• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi bërë progres, por ka ende…”/ Zbulohet çfarë tha Rama në forumin ekonomik të Delphi

by Java News
12/06/2020 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pjesë e forumit ekonomik të Delphi në Greqi, ku mbajti fjalën e tij përmes një telekonference. Në këtë takim merrnin pjesë dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ish-kryeministri e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Media greke thekson se Rama në fjalimin e tij është ndalur tek marrëdhëniet në nivel pozitiv mes dy vendeve, ndërsa është pozicionuar edhe për Zonën Ekskluzive Detare dhe delimitimin detar, si dhe në kërkesën konstante të palës greke për minoritarët grekë të Shqipërisë. Duke u ndalur tek marrëdhëniet bilaterale me Greqinë, Rama tha se në lidhje me këtë fakt është bërë progres.

“Kemi bërë progres. Nuk është e lehtë, por kemi vullnet pozitiv dhe marrëdhëniet bilaterale për mendimin tim janë të mira. Përcaktimi është një çështje. Nuk kemi arritur akoma në një marrëveshje. Por, shikoni, Greqia dhe Italia, vende anëtare të BE prej shumë vitesh, arritën në një marrëveshje pak ditë më parë”, tha ai.

Në vijim, Rama ka deklaruar se: “Besoj se ka çështje që duhen shqyrtuar, që janë diskutuar dhe në të kaluarën dhe vijojnë të diskutohen, është arritur dhe një progres, por natyrisht që mbetet akoma për të bërë. Marrëdhëniet mund të përmirësohen, por edhe tani janë në një nivel të mirë”.

Në lidhje me minoritetin etnik grek dhe pronat e palëvizshme, Rama ka theksuar se “nuk është një çështje që duhet lidhur me faktin se kanë tjetër kombësi. Ekziston një çështje, që herë pas here evidenton pala greke për të drejtat e pronave të minoritetit grek. Është e vërtet që minoritarët kanë problem me të drejtat e pronës? Po! Por janë vetëm ata që kanë probleme me të drejtat e pronës? Jo! I gjithë vendi, çdo m2 i vendit, ka një peshë të trashëgimisë të komplikuar që lidhet me titujt e pronave, arkivin, sistemet”.

Rama evidentoi se qeveria shqiptare po punon për përmirësimin e situatës dhe se është shënuar progres si dhe është miratuar një legjislacion i ri, që gëzon mbështetjen e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Së fundi, Rama u referua në marrëdhëniet shembull mes dy popujve fqinjë, që tejkalojnë ato qeveritare, çfarë nuk vlen vetëm vitet e fundit, por gjatë 30 viteve pas rënies së komunizmit dhe “hapjes” drejt perëndimit të Shqipërisë.

g.kosovari

Next Post
Pse e anuloi Greqia rihapjen e kufijve me Shqipërinë më 15 qershor

Pse e anuloi Greqia rihapjen e kufijve me Shqipërinë më 15 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin pamjet e frikshme nga kamerat e sigurisë/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Dalin pamjet e frikshme nga kamerat e sigurisë/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

September 12, 2026
Specialistët e Kadastrës zbarkojnë në Himarë për pronat: Pas Palasës, nis procesi i verifikimit derë më derë edhe në Piqeras

Specialistët e Kadastrës zbarkojnë në Himarë për pronat: Pas Palasës, nis procesi i verifikimit derë më derë edhe në Piqeras

September 12, 2026
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet - Euronews Albania

Zelensky i kërkon Trumpit goditje të fortë ndaj Rusisë: Çfarë po presim?

September 12, 2026
A do të rikthehet në garën për kryeministre? Vjosa Osmani zbulon planet pas Presidencës

A do të rikthehet në garën për kryeministre? Vjosa Osmani zbulon planet pas Presidencës

September 12, 2026
Arratisja e Gentian Çipit! Media greke publikon fotot e sendeve të sekuestruara gjatë operacionit të vitit 2025

Arratisja e Gentian Çipit! Media greke publikon fotot e sendeve të sekuestruara gjatë operacionit të vitit 2025

September 12, 2026
Grenell mbështet Thaçin para vendimit të Hagës: Ka mbështetje dypartiake amerikane për ish-presidentin e Kosovës

Grenell mbështet Thaçin para vendimit të Hagës: Ka mbështetje dypartiake amerikane për ish-presidentin e Kosovës

September 12, 2026
Këto shenja horoskopi do të gjejnë dashurinë këtë vjeshtë

Këto shenja horoskopi do të gjejnë dashurinë këtë vjeshtë

September 12, 2026
Protesta në Vlorë/ Policia shoqëron Baki Goxhajn, aktivistin e ndaluar nga Izraeli në Flotiljen Sumud dhe 3 persona të tjerë!

Protesta në Vlorë/ Policia shoqëron Baki Goxhajn, aktivistin e ndaluar nga Izraeli në Flotiljen Sumud dhe 3 persona të tjerë!

September 12, 2026
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Elbasan, çahet asfalti pranë urës së Shkumbinit, bllokohet qarkullimi

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Elbasan, çahet asfalti pranë urës së Shkumbinit, bllokohet qarkullimi

September 12, 2026
“Dy Kuvende do të thotë dy parti…”, Minxhozi: Berisha ka mundësi ta dëmtojë sistemin e PD!

Banalizimi i protestës dhe elita e vjetër politike

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com