• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi parë ferr me sy”/ Vjosa Osmani për CNN: Kusht për avancimin e raporteve me Serbinë, është drejtësia për viktimat e luftës

by Ardit Rada
12/02/2021 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një intervistë të gjatë për televizionin prestigjioz botërorë CNN, ku u ndal ndër të tjera tek zgjedhjet e 14 shkurtit. Në një lidhje “Skype” për gazetaren CNN, Christiane Amanpour, Osmani tregoi se Albin Kurti, ka të gjithë vullnetin për të biseduar me Serbinë, por me kushtin që të vendoset drejtësi për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës.

“Ne edhe formalisht do të fitojmë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ka qenë një dekadë e vështirë për ne. Ne kemi arritur me mbështetjen e ShBA-së të kemi njohje të shumta. Serbia pavarësisht krimeve në luftë, ende mohojnë, parakusht për ne është që të kemi drejtësi për vrasjet e njerëzve. Asnjë nga kriminelët nuk është dënuar. Kur të përfundojnë zgjedhjet unë dhe z. Kurti do të shfaqim vullnetin për të biseduar me Serbinë, por bota ka parë të vërtetën e luftës. Ne duam të lëvizim përpara, sepse njerëzit tanë e meritojnë këtë, por parakusht është që të vihet drejtësia në vend”, ka thënë Osmani.

Presidentja nënvizoi ndër të tjera pritshmëritë në zgjedhjet e 14 shkurtit

“Nëse pyesni njerëzit e Kosovës ata identifikojnë dy probleme: luftimin e korrupsionit dhe vendet e punës, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë. Ne duhet ta ndryshojmë mentalitetin e qeverisjes dhe ne do ta bëjmë këtë posa të kryhen zgjedhjet. Idetë tona janë për të investuar në burime njerëzore si dhe Veting-u në sistemin e drejtësisë. Njerëzit janë përpjekur për të ikur nga Kosova, është obligim i ynë që të krijojmë perspektivë për të rinjtë ku është drejtësia për të gjithë dhe ku njerëzit trajtohen njëjtë”, tha Osmani.

Gjatë intervistës Vjosa Osmani u pyet për periudhën e luftës, më konkretisht për vitet 1998-1999. Ajo tha se gjatë atyre viteve kanë parë “ferrin me sy”, por shtoi se SHBA-ja i ka qëndruar pranë dhe e vlerëson maksimalisht rolin e tyre në çlirimin e Kosovës.

“Sikur të gjithë kosovarët unë jam rritur në një vend ku nuk jemi lejuar të flasim gjuhën tonë dhe të punojmë në vendet tona të punës. Gjatë luftës ne kemi parë ferrin me sytë tanë pasi njerëzit tanë janë vrarë para syve tanë, ShBA-ja na ka qëndruar pranë në kohët më të vështira dhe për këtë kosovarët janë përherë falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk duam që të mbahemi mend vetëm si sinonim i luftës dhe korrupsionit ne kemi njerëz të rinj që kanë potencial të madh”, ka thënë ajo.

Në përfundim të intervistës, presidentja u pyet për Hashim Thaçin. Osmani theksoi se beson shumë në drejtësinë ndërkombëtare dhe shtoi se të gjithë në Kosovë janë koishientë për krimet që Serbia ka kryer në vend.

“Ai është në Hagë, ne besojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe ne besojmë në të vërtetën e vetme që Serbia ka kryer krime në Kosovë. Kosova do të pres që Gjykata Speciale të përfundojë punën, por siç thashë e vërteta nuk mund të ndryshohet”, është shprehur Osmani./a.p

Next Post
Dhjetë blofet elektorale të PD dhe faktet për arsimin parauniversitar

Dhjetë blofet elektorale të PD dhe faktet për arsimin parauniversitar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In