• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kemi më shumë nevojë për festivale…

by A R
25/09/2023 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Situata politike, ngjarjet e ditëve të fundit në disa qytete të vendit, (apo edhe në Kosovë) nxisin nevojë e rreshtimit  dhe ndryshimit të tabllosë. Qytetarët shqiptarë, ndoshta kanë nevojë të ç’tensionohen, të kthehen nga qetësia, harmonia, e qeshura, e bukura, duke alternuar hallet dhe problemet e ditës me spaktakle, koncerte, festivale… Prej vitesh, Elbasani mbetet qyteti i festivaleve.

Brënda këtij viti në qytetin e ballakumeve dhe luleve, janë shfaqur dhe pritet të shfaqen deri në 31 Dhjetor 2023, edhe katër Festivale Kombetare dhe Nderkombetare, si ai i Ditës së Verës, i Teatrove Kombetare , i FestFolk me pjesëmarrje nga vendi dhe Europa, Festivali  Kombetar i Harqeve, ku marrin pjesë orkestra nga 5 qytete të Shqipërisë dhe Mjeshtra të Muzikës nga Greqia.

Dy drejtuesit e Festivalit të rradhës, atij të Orkestrave dhe Harqeve , Klinsi Lala drejtori Teatrit “Skampa” dhe Mjeshtri i Madh Blerim Narazani, nuk fshehin risinë dhe suksesin që Qendra e Artit dhe Kulturës e qytetit, kanë arritur me spektakle të tilla. Nën kujdesin e Bashkisë dhe kryetarit Llatja, Qendra e Artit  dhe Teatri  “Skampa” Elbasan, kanë thyer monotoninë  e qytetarëve, larg mërzisë dhe skenave të lodhshme të politikës, duke mbushur sallën me spaktatorë. Në Bashki dhe Qendrën e Artit pranë Teatrit “Skampa”, ka projekte  të rëndësishme kulturore. Duke punuar në grup, drejtori Q.A. Klinsi Lala, ka arritur të marrë vëmëndjen e qytetarëve të çdo moshe, me shfaqjet dhe festivalet e organizuara.

Salla e Teatrit “Skampa”, është e pamundur të gjendet bosh. Aktorë, regjisorë, skenaristë, artistë, instrumentistë, drejtues orkestrash dhe teatrosh nga vendi dhe Rajoni, zgjedhin bashkëpunimin e tyre me Teatrin “Skampa”, si i vetmi institucion artistik që promovon dhe inkurajon talentet e reja. Interesimi qytetar për dramën, komedinë, festivalet, muzikën popullore dhe atë instrumentale, ka rritur optimizmin dhe shpresën për jetën, dhe pse jo, edhe për  të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Shkolla e Mesme Artistike “Onufri” në Elbasan prej 40 vitesh, mbetet model i arsimimit dhe perfeksionimit të telenteve të reja. Janë pikërisht mësuesit dhe profesorët e muzikës dhe Artit Skenik, ata që gërshetojnë mrekullisht punët dhe projektet për të sotmen dhe të ardhmen e talenteve të reja. Shkollat  9- vjeçare dhe ato të mesme, janë një burim i madh prurjesh drejt përzgjedhjeve të elementëve të rinj. Vëmëndja ndaj artit muzikor dhe atij skenik, janë prioritete të Bashkisë Elbasan, ndaj dhe Qendra e Artit dhe Drejtoria e Teatrit “Skampa” nuk rresht së njoftuari qytetarët për spaktakle dhe festivale.

“Atje ku ka muzikë, ka jetë, atje ku bëhet art, ka kulturë”- thotë një prej kompozitorëve me famë botërore Robert Schumann. Ndoshta kjo është arsyeja pse qytetarët, duhet ti kthehen  muzikës, teatrit, festivaleve, për ti dhënë tjetër frymëmarrje jetës së përditshme, larg zymtësive që sjell “vardisja” dhe interesimi  ndaj politikës.

Next Post
‘Moskovitët’ e Tiranës janë mërzitur për negociatat me BE, prisni dhe shikoni

Ku mund të fitohet sot me Saliun në Shqipëri?

Comments 1

  1. Rita says:
    2 years ago

    Bravo elbasani
    Keshtu vazhdoni

    Reply

Leave a Reply to Rita Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com