Kreu i qeverisë, Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes me socialistët, ka mbajtur një komunikim të drejtpërdrejtë nga rrjetet e tij sociale, duke ndarë dhe disa detaje mbi atë se çfarë është diskutuar.
Duke folur për një nismë të re që lidhet me monitorimin e projekteve, Rama tha se qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin ecurinë e punëve, përfshirë vonesat dhe përgjegjësitë për to.
“Kur them na ka zënë të papërgatitur, nuk flas për një portal propagandistik. Kjo nuk ka lidhje me qëllimin e pasqyrës. Do të shikosh statusin e një rruge, kush po e bën, pse po vonohet, kush po e vonon. Do mund ta ndjekësh, sepse kjo punë është bërë për ty. Është bërë një sërë piketash për çdo sektor“, tha ai.
Kryeministri u ndal edhe te koncepti i “Shqipërisë sociale”, duke e lidhur atë me përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zgjerimin e mundësive për qytetarët.
“Jemi përqendruar tek krijimi i një zinxhiri i cili do të jetë zinxhiri i Shqipërisë sociale. Sot Shqipëria sociale është jo vetëm e rëndësishme, por fillon e bëhet e mundshme sepse janë shtuar mundësitë. Një Shqipëri sociale në gjërat që lidhen me gjërat që lidhen me cilësinë e jetës“, tha ai.
Rama konfirmoi gjithashtu se qeveria po përgatit një plan për rritjen e transparencës lidhur me çmimet e produkteve ushqimore bazë. Gjithashtu, ai pranoi se zhvillimet e kësaj periudhe kanë ndikuar në marrëdhënien mes qytetarëve dhe shtetit, por shprehu bindjen se procesi do të sjellë forcimin e qytetarëve dhe përmirësimin e qeverisjes.
“Kemi folur për çmimet sigurisht. Kemi një plan për të bërë transparencë për qytetarin lidhur me çmimet e ushqimeve bazë, plan të cilin do ta prezantojmë në momentin kur të jetë i konsoliduar plotësisht me detaje.
Unë e kuptoj shumë mirë që gjithë sa ka ndodhur këtë periudhë ka gërryer një shtrat, një lumë të qeverisjes, edhe të raportit të qytetarit me shtetin. Por, unë jam i bindur që, siç e kam thënë që kryeherës, këta që do dalin më të fortë do jenë qytetarët shqiptarë dhe qeveria e tyre. Qeverisja do të përmirësohet, e nuk ka si të ndodhë ndryshe. Ka qenë vërtetë një dhuratë ajo që ka ndodhur“, u shpreh ai.
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar publikut përmes një video live pas përfundimit të takimit me ministrat në qytetin e Pogradecit.
“Kemi përgatitur shumëçka tani, duke i dhënë dorën e fundit, pasi kemi punuar intensivisht edhe si reflektim i thelluar i asaj që nisi përpara se pushimet të ndërprisnin punën intensive të ditës. Kemi konsoliduar disa pozicione, qoftë lidhur me raportin qytetar-shtet dhe shtet-qytetar, këtu kam parasysh qeverisjen ekzekutive, por dhe shumicën parlamentare. Kemi konsoliduar pozicionin lidhur me qasjen e re të partisë në territor përmes pranisë besnike, kemi konsoliduar disa pozicione lidhur me risitë e vitit 2 në aspektin e programeve të qeverisë, të cilat shtrihen nga disa programe të reja. Ai më i spikaturi është i strehimit, për faktin që vjen si një gjë krejt e re dhe deri tek një sërë programesh të tjera që prekin faktikisht disa sektorë. Pa harruar dhe ecurinë e punës, që tanimë është puna e projektuar që në krye të herës.
BESA është një koncept i konsoliduar në themel të pozicionit të parë. BESËN e shohim si një akronim dhe jo thjesht si fjalën më të vyer të thesarit të kulturës dhe historisë shqiptare. Do të thotë besim, empati, shërbim dhe angazhim. Me këtë togfjalësh kemi përcaktuar edhe hapat që do të ndiqen për ta çuar në një nivel tjetër marrëdhënien. Disponojmë 2 baza, baza teknologjike të marrëdhënies, që do t’i shtohet dhe pasqyra Albania, dritarja e vetme unike ku qytetari do të drejtohet, për t’u informuar në kohë reale që qeveria, shteti, edhe komponentët e gjyqësorit mund t’i bashkohen, për të pasur kontaktin direkt të qytetarit me atë pushtet”, tha Rama.
Ai u ndal edhe te koncepti i “Shqipërisë sociale”, duke e lidhur atë me përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zgjerimin e mundësive për qytetarët.
“Jemi përqendruar tek krijimi i një zinxhiri i cili do të jetë zinxhiri i Shqipërisë sociale. Sot Shqipëria sociale është jo vetëm e rëndësishme, por fillon e bëhet e mundshme sepse janë shtuar mundësitë. Një Shqipëri sociale në gjërat që lidhen me gjërat që lidhen me cilësinë e jetës“, tha ai.
Rama konfirmoi gjithashtu se qeveria po përgatit një plan për rritjen e transparencës lidhur me çmimet e produkteve ushqimore bazë. Gjithashtu, ai pranoi se zhvillimet e kësaj periudhe kanë ndikuar në marrëdhënien mes qytetarëve dhe shtetit, por shprehu bindjen se procesi do të sjellë forcimin e qytetarëve dhe përmirësimin e qeverisjes.
“Kemi folur për çmimet sigurisht. Kemi një plan për të bërë transparencë për qytetarin lidhur me çmimet e ushqimeve bazë, plan të cilin do ta prezantojmë në momentin kur të jetë i konsoliduar plotësisht me detaje.
Unë e kuptoj shumë mirë që gjithë sa ka ndodhur këtë periudhë ka gërryer një shtrat, një lumë të qeverisjes, edhe të raportit të qytetarit me shtetin. Por, unë jam i bindur që, siç e kam thënë që kryeherës, këta që do dalin më të fortë do jenë qytetarët shqiptarë dhe qeveria e tyre. Qeverisja do të përmirësohet, e nuk ka si të ndodhë ndryshe. Ka qenë vërtetë një dhuratë ajo që ka ndodhur“, u shpreh ai.
Kreu i qeverisë shqiptare përmendi dhe njëherë protestat që vijojnë të organizohen poshtë zyrës së tij në bulevard.
“Kjo më ngjan shumë me ato jashtënxjerrjet e zakonshme të opozitës së vetëasgjësuar. Dua të mos harroni, Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, kurrë më e vlerësuar ndërkombëtarisht, nuk ka qenë kurrë më e mbështetur në mundësi reale për të bërë më shumë dhe kjo ka një arsye… Ka herë pas here njerëz që merren me asimetrinë në hundën time. Falë kontributit të algoritmit që ka ndërmjetësuar qenien politike të Shqipërisë, vjen ajo ironia e mallit, e drogës, e shtrembërimit… Ky është shenja që trupi im do ta mbajë gjithë jetën nga një tentativë për të fshirë nga faqja e këtij dheu ku unë kam lindur, ku jam rritur dhe ku jam sot këtu, sepse këtë gjurmë nuk e kam nga ndonjë arsye tjetër. Edhe kur nuk kisha asgjë në dorë, doja një vend që të rrinte drejt. Doja të jetoja në një vend që të mos i bënte bijtë e vet të ulnin kokën kur i pyesnin: “Nga je ti?”. Është për këtë vend që unë mbaj këtë gjurmën këtu. Jeni përgjithësisht më të rinj sesa ajo histori dhe nuk jam këtu për të treguar historinë time. Nëse ka një histori timen që një ditë mund ta tregoj, është për gjërat që nuk arrita të bëj dot”, tha Rama.












Aeroporti i Vlorës, gjithsesi, është i pafalshëm.
Çfarëdo avokatie, kjo është gafë e fortë…..
Nuk kam fjalë.
Nuk ndjehem mirë, por e ndjej se më dhëmb kjo gjë, për këtë axhamillëk…..
Kalofshi pushime të këndëshme edhe për këto ditë që kanë mbetur nga gushti.