• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Keisi “mollë sherri” mes Kristit dhe Lorencit? Shpërthejnë ofendimet mes tyre

by
25/03/2023 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rrjet prej kohësh po përflitet emri i Lorencit, Kristit dhe Keisit së bashku. Që prej hyrjes së këngëtarit në “BBV”, në rrjet qarkulloi lajmi se Lorenci në fakt ishte ish-i i Keisit.

Teksa ndjekësit prej kohësh e kanë parashikuar një “përplasje” midis djemve, kjo gjë ka ndodhur në fakt së fundmi. Kristi dhe Lorenci kanë debatuar me njëri-tjetrin për çështje nivelesh.

Krist Aliaj ka folur për nivele midis banorëve të “BBV”, duke e cilësuar vetën nivelin më të lartë dhe pjesën tjetër, sigurisht më poshtë se ai. Kjo mënyrë e të shprehurit nuk i ka pëlqyer aspak banorëve të tjerë, mirëpo ai që ka reaguar ashpër ka qenë Lorenc Hasrama.

Këngëtari nuk është kursyer aspak ndaj Kristit, duke i thënë se e vetmja gjë, për të cilën ai njihet është se ka marrë pjesë në një emision “dating”.

“Çfarë niveli je ti? Çfarë niveli të dukemi ne? Çfarë ke bërë ti që je nivel i lartë? Unë të paktën njihem se bëj diçka, ti për çfarë njihesh? Shkon në emision me 10 goca dhe flet me ato”, u shpreh Lorenci.

“Unë jam niveli ‘A’. Ju jeni niveli ‘B’, ‘D’ dhe me radhë. Unë nuk bëj gjë, kam një vit në showbiz. Unë jam vetëvlerësuar niveli ‘A’”, ia ktheu Kristi nga ana tjetër.

“Ik o Kristi se nuk më vë dot notë ti mua. Nuk ke thënë diçka të saktë që kur ke hyrë”, tha këngëtari.

Duket se marrëdhënia e tensionuar mes dy banorëve, ka të bëjë edhe me Keisin. Pasi i dha fund historisë me Kristin, përditë e më shumë ajo po shfaqet e afërt me Lorencin, duke mos i kursyer përkëdheljet mes njëri-tjetrit. Një situatë e tillë ka ndodhur sërish së fundmi ku kësaj herë pjesë ishte dhe Kristi.

Ishte Jori ajo që e pyeti Kristin nëse është xheloz për Lorencin. Por në përgjigjen e tij, këngëtari duket se ka dhënë edhe një vlerësim për Kristin.

“Pse duhet të bëhet xheloz ai, ato s’janë bashkë, ai nuk diti ta mbajë. Po të dinte ta mbante”, u shpreh Lorenci. Së fundmi, në “Instagram”-in e Kristit, e cila menaxhohet nga familjarët e tij janë ndarë momente kur Keisi ledhaton te koka këngëtarin.

Ndër tjera aty shkruhet: “Mirë asaj i doli boja. Po ky, çfarë burri është qe nuk i thotë Kristit të vërtetën?”, ndërsa në sektorin e komenteve shumë ndjekës dhe fansa të konkurrentit mbanin anën e tij. Ndërkohë edhe mikja e Keisit është shprehur kundër lidhjes së shkurtër që ajo dhe Kristi patën, duke treguar se me Lorencin kanë vetëm miqësi.

“Mendoja se kur të dilnin do ndaheshin sepse nuk janë tipa të ngjashëm dhe nuk kanë asgjë të përbashkët. Edhe karakteri, edhe ana fizike”, tha ajo.

E pyetur nëse Lorenci ndikoi në ndarjen e saj nga Kristi, shoqja e Keisit tha: “Keisi e shpjegoi edhe vetë shumë qartë. Në momentin kur u bë imitimi nga Visi, ajo e pa veten dhe se si vepron. Plus hyrja e Sabianit, plus edhe Gerti i tha: “Je bërë si shërbëtorja e Kristit”. Nuk besoj se ka lidhje fare Lorenci. Ka marrë sinjale dhe e kuptoj veten e saj se ishte diçka që nuk po ecte”.

Por, çfarë e lidh Keisin realisht me Lorencin? Miqësi apo lidhje romantike?

“Vetëm miqësi. Kanë një shoqëri të përbashkët, profesioni i ka lidhur të dy”, deklaroi shoqja e këngëtares.

/e.d

Next Post
Ndau në copa të dashurën dhe ua hodhi qenve/ Portieri i rikthehet futbollit, firmos me…

Ndau në copa të dashurën dhe ua hodhi qenve/ Portieri i rikthehet futbollit, firmos me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In