• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi bërë rezervim për vaksinën anti-COVID”/ Bino tregon tre opsionet e mundshme se si mund të bëhet kjo porosi

by Java News
31/08/2020 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kemi bërë edhe një rezervim për vaksinën kur të dalë, dhe ajo është një histori në vete që do e shohim në proces si vijon”.

Nisur nga kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama, Euronews Albania u interesua për të mësuar më shumë rreth sasisë dhe origjinës së vaksinës.

Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, e pyetur se ku e ka rezervuar vaksinën vendi ynë, dha vetëm tre opsionet e mundshme se si mund të bëhet kjo porosi.

“Shqipëria ka disa opsione; një opsion është COVAX e cila është një lloj partnershipi midis disa partnerëve ndërkombëtarë dhe vendeve të ndryshme. Duke bërë këtë marrëveshje, ti arrin që të paguash fillimisht një shumë më të pakët për një numër të caktuar dozash dhe për të mbuluar një përqindje të caktuar të popullatës.

Opsion tjetër është një marrëveshje me ndonjë vend të BE, i cili e siguron vaksinën me marrëveshje bilaterale. Dhe pastaj është duke u parë opsioni tjetër nëpërmjet BE-së”, u shpreh Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë.

Vaksina kundër COVID-19 si fillim është menduar që të mbulojë vetëm një pjesë të popullatës, ndërsa prioritet do të kenë personat me diabet, me sëmundje kardiovaskulare, të mushkërive si dhe personat mbi 70 vjeç.

“Së pari mendohet që të merret mbulesa për 20% të popullatës dhe pastaj kjo do të vazhdojë gradualisht.

Vaksinimi kundër COVID-19 nuk është i detyruar, sepse është një vaksinë mbështetur në informacionin që njerëzit do marrin dhe në vendimin e tyre se çfarë do duan të bëjnë. Neve, në të gjitha iniciativat që po ndërmerr qeveria është që po përpiqet që të sigurojë këto vaksina falas”, u shpreh znj. Bino.

Sa i përket kufizimit apo jo të lëvizjeve nëse do të kemi një shtim të mëtejshëm të personave të prekur me COVID-19, znj. Bino tha se ky vendim do të jetë në varësi të situatës, megjithatë vende të ndryshme po aplikojnë izolime të pjesshme brenda vendit.

“Shumë vende aplikojnë izolim për qytete të ndryshme, për zona të ndryshme dhe natyrisht edhe për qendra pune, ne kemi vepruar gjatë kësaj kohe, janë izolime që quhen të pjesshme”, tha shefja e Departamentit të Epidemiologjisë.

g.kosovari

Next Post
Rekord rastesh të reja në botë në 24 orë/ OBSH: Mbi 280 mijë të infektuar, më e larta që prej nisjes së pandemisë

COVID-19 në botë/ Mbi 25 mln të infektuar dhe rreth 850 mijë të vdekur. SHBA vendi më i prekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

August 26, 2026
KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

August 26, 2026
Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

August 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kryengritje e drejtësisë “së re” kundër shtetit për pagat e veta

August 26, 2026
Zyrtare/ Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori i Kombëtares nis aventurën e re si ‘sheik’ në Emiratet Arabe!

Zyrtare/ Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori i Kombëtares nis aventurën e re si ‘sheik’ në Emiratet Arabe!

August 26, 2026
Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri për Presidentin: Të shmangim zgjedhjet e reja!

Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri për Presidentin: Të shmangim zgjedhjet e reja!

August 26, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

EMRI/ U dhunua barbarisht nga një grup të rinjsh pse po filmonte në Kakome, 46-vjeçari niset për mjekim drejt Janinës! Pësoi fraktura serioze

August 26, 2026
Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës! Shkak dyshohet…

E rëndë në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët! Policia nis hetimet, dyshimet e para

August 26, 2026
Vendimi i qeverisë, ministrja Koçiu: 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

August 26, 2026
Nesër, Kosova mbi çdo llogari politike

Një vizitë, një buzëqeshje, shumë shtrëngime duarsh… dhe një bilanc që ende mungon!

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com