• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kemi mbetur te vrima e çelësit!

by Denis Dyrnjaja
21/05/2022 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Denis Dyrnjaja
Ky përkufizim më shkoi në mend ndërsa ndjek prej kohësh interesin dhe reagimin për dy lloje lajmesh nëpër mediat online dhe jo vetëm. Njëri lajm që mbizotëron masivisht, u nda apo u bashkua Donaldi me Borën dhe tjetri është një telenovelë që sapo ka nisur me ngjarje kriminale të kryera nga një i dyshuar si vrasës me pagesë dhe pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Mjafton të hapësh Facebook dhe dukshëm kupton se dominojnë këto dy tema. Bora Donaldi u takuan, nuk u takuan?! U panë, nuk u panë?! Folën, nuk folën?! Çfarë folën dhe sa larg apo afër ishin kur folën e kështu pa fund çdo segment i jetës së dy njerëzve qofshin këta edhe persona publikë, shndërrohet në një fetish shoqëror pa limit. Portalet ndjejnë se ka një etje publike te marrë për të parë nga vrima e çelësit dhe nuk hezitojnë që ato (pra mediat online) të shndërrohen në një vrimë çelësi ku qindra mijëra shqiptarë shikojnë marrëdhenien e dy personave, jetën e tyre private kryesisht atë erotike. I njëjti epsh publik edhe për ngjarjet kriminale. Etje për ndodhi me vrasje, grabitje, eliminime fizike e zhdukje të njerëzve. Portalet publikojnë copëza ngjarjesh të shkëputura nga dosjet hetimore që i serviren publikut si ushqim, duke harruar ose moskuptuar, që në fakt ky ushqim është helmi shoqëror dhe mental. Është mënyra për të mbajtur të pengmarrë një shoqëri, në robërinë e saj mendore për t’u dëfryer me aventurat seksuale të të tjerëve dhe ekstazën kolektive për të lexuar e komentuar ethshëm ngjarjet kriminale, ku pasojë jemi vetë ne individët e kësaj shoqërie, pra të impresionohesh sikur po sheh një film aksion në Netflix, kur ndërkohë jemi vetë aktorë real në këtë telenovelë me kosto njerëzore e shoqërore. Në Italinë e para viteve ’90, mafia kontrollonte shoqërinë dhe një pjesë të shtetit pemës korrupsionit, por populli as nuk u nënshtrua, as nuk ndenji si spektator i etur për adrenalinë mediatike që i vinte nga shkrimet e mbushura me histori rozë dashurish të kohës, apo ngjarjet kriminale të grupeve mafioze. Dhe bëhet fjalë për mafien më të egër në nivel botëror. Është fjala për Toto Rinën, bosin e bosëve mafiozë të Italisë, tmerrin e disa dekadave. Por italianët si shoqëri nuk mbetën ulur në divanë e lokale për të këqyrur përmes televizioneve, sesi bëheshin mish për top nga mafia dhe krimi. Si një shoqëri me impuls, ndjeshmëri shpirtërore e përgjegjshmëri për veten, të ardhmen dhe jetën e fëmijëve të tyre, ata i çoi instinkti në rrugë, në protesta me një motiv të pathënë, por të nënkuptuar heshturazi. Duam drejtësi dhe qetësi! Ky nuk ishte shteti i tyre, ky nuk ishte vendi i tyre, vendi ku vriteshin gjykatës e prokurorë (vrasja e Falcones e kolegut të tij Borselino) dy emblema të drejtësisë italiane që vunë mafien me shpatulla në mur. Italianët te lodhur, të dërmuar madje edhe të frikësuar nga potenca dhe prezenca e mafies, nuk u stepën të kërkonin paqen sociale të marrë peng nga krimi, nuk u stepën të kërkonin drejtësi, pavarësisht sesa e korruptuar ishte politika edhe atje. Në Shqipëri është një tablo e ngjashme si ajo e Italisë së viteve ’90, por me një reagim tjetër. Askush nuk shqetësohet për këtë situatë kriminale që na rrethon. Ata, pra kriminelët, vrasësit me dhe pa pagesë janë mes nesh. Prej vitesh heqin qafe kë të duan, ku dhe si te duan. Kushdo për ta nuk është asgjë ska asnjë vlerë, ndërsa për shtetin është numra dhe statistikë që figurojmë ose gjallë ose vdekur në gjendjen civile. Drejtësia për vite me radhë ose ka heshtur ose është shtrembëruar. Gjykatësit dhe prokurorët janë pasuruar njësoj si vrasësit me pagesë. Ata kanë vrarë viktimat për herë te dytë, kur kanë marrë ryshfet për të mbyllur dosje, ulur apo ndryshuar vendime e dënime. Sa më shumë ngjarje zbardhen, aq më shumë kuptohet që policia është e pafuqishme në rastin më të mirë ose bashkëpunëtore me veprime ose mos veprime në rastin më te keq. Policë të implikuar në veprimtari kriminale duke ndihmuar me informacion grupet kriminale, apo duke dekonspiruar aksionet për kapjen e dërgimin e tyre para drejtësisë. Pra shteti në një kuptim a në një tjetër, ka falimentuar prej dekadash, ndërsa e gjitha duket si një film që luhet diku tjetër, jo në përditshmërinë tonë. Përditshmëria jonë është të dimë me kë fjeti Donaldi me Borën, apo me Trixën?! Dhe të habitemi, madje edhe te mahnitemi sesa është sofistikuar krimi, kur dëgjojmë apo lexojmë lajme për vrasje, gjoba, grabitje apo rrëmbime. Jemi bërë njësoj si ato rastet, ku të qëllon të jesh pjesë e atij grupi njerëzish që rastis në ndonjë sheshxhirim të ndonjë filmi aksion dhe habitesh ose dhe mahnitesh me sekuencën që po luhet aty, vetëm se nëse në sheshxhirim janë aktorë që vriten në lojë kinematografike, ndërsa në jetën reale ikin pa kthim jetët e njerëzve në mënyrë dramatike. Dhe ndërkohë ne vijojnë te jemi spektatorë të zellshëm, duke ndjekur sesi u vra e u pre x person apo y person. Kjo marrëzi kolektive deri në absurd, natyrisht nuk do ishte bërë e mundur pa kontributin e jashtëzakonshëm negativ të medias e cila edhe ajo është shndërruar me ose padashjen e saj në pjesë të kësaj ekstaze shoqërore herë për qëllime komerciale e herë për dobësi të theksuar etike, morale e profesionale .Në çdo vend ku pushtetin publik e shoqëror e predominon dhe zotëron krimi, shoqëria zgjohet, ngrihet, proteston e revoltohet, në vend që mendërisht nga këto ngjarje të dëfrehet e masturbohet. Për fatin e keq kemi mbetur te vrima e çelësit!
Next Post
“Më lirë 1 avion privat se 1 dhomë hoteli”/ Ekspertët flasin për finalen e luksit në Tiranë: Fatura e fjetjes 3 mijë euro, çmimet jo etike. Politika e ndarë

"Më lirë 1 avion privat se 1 dhomë hoteli"/ Ekspertët flasin për finalen e luksit në Tiranë: Fatura e fjetjes 3 mijë euro, çmimet jo etike. Politika e ndarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com