• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Këmbësorët burim aksidenti, 897 gjoba për qytetarët në 5 muajt e parë të vitit

by A M
06/07/2024 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i personave të vdekur dhe të plagosur për periudhën janar-maj është 856 nga të cilat 106 për shkak të sjelljes së këmbësorëve.

Në shifrat për këmbësorët përfshihen edhe biçikletat dhe monopatet që po ashtu u nënshtrohen të njëjtave rregulla të qarkullimit.

Nga ana tjetër, Policia Rrugore ka vendosur 13 mijë e 813 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk kanë respektuar vendkalimin për këmbësorët.

Anxhelina Bregu, Inspektore e Trafikut Urban ka treguar për RTSH-në se nga kush kryhen më së shumti këto shkelje.

“Nga të gjitha grupmoshat haset si shkelje, por sa i përket monopatinave dhe drejtuesve të biçikletave, hasim më shumë mosha të reja. Policia Rrugore më shumë fokusin më shumë e ka shtuar në rrugët interurbane pasi aty rrezikshmëria është më e lartë ku kemi hasur këmbësorë të cilët kanë kapërcyer trafikndarësen ndërkohë që vendkalimin e kanë pak metra më poshtë”, tha Bregu.

Bregu ka shpjeguar edhe cilat janë pikat më të rrezikshme në Tiranë dhe masat administrative që merren për çdo shkelje që lidhet me vijat e bardha.

“Në kryeqytet kemi “Rruga e Kavajës” të cilët ne e konsiderojmë si “njolla e zezë”, kemi rrugën e Kombinatit, atë të Elbasanit që të nxjerr tek rrethi i Arben Brocit në dalje të Saukut. Masa për sjelljen e këmbësorëve që nuk respektojnë vendkalimet e dedikuara është 1 mijë lekë. Ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë vendkalimet e këmbësorëve, masa varion nga 1 mijë deri në 2 mijë lekë sipas historikut që ky drejtues mjeti ka”, tha ajo.

Gjatë periudhës janar- maj 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është ulur ne 10,1 për 100 aksidente, nga 16,9 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Next Post
Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i konservatorëve?! “The Guardian” rendit nëntë kandidatë të mundshëm

Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i konservatorëve?! “The Guardian” rendit nëntë kandidatë të mundshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In