• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këlliçi: Karriera e Bashës mbaroi në mënyrën më të shëmtuar. Shteti ynë ka marrë fytyrën e Edi Ramës

by A R
29/09/2022 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata dita ditës brenda Partisë Demokratike po shkon drejt normalizimit, por në fund të ditës votojnë qytetarët.

Sado të jetë shpallur Berisha ‘non grata’ apo jo, faturën e energjisë elektrike e vuajnë qytetarët, pamundësinë për të mbyllur muajin, nuk ka të bëj fare shpallja non grata e Berishës, as çmimi i naftës.

Shpallja ‘non grata’ është një nismë e bërë publike e sponsorizuar nga Soros.

Kështu tha deputeti demokrat Belind Këlliçi në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN Tv, i cili shtoi se edhe gjykimi i partnerëve ndërkombëtarë nuk është i duhuri, për shtetin e së drejtës.

Ai kujtoi se është Partia Demokratike që rilidhi marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, madje tha se nëse është për votë, Sali Berisha futet në garë dhe fiton.

Berisha u largua në vitin 2013, ka qenë rrotacion pushteti, pa konflikt. Qenë zgjedhje që plotësuan standardet dhe Berisha doli në opozitë dhe qëndroi deputet, i tërhequr nga aktiviteti politik, nuk ka qenë as anëtar i Kryesisë dhe në grup parlamentar, nuk është se shkonte në çdo mbledhje.

Berisha ishte i tërhequr në jetën e tij private dhe ushtronte të drejtën e tij si deputet. Brenda PD vendimmarrjen e ka patur zoti Basha, ne sot jemi para një skandali, ai i financimit rus.

Nuk besoj se zoti Berisha ka ndonjë lidhje me vendimmarrjen e zotit Basha. Uroj të mos jetë e vërtetë. Se kush është origjina e parave, do të duhet që personat përgjegjës të japin llogari.

Kush ka përgjegjësi të mbajë përgjegjësi. Karriera e zoti Basha gjykoj se ka mbaruar në mënyrën më të shëmtuar, por ka qenë vendimmarrja e tij, për faj të tij dhe të askujt tjetër.

Këlliçi tha në vijim se është e domosdoshme që në Shqipëri të kultivohet kultura e protestës, por nënvizoi se shoqëria civile në Shqipëri është totalisht e kontrolluar dhe totalisht nën diktatin e qeverisë.

Ne në Shqipëri kemi nevojë të kemi sa më shumë protesta, por protesta për kauza të drejta. Protesta te inceneratori i Tiranës e Ilir Metës, u anatemua. Nëse kauza është e drejtë, duhet protestuar, pavarësisht se kush e thërret. Për sa kohë që kauza qëndron duhet të protestohet.

Qytetarëve duhet tu shkosh me një program të prekshëm dhe të besueshëm dhe një program që ngjall shpresë. Në këto 10 vjet kemi parë se si persona që duhet të ishin mbas hekurave janë bërë kryetarë bashkie, deputetë, ministra.

Këtë e ka bërë Edi Rama se është modeli që solli në politikë. Fytyra që ka shteti jonë është një fytyrë shumë e shëmtuar, shteti ynë ka kolapsuar në të gjitha drejtimet.

Lidhur me sulmin kibernetik nga Irani, deputeti demokrat tha se nëse do ishin marrë masat dhe do kishin shkuar paratë në vendin e duhur nuk do të ishim në këtë gjendje.

Këlliçi deklaroi se vetëm për AKSHI-n janë dhënë tendera sekretë për të blerë licenca dhe tendera të ndryshme për të garantuar sigurinë kibernetike.

Bankat e nivelit të dytë nuk pranuan të ishin në e-Albania dhe për fat të mirë dhe janë të sigurta, ndërsa shteti ynë është lakuriq. Prandaj them që fytyra e këtij shteti, ka marrë fytyrën e Edi Ramës.

Ai tha se nuk i vjen mirë që ambasada amerikane ka shkëputur komunikimin me opozitën shqiptare.

Kjo është një çështje që prek qytetarët shqiptarë, keqqeverisja prek qytetarët shqiptarë, jo ambasadën amerikane. Në partitë politike vendos shumica, në PD u votua Sali Berisha.

Ata që morën 10% të votave në 6 mars, nëse marrin vulën dhe logon, në zgjedhjet e ardhshme do dalin me 1%. Nëse garojnë 10 parti, do jenë të dhjetët, se nuk kanë pikë besimi, tek qytetarët që i kanë votuar.

/a.r

Next Post
Gjendet i pajetë në banesë Coolio i hitit “Gangsta’s Paradise”. Ka vizituar disa herë Shqipërinë dhe Kosovën

Gjendet i pajetë në banesë Coolio i hitit "Gangsta’s Paradise". Ka vizituar disa herë Shqipërinë dhe Kosovën

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Nuke eshte e vertete se Ambasada e SHBA ka shkeputur kontaktet me pd,SHBA kane shkeputur kantaktet me monstren e vicidolit e grupin e tje.Ju genjen, jeni te pa moralshem per kto intriga qe ti ske turp ti thuash.monstren e vicidolit dhe grupin e tije tani me shqiptaret nuke votojne,kurren e kurres.Per ju votojne vetem ata qe ju do ti paguani me para ne dore,te njejten gje do beni edhe ju si edvini,vota per ju eshte paraja.Mose gezofshin ata qe marrin voten ne kembim te parase.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

March 31, 2026
Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

March 31, 2026
“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

March 31, 2026
“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

March 31, 2026
“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

“Dardani, Shkodra të ka në zemër”, atmosferë festive para ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump sfidon aleatët: Shkoni në Hormuz dhe merrni vetë naftën

March 31, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Gjykata e Lartë lë në burg të përjetshëm Redjan Rrajën

March 31, 2026
U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

U përjashtua nga Partia Demokratike, Doris Madhi nxjerr prapaskenat e forta: Hakmarrje pasi denoncova aferat në PD Elbasan

March 31, 2026
Rrjeti i njohur amerikan bën parashikimin për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

Rrjeti i njohur amerikan bën parashikimin për ndeshjen Kosovë-Shqipëri

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In