• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këlliçi tërhiqet: Banorët jo kundër shembjes, por me një kusht!

by Java News
17/12/2022 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Berishës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në një deklaratë për shtyp, nga selia blu ka thënë se banorët nuk janë kundër shembjes s pallatit në rrugën ‘Myslym Keta’, por kërkojnë që në ndërtimin e ri t’u jepet e njëjta sipërfaqes me atë që kanë aktualisht, dhe gjithashtu një vend ku të fusin kokën deri kur të ndërtohet pallati i ri.

“Së pari, dua t’i shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, familjes Bozhiqi, që humbi njeriun e dashur në tensionin e përballjes me rrugeçërit e Policisë, Ujësjellsit dhe OSHEE, në rrugën Myslym Keta.

Por, barrën e fajin e ka porositësi, jo mercenarët, dhe i tillë është vetëm Erion Veliaj.

Për Erion Veliajn dhe Edi Ramën kam një pyetje direkte dhe të thjeshtë: a mund t’i linit bashkëqytetarët tanë, nënshtetasit tuaj, taksapaguesit e Republikës, nënat, etërit, motrat dhe vëllezërit e dikujt, që të paktën të kalonin festat në shtëpitë e tyre?

Çfarë ishte ky nxitim për t’i nxjerrë në mes të katër rrugëve 10 ditë para Krishtlindjes dhe 15 ditë para Vitit të ri?

Si ka mundësi që, prishjen e ndërtimeve dhe nxjerrjen e njerëzve nga shtëpitë, e bëni ose në fillim të verës, mu në prag të sezonit turistik, ose në prag të festave, kur shqiptarët mblidhen me familjet e tyre?

A jeni të poshtër, të çmendur apo i urreni shqiptarët?

Me poshtërsi, çmenduri dhe urrejtje u veprua edhe në rrugën Myslym Keta.

Kronologjikisht historia është kjo:

Një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit shteti leshon një shkresë ku e shpall pallatin të pabanueshëm. 10 ditë më vonë lëshon një shkresë tjetër ku e konsideron të banueshëm, pasi nuk “ka dëme strukturale”.

Dhe jeta vazhdon për banorët e pallatit numër 4 në rrugën Myslym Keta në Tiranë, deri në një tekë të radhës të Erion Veliajt, që merr vendimin e ri për shembjen e pallatit.

Banorët nuk janë kundër shembjes, por kërkojnë që në ndërtimin e ri t’u jepet e njëjta sipërfaqe me atë që kanë aktualisht, dhe gjithashtu një vend ku të fusin kokën deri kur të ndërtohet pallati i ri.

Në vend të plotësimit të këtyre kritereve që çdo shtet normal duhet t’i plotësojë, Erion Veliaj i konsideron rebelë dhe kundështarë, dhe u çon pa zbardhur sabahu, Policinë, OSHEE-në dhe Ujësjellësin, me qëllim largimin me forcë të tyre dhe prerjen e dritave dhe të ujit.

Kam edhe një pyetje për ju të dashur qytetarë të Tiranës:

nëse keni një problem me dritat ose ujin, në orën 4.45 të mëngjesit dhe merrni Bashkinë apo OSHEE, a ju vjen kush?

Pse, atëherë për të prerë dritat dhe ujin gjinden njerëz që t’u shkojnë qytetarëve në orën 4.45 të mëngjesit?

Pse kur kërkohen shërbime nga qytetarët nuk jepen, por kur kërkohet krime bashkia i sjell që pa gdhirë?
Sepse kjo është fytyra e Veliajt dhe Ramës. Terror kundër qytetarëve, sepse duhet të na kenë frikë. Patronazhistë pas qytetarëve, që të na kenë frikë. Taksa të larta mbi ta, që ta ulin kokën.

Të dashur qytetarë të Tiranës: ju ftoj të mos dorëzoheni, ju bëj thirrje të mos kini frikë, ju nxis të ngriheni kundër këtij regjimi dhe ta refuzoni propagandën e tij. Me rezistencë dhe me votë të lire, me 14 maj, do t’i nxjerrim ne këta nga zyrat, që i kanë marrë me patronazhistë dhe me vjedhje dhe i mbajnë me mashtrime dhe krime.”,tha Këlliçi./m.j

Next Post
Berisha del blof me ’embargon’/ SHBA s’do sanksionojë grurin nga Rusia: Redukton ndikimin e agresionit në Ukrainë

Berisha del blof me 'embargon'/ SHBA s'do sanksionojë grurin nga Rusia: Redukton ndikimin e agresionit në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet mafia e kokainës, dy shqiptarë dhe një italian në pranga

Grabitet një bankë në Itali, autorët e armatosur mbajnë peng 25 persona, i lirojnë pas mbërritjes së forcave të rendit

April 16, 2026
Nga granatat te municionet/ Gjendet sasi e madhe armatimi në veri të Kosovës, Zveçla: Përpjekje për veprimtari të kundërligjshme

Nga granatat te municionet/ Gjendet sasi e madhe armatimi në veri të Kosovës, Zveçla: Përpjekje për veprimtari të kundërligjshme

April 16, 2026
VIDEO/ Braçe ‘përplaset’ me Shehajn në Kuvend: Hajdut i vogël, je i vogël në gjithçka!

VIDEO/ Braçe ‘përplaset’ me Shehajn në Kuvend: Hajdut i vogël, je i vogël në gjithçka!

April 16, 2026
Evropa përballet me rrezik mungese karburanti për avionë?

Evropa përballet me rrezik mungese karburanti për avionë?

April 16, 2026
Italia rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë, Meloni pas takimit me Ramën: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Italia rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë, Meloni pas takimit me Ramën: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

April 16, 2026
Karakaçi: Porto Romano projekt gjeostrategjik. OSHEE ka investuar 32 milionë euro në 4 qarqe të veriut

Karakaçi: Porto Romano projekt gjeostrategjik. OSHEE ka investuar 32 milionë euro në 4 qarqe të veriut

April 16, 2026
Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor

April 16, 2026
Takimi me Melonin, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë

Takimi me Melonin, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë

April 16, 2026
Irani propozon kalimin e anijeve nëpërmjet anës së Omanit në Ngushticën e Hormuzit

Irani propozon kalimin e anijeve nëpërmjet anës së Omanit në Ngushticën e Hormuzit

April 16, 2026
Ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëron Iranin: Sulme edhe më të dhimbshme nëse refuzoni propozimin e SHBA-ve!

Ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëron Iranin: Sulme edhe më të dhimbshme nëse refuzoni propozimin e SHBA-ve!

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In