• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Këlysh i Sorosit”, Plasari sulmon Abrahams dhe ironozon Dritan Hilën

by A R
10/12/2015 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aurel Plasari ka sulmuar ashpër gazetarin amerikan Fred Abrahams, pasi ai e ka përmendur në librin e tij për trazirat e vitit 1997.

Plasari thotë se Abrahams është këlysh i Sorosit.

“Një këlysh i multimiliarderit George Soros, ish-mashtruesi i dikurshëm amerikan Abërham a Abërhim i sponsorizuar me paratë e dallaveraxhiut ndërkombëtar, shfaqet përsëri në Shqipëri si autor libri për të na dhënë “mësime demokracie” !

Vallë të ketë ndryshuar mbas kaq vitesh?! Mua ma mbajtkësh mend edhe emrin, fundja siç ia mbaj mend edhe unë vëthin te veshi. I paskam bërë “copë” në gazetë, thotë! Pak u kam bërë, sepse kanë merituar më shumë së toku me pagatorin e tyre”, shprehet Plasari.

Ai më pas replikon me Dritan Hilën, që shkruante se njerëz si Aurel Plasari dhe Rudolf Marku, i kujtojnë këllirën.

Plasari shkruan me nënkuptime erotike, ndërsa i kujton Hilës 21 janarin.

“Konstatoj që 21 janarin e mbajnë ende në gojë do anëtarë të PS-së, militues të PS-së ose edhe simpatizues të PS-së. Do të ishte në të mirën e tyre të mos vijonin e ta mbanin kaq gjatë në gojë. Sepse me veprimet e veta politike dhe organizative vetë PS-ja 21 janarin e saj e ka nxjerrë blof (bluff). Nuk i ka lënë kujtesa qytetarët shqiptarë që të harrojnë se 21 janari u bë për të ashtuquajturin “bllok të Ilir Metës”. Me aleancën parazgjedhore që PS-ja bëri më mbas me Ilir Metën dhe Lëvizjen që ai drejton, madje tanimë me bashkëqeverisjen me të dhe Lëvizjen përkatëse, 21 janarin e organizuar kundër “bllokut” të tij PS-ja e ka zhvlerësuar si kauzë. Për të mos thënë që e ka vlerësuar “të gabuar”: le të marrin e të zgjedhin mes këtyre dy interpretimeve. Prandaj mbajtja me të tepërt në gojë e një çështjeje të shkrehur nuk mendoj që u bën mirë për shëndetin e gojës, ndonëse kjo varet edhe nga shijet. Imja është vetëm një këshillë miqësie dhe respekti: in keeping with social standards.

Për viktimat e 21 janarit nuk më duket e përshtatshme shprehja e ndonjë kolegu të PS-së që ata “vanë për dhjamë qeni”: nuk është shprehje njerëzore. Juridikisht i qëndroj mendimit që 21 janari do të duhet hetuar më seriozisht dhe më profesionalisht duke filluar prej organizatorëve të tij dhe mandej me radhë në vargun e përgjegjësive përkatëse. Drejtuesit e PS-së nuk e deshën asnjëherë një hetim të tillë. Kështu që kur të më përmendin mua bëjnë mirë ta heqin nga goja 21 janarin ose le ta ngrehin atë përsëri me gojën e tyre siç do të duhej në një shtet demokratik.

Meqë e zura ngoje z. Ilir Meta, kam detyrë të them që kam pasur rastin të bashkëpunoj me të, vite më parë, kur ka qenë kryeministër. Atëherë kam dalluar prej tij korrektesë administrative. E konstatoj edhe këto ditë një korrektesë të ngjashme me qëndrimin që po mban ai dhe Lëvizja që ai drejton – ndoshta e keni venë re – ndaj protestës së 8 dhjetorit. Kaq. Dhe kush ka veshë, merr vesh vetë”, thotë ai.

Next Post

Hapen vende pune te Kryeministria, shtohen 303 punonjës të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Juglindja zgjohet nën reshjet e dëborës, intensiteti më i lartë në Dardhë, Voskopojë dhe Qafë-Thanë

January 8, 2026
Gatishmëria e qeverive për IA-në, Shqipëria e 81-ta në botë

Gatishmëria e qeverive për IA-në, Shqipëria e 81-ta në botë

January 8, 2026
The Jerusalem Post/ Rasti Veliaj dhe Meta: Pasiguria juridike nga drejtësia pa proces po ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael-Shqipëri

The Jerusalem Post/ Rasti Veliaj dhe Meta: Pasiguria juridike nga drejtësia pa proces po ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael-Shqipëri

January 8, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Do kemi ushtrinë e ëndrrave”, Trump njofton rritje historike të buxhetit të mbrojtjes

January 8, 2026
“Tur kombëtar në gjithë vendin! Jo më bojkot!” Besart Xhaferri: Kandidati për kreun e ri të PD, të ketë muskuj politik

Berisha fton opozitën në tryezë, deputeti demokrat: Më afër se kurrë një qeverie teknike

January 8, 2026
Vjosa arrin nivelin 9 metra, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

Vjosa arrin nivelin 9 metra, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

January 8, 2026
Zbulohet dosja e ‘Sigurimit’ për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

Zbulohet dosja e ‘Sigurimit’ për Sandër Prosin, gazetari: U vetëvra se dashuronte këngëtaren nga Kosova

January 8, 2026
Agjenti i emigracionit vret një grua në Minneapolis, kryebashkiaku: Akt i pamatur, largohuni nga qyteti

Agjenti i emigracionit vret një grua në Minneapolis, kryebashkiaku: Akt i pamatur, largohuni nga qyteti

January 8, 2026
Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

Shira të dendur, shtrëngata dhe erë e fortë gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

January 8, 2026
“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In