në vitin 1938 duke shfrytëzuar përpunimin e informacionit mekanik dhe për ta integruar atë në një formë të avancuar të materialit.

Teknologjia bazohet në qarqe të integruara, të cilat zakonisht mbështeten në gjysmëpërçuesit e silikonit për të përpunuar informacionin në një mënyrë që është e ngjashme me rolin që luan truri në trupin e njeriut. Ekipi hulumtues zbuloi se qarqet e integruara të afta për të kryer detyra llogaritëse mund të arriheshin duke përdorur “pothuajse çdo material” rreth nesh.

“Ne kemi krijuar shembullin e parë të një materiali inxhinierik që mund të ndiejë, të mendojë dhe të veprojë në të njëjtën kohë mbi stresin mekanik pa kërkuar qarqe shtesë për të përpunuar sinjale të tilla,” tha Ryan Harne, profesor i asociuar i inxhinierisë mekanike në Penn State.

“Materiali i butë polimer vepron si një tru që mund të marrë një zinxhir informacionesh që më pas përpunohen, duke rezultuar në sekuenca të reja informacioni dixhital që mund të kontrollojnë reagimet”, shprehet ai.

Materiali funksionon duke përdorur qarqe të rikonfigurueshme që mund të marrin stimuj të jashtëm dhe ta përkthejnë atë në informacion elektrik që mund të përpunohet për të krijuar sinjale dalëse.

Ekipi demonstroi aftësitë e materialit duke e bërë atë të kryente aritmetikë komplekse, por mund të përdoret gjithashtu për të zbuluar frekuencat e radios për të komunikuar sinjale drite për aplikacione si sistemet autonome të kërkim-shpëtimit.

Ai mund të përdoret edhe në materiale bio-hibride që mund të identifikojnë, izolojnë dhe neutralizojnë patogjenët në ajër.

Tani shkencëtarët shpresojnë ta zhvillojnë materialin deri në atë pikë sa të mund të përpunojë informacionin vizual në të njëjtën mënyrë siç ndjen sinjalet fizike.

“Aktualisht jemi duke e përkthyer këtë në një mjet ‘të parit’ për të shtuar ndjenjën e ‘prekjes’ që kemi krijuar aktualisht,” tha profesor Harne.

g.kosovari

Next Post
“E paska gjetur godinën e spitalit të vet në Vlorë”/ Mero Baze ironizon Metën, pasi Blushi publikoi foton e psiqiatrikut

"Tani e kuptova pse Monika nuk e ka ndryshuar mbiemrin dhe nuk u bë 'Zonjë e Parë'”/ Ironia e Mero Bazes: S’ka ditur kë të zgjedhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In