• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këlliçi pa diplomë, Kokalari: Berisha të shpjegojë si e promovoi këtë mashtrues. Mua më la mish për ujqërit e degjeneratat e Metës…!

by Java News
22/04/2023 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Evi Kokalari i ka bërë thirrje Sali Berishës që t’i kërkojë falje publike pas investigimit të publikuar së fundmi, në bazë të të cilit, Belind Këlliçi rezulton pa diplomë të shkollës së mesme.Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social, Kokalari tha se Berisha i detyrohet një shpjegim të detajuar demokratëve që e mbështetën gjatë foltoreve, për faktin që Këlliçin e ka promovuar për pozicionet më të larta brenda PD-së.

“Sali Berisha i detyrohet një shpjegim të detajuar çdo demokrati që e mbështeti gjatë foltoreve për këtë sharlatan, mashtrues dhe gënjeshtar që e promovoi për pozicionet më të larta në PD, ndërkohë që ja anashkaloi të gjitha pislliqet që mashtruesi bëri në zgjedhjet e këshillit kombëtar, kryesi, garat për forum rinor dhe primaret për bashki.

Po ta kishte ndaluar këtë individ atëherë kur mashtroi të gjithë demokratët, PD nuk do gjëndej në mes të një gare kaq të rëndësishme me një skandal të këtij niveli.

Sa për mua, që e kam mbështetur që nga dita e parë pa asnjë obligim nga ana e tij, qoftë financiar apo me forma të tjera, duhet të më kërkojë falje publike që më la mish për ujqërit dhe degjeneratat e Metës dhe të atyre mediave që financohen nga klani i Arben Ahmetajt”-shprehet Kokalari.

Ajo tha se nuk e kishte kuptuar kurrë interesin e Berishës për ta larguar nga vetja, ndërsa shtoi se duhej kontaktuar prokurori i përgjithshëm i shtetit të Maryland në SHBA për të hetuar rastin konkret, duke nënvizuar se Këlliçi ka gënjyer në aplikacionin e shkollës.

“Asnjëherë nuk e kam kuptuar se çfarë interesi kishte Berisha të më kthente kundër vetes, ndërkohë që më kishte aset të fortë në shumë drejtime. I kërkova për muaj të tërë që të mbronte një të drejtë bazike për të gjithë demokratët, ‘te garantonte zgjedhje të barabartë’ për të gjithë, e që si pasojë, duhet të hiqte qafe ata që manipulonin në kurriz të shumicës. Nuk e bëri.

Ndërsa mashtruesit, dikush duhet të kontaktojë zyrat e prokurorit të përgjithshëm të shtetit të Maryland që të hap një investigim mbi këtë rast – sepse qartazi ky ka gënjyer në aplikacionin e shkollës. Gjithashtu, një ankesë duhet bërë dhe me ‘Bar Association” të po këtij shteti ku është liçensuar i vëllai që duket se është ‘the mastermind’ mbas këtij skandali.

Ndërkohë, Harry Fultzit, bën mirë të heq nga bordi drejtues menjëherë vëllain e Belind Kellicit, nëse do të tregojë sado pak seriozitet, ndryshe duhet demaskuar publikisht që dhe Shqiptarët ta mendojnë mirë perpara se ta konsiderojnë si opsion shkolle për fëmijët e tyre.

Për sa i përket demokrateve të rithemelimit, vras mëndjen, kur do ta kuptojnë që armiku nuk jam unë. Madje, kam paguar kosto të lartë kur kam mbrojtur të drejtat e tyre dhe kam luftuar për një opozitë fortë, që do ti çoj ata vërtet në fitore”-shkruan Kokalari./m.j

Next Post
FOTO/ Askush nuk e njihte, Olta Gixhari zbulon për herë të parë portretin e partnerit! Ja si duket ai

FOTO/ Askush nuk e njihte, Olta Gixhari zbulon për herë të parë portretin e partnerit! Ja si duket ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 27 Shtator 2026

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

U dërgua në spitalin e Durrësit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike kur punonte në varkë, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet!

September 26, 2026
Formacionet: Klopp i beson surprizës së sezonit, Simeone i përgjigjet me një “asist nën mëngë”

Klopp i gëzuar për dënimin e Manchester City, Liverpool mund të fitojë dy tituj në Angli nga vendimi!

September 26, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

Po trafikonin 15 emigrantë me “Q7” drejt vendeve të BE, përplasen me makinat e Policisë në ndjekje! 2 në kërkim dhe një i proceduar, klandestinët u fshehën në…

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

September 26, 2026
Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

September 26, 2026
Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com