Deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti ka akuzuar dy ish-deputetët e LSI-së Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçin si organizatorë të protestave në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës.
Ai është shprehur se ka foto dhe video të këtyre përfaqësuesve të LSI në protestë dhe është e provuar që janë ata organizatorët.
“Humbësi i madh në këtë histori është prishja e qetësisë së shqiptarëve. Qëndrimi i kryeministrit Rama ka qenë korrekt. Është e provuar që organizatorët kanë qenë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare. Kemi foto të këtyre të përfaqësuesve të këtyre partive në protestat e ditëve të fundit.
Ka foto dhe video të ish-deputetëve të LSI-së, Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçi të cilët kanë qenë organizatorë në protestat e fundit. Situata është shumë e thjeshtë. Kemi patur një incident që ndodhi nga një punonjës i policisë së shtetit, i cili është nën hetim”, tha Shameti.
/a.r