• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kemi identifikuar njerëzit që do jenë në shënjestër të sanksioneve”/ Koordinatori i Biden: Do punojmë me qeveritë e tjera, që të…

by Java News
14/01/2022 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

James C. O’Brien, i nominuar nga Presidenti Joe Biden si Koordinator për Politikat e Sanksioneve, i tha Komisionit të Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, se administrata amerikane, me nxitjen e Kongresit, ka investuar burime të konsiderueshme për të hartuar dhe zbatuar sanksionet antikorrupsion.

“Jam i nderuar që Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken më kanë emëruar si Koordinator për Sanksionet. Unë e kuptoj se sa të rëndësishme janë për ne sanksionet. Unë e kuptoj se është e qenësishme që ne të përforcojmë politikën e sanksioneve për t’i zbatuar ato plotësisht. Administrata jonë ka identifikuar njerëzit që do të jenë edhe në vijim targeti i sanksioneve. Së pari, sanksionet janë pjesë e strategjisë sonë. Ato janë mjete shumë të fuqishme dhe përdorimi ose kërcënimi nëpërmjet tyre është jashtëzakonisht efektiv në mbështetje të një strategjie koherente. Në këtë drejtim, Administrata jonë, me nxitjen e Kongresit, ka investuar burime të konsiderueshme për të hartuar dhe zbatuar sanksionet. Janë me qindra zyrtarë në Departamentin e Shtetit dhe të Thesarit, si dhe në agjenci të tjera që promovojnë antikorrupsionin, të drejtat e njeriut, luftën kundër terrorizmit, kundër narkotikëve, si dhe mbrojtjen e parimeve të tjera thelbësore të politikës së jashtme të SHBA-së”, tha koordinatori i Presidentit Biden.

Në një seancë dëgjimore në Senat, ai ka deklaruar se Administrata amerikane ka identifikuar njerëzit që do të jenë edhe në vijim shënjestër e sanksioneve dhe ato janë pjesë e strategjisë. Sipas O’Brien, ato janë mjete shumë të fuqishme dhe përdorimi ose kërcënimi nëpërmjet tyre është jashtëzakonisht efektiv në mbështetje të një strategjie koherente.

“Unë jam i përkushtuar për të bërë gjithçka që ne të ruajmë dhe rrisim efektivitetin e sanksioneve. Nëse konfirmohem, mezi pres që të punoj me zyrtarët përgjegjës për të zbatuar edhe mjete të tjera të politikës sonë të jashtme dhe ekonomike. Çdo sanksion, sado i justifikuar mirë, duhet të mbështetet në analizën e alternativave, efekteve dhe mbështetjes nga partnerët tanë. Kjo kërkon që qëllimi i tij të kuptohet përtej qeverisë së SHBA-së, që ne të punojmë me qeveritë e tjera, që të realizohen objektivat e sanksioneve. Zyra e Koordinatorit të Sanksioneve nuk mund ta bëjë këtë vetëm dhe suksesi i zyrës do të kërkojë edhe bashkëpunimin e kolegëve në Departamentin e Shtetit dhe veçanërisht nga ambasadat tona”, u shpreh James C. O’Brien në Senat.

Sipas tij, “sanksionet janë vendimtare për luftën kundër korrupsionit. Administrata jonë ka paraqitur një strategji të fuqishme për këtë dhe Sekretari Blinken do të emërojë një drejtues të lartë në rang koordinatori për antikorrupsionin. Nëse konfirmohem, mezi pres që të punoj me të për të evidentuar aktorët e korruptuar, networkun e tyre, rrjetet që i ndihmojnë ato. Gjithsesi, duhet të jemi të kujdesshëm të mos ndëshkojmë pa prova dhe të lëndojmë të pafajshmit”./ panorama

g.kosovari

Next Post
‘Maxhoranca nuk e mat suksesin e vet me degradimin e opozitës’/ Nikolla për mandatin e 4-t: Fitojmë me reforma

'Maxhoranca nuk e mat suksesin e vet me degradimin e opozitës'/ Nikolla për mandatin e 4-t: Fitojmë me reforma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com