• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këlliçi futet në primare: Tirana është bërë e pajetueshme, arsyet pse po kandidoj

by
27/10/2022 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi konformoi sot kandidaturën e tij në primaret e kësaj force politike për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një konferencë për mediat, ai tha se Tirana sot është bërë e pajetueshme për shkak të modelit të Veliajt.

Deklarata e Këlliçit

Kam vendosur të kandidoj në primaret e Partisë Demokratike. Ky vendim u arrit për disa arsye: së pari Tirana ka nevojë dramatike për ndryshim. Besoj se Bashkia është shfrytëzuar nga Veliaj për pasurim të jashtëligjshëm. Veliaj e ka shfrytëzuar detyrën për të blerë mbështetje politike brenda PS-së. Tirana mund të rregullohet edhe pa vjedhur. Ky është një model që politikanët duhet të ndërgjegjësohen. Tirana bëhet çdo ditë e më shumë e pajetueshme. Në 8 vite Tirana humbi trashëgiminë e saj historike qindra vjeçare.

 

 

Veliaj kërkon të shfrytëzojë këtë pushtet, i duhet bashkia për një mandat të tretë, që këtë model të vjedhjes ta rrisë akoma më shumë. E kam të papranueshme të mbetem një dëshmitar okular i kësaj katastrofe në Tiranë. Të rinjve këtu u duhen tre jetë për të blerë një apartament. Veliaj është i vetmi njeri që mund të ketë konkurruar Ramën për abuzim me detyrën, për instalimin e një modeli të mbrapshtë. Ai dhe modeli i tij duhet larguar një orë e më parë.

Kandidoj pasi besoj se për të drejtuar Tiranën duhet të fitosh në fillim besimin e forcës ku kandidon. Unë nuk i bëj kurrë bisht garave dhe përballjes.

Nuk kam asgjë për tu turpëruar dhe jam krenar për rrënjët e mia. Nuk kam të vdekur në ndërgjegje. Nuk kam shpikur inceneratorë për të vjedhur. Nuk e kam futur kurrë dorën në xhepin e askujt. Mua nuk më lidh asgjë me këtë model të neveritshëm.

/e.d

Next Post
“Ja si po i pastrojnë paratë”/ Avokati nxjerr emrin e politikanit që ka në dorë provat se ku e ka fshehur Meta e Berisha floririn e vjedhur

"Ja si po i pastrojnë paratë"/ Avokati nxjerr emrin e politikanit që ka në dorë provat se ku e ka fshehur Meta e Berisha floririn e vjedhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com