• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi një mision”, Basha mesazh qytetarëve nga makina: Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve!

by
16/04/2021 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesazhet ndaj qytetarëve nga makina apo telefonatat me kandidatët janë një rutinë e kryeministrit Edi Rama, por që së fundi është kopjuar nga kreu i PD Lulzim Basha.

Mbrëmjen e sotme, Basha përmes një video të shpërndarë në “Facebook” duke udhëtuar me makinë kishte një thirrje për të gjithë qytetarët përfshirë dhe socialistët. Kreu i PD tha se misioni është i përbashkët, dhe se nëse i jepet besimi, do të jetë kryeministër i të gjithëve, pa dallim.

“Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, ne jemi një komb, një familje, ne përballemi me të njëjta probleme, ne të gjithë bashkë kemi një mision, një dëshirë, një aspiratë, ta bëjmë të ardhmen e fëmijëve tanë më të mirë. Unë ju garantoj se do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ne do të kujdesimi për të gjithë”, deklaroi Basha..

Lideri demokrat njoftoi se nesër do të ketë një tur të gjatë nga Saranda në Tropojë.

“Jam rrugës për në Sarandë dhe nesër do të nis një tur nga Saranda. Do të vazhdojë nga Jugu në Veri, nga Sarandë në Tropojë. Është diçka që mezi po e pres, do të jetë një ditë shumë e gjatë por do të jetë shumë e bukur” tha ai.

Ndërkaq shprehet se ka zhvilluar takime me qytetarët gjatë këtyre ditëve dhe se vë re se të gjithë janë çuar në këmbë për të ndryshuar vendin.

“Do të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka shumë nevojë. Shpresa është afër dhe është tashmë çështje ditësh. Është në dorën tuaj, kushdo jeni, i moshuar, burrë, grua, fëmijë. Rama ka dështuar totalisht, sikur nuk kishte qeveri. Aleanca për Ndryshim do të fitojë dhe nuk hapim derën për atë që nuk bëri asgjë. Rreziku i madh është tjetër mandat 4-vjeçar me një kryeministër që dështoi në çdo fushë. Votoni numrin 9 për të ardhmen, për Shqipërinë që fiton”, u shpreh Basha./ b.h

Next Post
“Bërtet hajduti kapni hajdutin”, Rama: Shprehje që i shkon përshtat Metës! Tërmet do ta bëjmë në Vlorë, e them sërish

"Bërtet hajduti kapni hajdutin", Rama: Shprehje që i shkon përshtat Metës! Tërmet do ta bëjmë në Vlorë, e them sërish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
Skemë kondrabande në Kapshticë dhe Kakavijë, detyrime dhe penalitete nga kontrolli mbi 4 milion lekë

Skemë kondrabande në Kapshticë dhe Kakavijë, detyrime dhe penalitete nga kontrolli mbi 4 milion lekë

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com