• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këmbët përpjetë, të opozitës derëshqyer!

by Anri Bala
21/11/2016 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Nga Anri Bala

Asgjë e re nga “fronti i opozitës” ose më thjesht nga PD-ja e shkërmoqur. Natyrisht dihej se Kolonja, një bastion i majtë prej 25 vitesh, nuk kishte si të ndryshonte kah. Por e bukura e garës ishte, se duke u tallur me demokratët, u vendosën në garë dy socialistë: Një i “Klanit të Zemunit” dhe një i “Klanit të askundit”, sepse Kolonja do të ngelë aty ku është.

Të më fal sinqerisht partia “Agrare”, por e quajta me emrin e pagëzimit, sepse tashmë ajo është në vathën e pagëzorit. Më erdhi keq për paratë që u hodhën, e që ne fukarenjëve na dhimben, por ata që i kanë, i luajnë thjeshtë për “sport”.

“Aleatja” besonte, se mund ta fitonte karrigen e kryetarit, me socialistin opozitar të mërzitur, por nuk ndodhi dhe nuk mund të ndodh. Përveç shpërnguljes së Shijakut në Ersekë, duhej dhe konkurimi në grup, si pjesë e koalicionit të djathtë. Këtu, “aleatja” jashtë aleance  gaboi dhe e hëngri duke e parë veten “të vetmuar pa përkrahje”. U lodh duke pyetur lartë e poshtë se ku ishte fshehur koalicioni, por askush s’i përgjigjej. PD as që kishte ndërmend të turpërohej, sepse pas kastravecit që hëngri në Dibër, nuk mund të mbante dy të tillë njëkohësisht, ndaj i’u a la agrarëve, sepse ato merren me sera dhe gjëlbërime!

Të braktisur nga partia kryesore opozitare, ata fituan më shumë seç pritej, ndërsa “opozitgjynahqari”, ishte i zënë në takime të “rëndësishme”, me punonjësit dhe drejtuesit e bashkive dhe as që i ra ndërmend se diku bëheshin zgjedhje. Aleati i panatyrshëm “PA,” u bind se Basha nuk gënjen. Dera e PD fal tij ishte e hapur, për të mos thënë e shqyer, për të dalë dhe jo për të hyrë, sepse nuk ke pse të hysh.

Pothuajse, të gjithë aleatët me peshë në politikën shqiptare janë larguar nga fshati “lebroz” PD, të trembur nga sëmundja… “humbje e pashmangshme”, duke e lënë të qetë në ëndrrën “kryeministrore” kryetarin aksidental të saj.

Shumëkush e quan kryetar të opozitës, por në fakt nuk është! Opozita është një bashkim formacionesh, idesh, bashkëpunimesh, e kordinimesh, për të sjell në vend një drejtim më të mirë, për njerëzit që të kanë besuar, e që ti pret për të të votuar. Opozitë jam dhe unë dhe ju, dhe ai fshatari pa drita dhe ai hallexhiu i përmbytur, opozitë është mbarë populli, që pret diçka më të mirë nga qeverisja e tij. Por qeverisja bënë pallë, kërcen, këndon dhe tallet, sepse askush se pengon.

Kjo nuk është vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, kështu është edhe për Amerikën dhe amerikanët, sepse çdo popull meriton qeverinë që ka zgjedhur. Tronditëse është fakti se “mbrojtja” jonë e vetme që quhet opozitë nuk ekziston më, e ne na duket thjeshtë një ëndërr e largët, si përrallë, që fillon me “na ishte njëherë”. Demokratët por edhe çdo opozitarë i vërtetë, duhet të vendos, për të pasur një udhëheqës jo një buratin.

Udhëheqësi që na duhet është ai që të inspiron, të bind, të jep kurajo dhe të motivon, duke të dhënë siguri dhe shpresë, për diçka më të mirë, se sa kjo, që mirësisht apo gabimisht kemi zgjedhur. Por “opozitëgjynahqari” kryetar, nuk ka as një ide, asnjë të re, asnjë iniciativë dhe asnjë armë për të luftuar të keqen, që shikojmë ne, jo atë që se harron ai.

Them nuk e harron ai, sepse lufta e çoroditur nuk mund të zhvillohet duke përdorur si objekt sulmi ato plagë, që dikur ai vetë bile edhe më të rënda, i’ua shkaktoi shqiptarëve. Nuk mundet dhe s’ka ndodhur kurrë, që humbësi të kthehet në hero, me ushtrinë e tij të urryer pa armë?!

Ndaj na duhet opozita e vërtetë, ajo që tani nuk ekziston. Drejtuesi kukull tashmë, nuk përfaqëson askënd. Opozita tashmë, është vetëm një ëndrrimtare e paskrupullt, që rri e jargavitet në dritaren e bordellos, me derë të shqyer duke pritur të kaloi dashnori i vjetër LSI… dhe ajo të ngrejë këmbët, vetëm për t’u bërë dhe njëherë çift. Mirëpo kjo nuk do ndodhi kurrë, sepse dashnori i dikurshëm i druhet ikjes, ndërsa e ka harruar dhe as sytë nuk i’a hedh asaj të shkretës, megjithë zvarritjet dhe shkeljet e syrit të dëshpëruar.

Grimierët e paguar: Turi i Zheleve, Gjoka i Markajve, Bushati i Kapajve, Andi i Bejteve, pa harruar analistin e madh Shkullak Topolakun, nuk mund të bëjnë asgjë, veçse e shëmtojnë më shumë, duke e kthyer në një prostitutë që ta jep veresie. Kohët kanë ndryshuar: Askujt nuk i hynë në punë një bukuroshe e lodhur, e rraskapitur, e mbaruar, e që nuk ka grimier që i’a rregullon pamjen, ashtu siç e ka katandistur “shefi de jure”   PD-në. Ndaj i keqardhur, për të keqen që na ka gjetur, jam i bindur për atë që dua: “Një mijë herë më e mirë Shqipëria pa Lul Bashën, se sa pa Edi Ramën!”

Next Post
Heroinë e kokainë nga Shqipëria në Holandë, kapet  Kleton Bici i bandës së trafikut   

Heroinë e kokainë nga Shqipëria në Holandë, kapet Kleton Bici i bandës së trafikut  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature

August 5, 2026
Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

August 5, 2026
SHBA akuzon zyrtarin iranian për komplot në tentativën për të vrarë John Boltonin: Ja sa kanë paguar

Bolton: Irani po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit

August 5, 2026
Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

August 5, 2026
Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

August 5, 2026
Për herë të parë që nga 2022, BSH ul normën bazë të interesit në 3%, ja çfarë ndodh me kreditë

Gent Sejko: Ekonomia shqiptare mbetet në trajektore pozitive, inflacioni pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë

August 5, 2026
Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

August 5, 2026
Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z, procesi online më 6 Gusht

August 5, 2026
Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

LDK do Presidencën, jo Kryeministrinë, Hardinaj kundër Kurtit: E do pushtetin të gjithin për vete

August 5, 2026
Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com