• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këlliçi: Shumicën sot në PD e drejton Berisha, ambasada më kërkoi të mbaja qëndrim

by
27/12/2021 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit deklaroi në “Log.” në ABC se Basha ka një defekt shumë të madh në postin e liderit pasi ka humbur katër palë zgjedhje dhe nuk ka mbajtur asnjëherë përgjegjësi. Këlliçi theksoi se në ambasadën amerikane i është kërkuar të mbaj një qëndrim ndaj Berishës, por ai nuk ka pranuar.

“Çdo bilanc negativ i është faturuar Berishës, ndërsa çdo meritë Basha ia ka njohur vetes. Basha ka një defekt shumë të madh. Ka humbur katër palë zgjedhje dhe nuk mban përgjegjësi. Çdo organ i PD e ka mbështetur pa kushte Bashën që të bëhej kryeministër. Këtu ka një problem të madh, aktualisht që ne flasim fraksioni i vulës në PD e keqpërdor pozitën përballë ambasadës amerikane.

Funksionarë të PD thonë se Berisha do arrestohet. Jam trajtuar me respekt në ambasadë. Nuk kam dakordësuar në opinion. Më është kërkuar të mbaj një qëndrim të caktuar për shumë gjëra që nuk kam qenë dakord. U kam thënë që realiteti nuk është ky që ju thoni. Ambasada e ka gabim zotëri. Ajo që duhet të llogarisim me këtë mënyrë, PD a fiton ndonjëherë ndonjë palë zgjedhje?! Basha duhet t’i jepte zgjidhje problemit në PD”, tha ai.

Këlliçi deklaroi se në PD është investuar 31 vite rresht që të rinjtë të duartrokasin liderin dhe të kenë frikë të kenë ambicie politike. Foltoren ai e cilësoi si një mekanizëm që synon të bëjë ndryshim në Partinë Demokratike.

“Në PD është investuar 31 vjet rresh që të rinjtë të duartrokasin liderin dhe të kenë frikë të kenë ambicie politike. Nuk e kam unë fuqinë që ka zoti Berisha që të gjeneroj atë lëvizje që ai gjeneroi në 3 muaj. Për mua Foltorja si mekanizëm synon të bëjë një ndryshim në PD. Sepse ky lidership e ka çuar PD  nga disfata në disfatë.  Nëse ju doni që unë të bëj hipokrizi, po, bëjmë skenarë. Shumicën në PD sot për fat të mirë apo të keq e drejton Berisha”, u shpreh Këlliçi.

Ndërsa Roland Bejko deklaroi se shumë demokratë kanë kërkuar ndryshim në PD dhe Berisha ka heshtur deri në momentin që u pezullua nga partia pas shpalljes non grata.

“Ka pasur edhe kandidatë që ishin për kryetar partie që kanë kërkuar një ndryshim në PD. I janë drejtuar dhe zotit Berisha dhe ai ka heshtur. Në politikë gota është gjysmë bosh dhe gjysmë plot. Varianti i ndarjes është si puna e divorcit në shtëpi që nuk është zgjidhja më e mirë, por më të mirë se ajo nuk ka. Kjo do t’i fusë në garë dy pjesët me njëra tjetrën. Ndoshta do forcohen, Do demokratizohen.

Se çfarë axhende ka Partia Socialiste është puna e tyre. E vetmja përgjigje që unë dal në përfundim politikisht për shpalljen non grata të Berishës është në kuadër të një reforme për të favorizuar qarkullimin e elitave. Nëse duan t’i nxjerrin nga politika mua më konvergon pozitivisht”, tha Bejko.

/b.h

Next Post
“Kujdes! Delta mund të rëndohet”/ Pipero paralajmëron: Transmetohet brenda 5 minutave nga një person tek tjetri

Çfarë ndodh nëse pandemia zgjat?/ Pipero: Ndoshta çdo 6 muaj duhet të vaksinohemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In