Policia gjermane njofton se një ngjarje ka tronditur Këlnin dhe ka vënë në lëvizje autoritetet.
Mësohet se një person i armatosur ka hyrë në Zyrat e Punës, ndërsa policia ka urdhëruar punonjësit të ruajnë qetësinë dhe të mos lëvizin nga ambientet ku ndodhen.
Sipas mediave gjermane, forcat speciale tashmë po zhvillojnë një operacion, ndërkohë që nuk dihet nëse ky është një sulm terrorist.