• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kemi nevojë për përforcime”/ Ngriti Italinë në këmbë pasi u arratis nga burgu, asnjë gjurmë nga Edison Pula

by Java News
13/06/2022 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjë gjurmë nga Edison Pula, i cili u arratis nga burgu i Trevisos më 9 qershor, rreth orës 5 të mëngjesit. Së bashku me dy shqiptarë të tjerë, prenë hekurat e qelisë me një sharrë dhe zbritën poshtë me çarçafë. Por “ëndrra” e dy shqiptarëve të tjerë zgjati shumë pak, pasi u kapën menjëherë.

Ndërsa “mjeshtri i arratisjeve”, Edison Pula arriti të kapërcente murin dhe të zhdukej pa lënë gjurmë.

Alberto Quagliotto, drejtori i burgut,  dëshirn të ketë një panoramë të qartë se si ka ndodhur  I gjithë plani dhe për këtë arsye ka nisur një hetim të brendshëm për të saqruar  disa aspekte të historisë që duken të mbuluara me mister.

Si mundi Pula të merrte sharrën me të cilën preu hekurat?

A ishte në gjendje krimineli të mbështetej në një rrjet brenda burgut? Noshta po.

Ka dyshime të forta se 27-vjeçari, tashmë i kërkuar nga të gjitha forcat e policisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ka përdorur një ose më shumë bashkëpunëtorë që do ta kishin shoqëruar me makinë larg Trevisos dhe ndoshta nga Italia.  Nga ana tjetër, Quagliotto ka nisur një apel për administratën e burgut që të mund të ketë përforcime  (stafi është 18% më i ulët se sa duhet), pikërisht për të parandaluar atë që Edisoni arriti të bënte, të arratisej.

Aleanca mes kriminelëve shqiptarë dhe “Ndrangheta” për të çliruar Pulën

“Asnjë nënvlerësim i të burgosurit të rrezikshëm shqiptar Edison Pula, 27 vjeç, i arratisur nga burgu Treviso (dy të tjerë u gjetën falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë së burgjeve). Krimi shqiptar ka qenë prej kohësh aleat në veri me “Ndrangheta” dhe klanet mafioze për të menaxhuar trafikun e drogës dhe prostitucionit dhe ka treguar një “hap cilësor” dhe egërsi duke ngjitur komandën mbi territore”.

Kështu ka thënë sekretari i përgjithshëm i S.PP. – Sindikata e Policisë Penitenciare – Aldo Di Giacomo, për të cilin “pyetjet që duhen bërë në këto orë kanë të bëjnë me atë se kush mundi të ndihmonte kriminelin shqiptar tashmë subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar për t’u fshehur. Në një qytet të vogël si Treviso, të paktën teorikisht, kërkimi duhet të jetë më i lehtë.”

Të dhënat e siguruara nga Departamenti i Administratës së Burgjeve vërtetojnë, në periudhën dyvjeçare 2019-2020, praninë e pak më pak se 2 mijë të paraburgosurve shqiptarë (2402 në 2019, 1956 në 2020) me një incidencë prej 4% në numrin total të subjekte të kufizuara dhe 12% vetëm për të huajt.

“Dhe pikërisht në burg – vijon Di Giacomo – ndërtohen lidhjet mes klaneve dhe rekrutimi i filialeve të reja si dhe mbajtja gjithmonë e gjallë e lidhjeve, sidomos telefonike, me territoret”./abcnews

g.kosovari

Next Post
“E qëlloi trupin e pajetë me shuplakë dhe e shau”, detaje të tjera nga dëshmitë për vrasësin e Nevila Pjetrit

“E qëlloi trupin e pajetë me shuplakë dhe e shau”, detaje të tjera nga dëshmitë për vrasësin e Nevila Pjetrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In