• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Këmbanat bien për De Biasin, a do ketë trajner tjetër Kombëtarja?

by
15/10/2015 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa javë më parë, shumë tifozë shqiptarë e panë veten të përfshirë në debatin “konstruktiv” të radhës, nga ata që bëhen rëndom këtu, të tipit “Ishte veza e para apo pula”. Tema dhe dilema e radhës ishte nëse qe Shqipëria ajo që kishte bërë të famshme Gianni De Biasin, apo trajneri italian kishte bërë të famshme kombëtaren kuqezi.

Ishte një debat që nisi pas postimit në Facebook të Jona Dervishit, drejtore e marrëdhënieve me publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit. Pati shumë nga ata që i kaluan kufijtë e debatit, duke u marrë me zonjushën, për të cilën thanë se nuk i takonte të hapte të tilla debate dhe të shprehte mendime personale për trajnerin, duke mos iu përmbajtur detyrës së saj. Vërejtje e drejtë, por njëherazi edhe e gabuar. Edhe pse Dervishi sqaroi në Facebook se nuk kishte folur për publikun, por vetëm kishte postuar diçka personale, një gjë është e sigurt: Në FSHF askush nuk flet (nëse jo me vete, se as në tavolina kafenesh nuk e bëjnë më) e të thotë gjëra që nuk përputhen me linjën zyrtare të presidentit Armand Duka.

Çdo gjë është në sinkron të plotë, përfshi këtu edhe deklaratat e menaxherit të kombëtares, Alban Bushi, i cili thotë se në radhë janë shumë trajnerë për Shqipërinë, duke shtuar se kualifikim në finalet franceze është një meritë ekskluzive e Dukës.

Përpjekjet për minimizimin e punës së trajnerit janë një tregues i qartë. Presidenti i FSHF-së, i cili në çdo rast ka punuar fort për të gjetur, brenda mundësive ekonomike, trajnerin më të mirë për kombëtaren, ka tejkaluar vetveten teksa e zgjati më tepër se dy sezone bashkëjetesën me trajnerin aktual. Kurrë nuk ka zgjatur më tepër se një sezon e gjysmë, ndaj duket se këmbanat po bien edhe për De Biasin.

Next Post

Akuzat e PD, Kryeministria hap portal për transparencën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com